-
Dosje
Raporti ‘Tepër sekret’: Në stacionin e trenit në Leningrad, kursantët tanë filluan të brohorisnin për shokun Enver, kurse populli… (Si u prishën marrëdhëniet me sovjetikët)
Dosja e plotë e studentëve shqiptarë në ish-Bashkimin Sovjetik, ku pjesa më e madhe e tyre, kryesisht ata që vazhdonin akademitë ushtarake, patën probleme të mëdha dhe u ndeshën me peripeci të shumta me autoritetet zyrtare ruse, duke u vënë deri në masën e arrestit si dhe ndërhyrja e atasheut ushtarak shqiptar në Moskë, gjeneral-major Halim Ramohito, për zhbllokimin e situatës dhe kthimin e studentëve ushtarakë shqiptarë në atdhe
30 Shtator 2021, 08:18 -
Dosje
Historia tragjike e ruses në qelitë e burgjeve të Enver Hoxhës/ Dëshmia e rrallë: Gjatë marrjes në pyetje, dy hetuesit Fatos Trebeshina dhe Fejzo Aloçi më…
Pubikohet historia e panjohur e ruses Taisa Batkina (Pisha), me origjinë nga Tula e Rusisë, fëmija e tretë e një familje shumë të varfër fshatare, e cila mbeti jetim që në moshë fare të vogël, pasi i ati humbi jetën gjatë punës në një nga galeritë e qymyrgurit që ndodheshin në rrethinat e Tula-s, ku ai punonte si minator, (pak kohë pasi i kishte shpëtuar arrestimit, i akuzuar për “mbështetje të armiqve të popullit”) dhe ajo u rrit me vështirësi të mëdha ekonomike, pasi qyteti i tyre vazhdonte të ishte nën bombardimin e forcave gjermane, që kishin arritur deri në afërsi të Kurskut
25 Shtator 2021, 08:41 -
Opinion
Berishizmi, si pasues i zogizmit dhe enverizmit
Mitizimi i liderit të pazëvendësueshëm dominon mbi kulturën e shtetformimit modern ndër shqiptarët, ndaj i adhurojnë ata gjithmonë po njësoj pa kushte, pavarësisht regjimeve e sistemeve. Më shumë sesa Mbretërinë, shqiptarët adhuronin Zogun dhe zogizmin.
21 Shtator 2021, 17:43 -
Dosje
‘Si u arratis vëllai im, Sabaudin Haznedari në 1950, me shefin e Sigurimit të Divizionit të Korçës’, historia e panjohur e dy pjesëtarëve të ‘bandës Xhevdet Mustafa’
Publikohet historia e panjohur dhe e bujshme e të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar.
16 Shtator 2021, 07:47 -
Dosje
Historia e panjohur e tre shqiptarëve të arratisur, që ‘do vrisnin Enver Hoxhën’/ “E vërteta e ‘bandës Xhevdet Mustafa’ që erdhi në Shqipëri në shtator ’82, ku vëllai im ishte ‘kapo’ i saj”
Publikohet historia e panjohur dhe e bujshme të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar.
15 Shtator 2021, 08:06 -
Kronikë
-
Opinion
Eduard Zaloshnja: Në qoftë se do të ishin zhvilluar sondazhe atëherë…
Bazuar në ç’kam lexuar e ç’kam dëgjuar për atë regjim, hamendja ime e edukuar është se një numër jo i vogël shqiptarësh do të kishin rezultuar të pakënaqur nga regjimi i Zogut. Bazuar në ç’kam lexuar e ç’kam provuar në atë regjim, hamendja ime e edukuar është se një numër jo i vogël shqiptarësh do të kishin rezultuar të pakënaqur nga regjimi i Enver Hoxhës. Dhjetëra mijëra familje të persekutuara për bindjet e tyre politike do të ishin padyshim të pakënaqura nga regjimi.
13 Shtator 2021, 09:26 -
Dosje
Dëshmia e rrallë e ish-agjentit të CIA-s/ Pas ngjarjeve të bombave, më thirri në New York majori Smith dhe më tha: ‘Dua që komunizmin ta shkulim nga rrënjët’
Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në organizatën nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë.
12 Shtator 2021, 08:23 -
Dosje
“Fadil Paçrami ka futur përçarje midis aktorëve...”, publikohet relacioni sekret për Ramiz Alinë
Janë publikuar disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin muajt mars të vitit 1973, ku ndodhen disa raport-informacione të Sektorit të Edukimit, pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, që i dërgohen Ramiz Alisë, lidhur me mbledhjet e organizatës profesionale.
6 Shtator 2021, 07:59 -
Dosje
Mao Ce Duni: Ndryshe nga Marksi dhe Lenini që ndoqën shkollat e larta, unë me Stalinin jemi vetëm me të mesme…”/ Proces-verbali sekret i takimit me Hysni Kapon dhe Beqir Ballukun, Pekin 1967
Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), i cili i përket vitit 1967, ku ndodhet proces-verbali “Tepër sekret” i një bisede të zhvilluar në Pekin, me datën 3 shkurt të atij viti, gjatë një pritje që Kryetari i Partisë Komuniste të Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Dun, me kryeministrin Çu En Lai, dhanë për nder të delegacionit shqiptar të kryesuar nga sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo dhe ministri i Mbrojtjes Popullore e zv/kryeministri Beqir Balluku, ministri i Punëve të Jashtme, Behar Shtylla, Drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes, Hito Çako, si dhe ambasadori shqiptar në Pekin, Vasil Nathanaili.
5 Shtator 2021, 09:03 -
Kultura
'Komunistët i morën babait mbi 4 kuintalë flori' rrëfimi prekës i Sherif Merdanit: Çoja vëllanë e vogël në burg që t'i jepte gji mamaja
Muzika e lehtë humbi më 29 gusht një nga zërat më të bukur shqiptar. Sherif Merdani u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, Sherif Merdani kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh
3 Shtator 2021, 10:07 -
Dosje
Letra e panjohur e ish-efektivit të Sigurimit të Shtetit: Në 1961-in, do hidhja në erë sallën me Abaz Kupin e 300 zogistë në Bruksel, por Kadri Hazbiu…
Letra e panjohur e ish-efektivit të Sigurimit të Shtetit: Në 1961-in, do hidhja në erë sallën me Abaz Kupin e 300 zogistë në Bruksel, por Kadri Hazbiu…!
31 Gusht 2021, 08:38 -
Dosje
S’mund të krahasohen Enveri e Mehmeti me Stalinin, ata janë më kasapë/ Biseda e panjohur e Hurshovit gjatë një darke në Bullgari vitin ‘62
Publikohen disa dokumente arkivore të cilat janë marrë nga arkivat e Bullgarisë, ku është transkriptuar (zbardhur), fjala e ish-sekretarit të parë të Partisë Komuniste të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Nikita Hurshov, e bërë gjatë një darke zyrtare në Yevksinograd të Bullgarisë me në krye sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, Teodor Zhivkov dhe kryeministrin Anton Ygov.
27 Gusht 2021, 08:48 -
Dosje
'Ne, deputetët e komunizimit flisnim ‘në emër të popullit’, si privilegj, kishim sediljen e parë në autobus dhe…'/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit të rrethit të Krujës
Memorie.al publikon dëshmitë e rralla të Pjetër Gjonit, ish – Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të qytetit të Laçit dhe deputetit të Kuvendit Popullor në disa legjislatura, i cili kujtonte periudhën e “zgjedhjeve” për në Kuvendin Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, duke folur për rrethin e Krujës ku ai shërbeu për vite me radhë në detyra dhe funksione të ndryshme.
25 Gusht 2021, 07:35 -
Dosje
Ditari i panjohur i Enverit: Kur shikoj nëpër kronika televizive gueriljet afgane që luftojnë me guxim kundër sovjetikëve në borë e akull, më kujtohet…
Ditari i plotë i ish-diktatorit komunist të Shqipërisë me shënime, komente dhe analiza rreth pushtimit të Afganistanit dhe ngjarjeve të ndodhura në Iran, ku reagimi i parë në arenën ndërkombëtare erdhi nga ana e amerikanëve, pasi presidenti Carter, në shenjë presioni ndaj atij agresioni ushtarak, anulloi kontratën prej 17 milion tonë grurë që SHBA-ve do t’i shiste Bashkimit Sovjetik
23 Gusht 2021, 08:21 -
Dosje
Fjalët e fundit të 'Veronikut' i filmit 'Vendimi', kur u dënua me vdekje në ’45-ën, i akuzuar për Qemal Stafën: Akuzat më bahen për inate personale e xhelozi
Dokumente të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin viteve 1942-1945, ku bëhet fjalë për Ludovik Nikaj, ku punonte si elektro-teknik, një nga të rinjtë komunistë e orëve të para, i cili teksa kishte shkuar në qytetin e Shkodrës së bashku me bashkëshorten e tij, Qefsere Bekaj, u arrestua nga forcat italiane dhe u dërgua në Kuesturë për t’u marrë në pyetje, në lidhje me veprimtarinë e aktivitetin e tij në radhët e Partisë Komuniste, por gjatë asaj kohe që ai mbahej i izoluar në qeli, me urdhër të Qarkorit Komunist të Shkodrës, u vendos eliminimi i tij, pasi dyshohej se ai kishte treguar shtëpitë dhe bazat ku strehoheshin komunistët.
14 Gusht 2021, 08:38 -
Dosje
Zbulohen dokumentet e panjohura për ‘spiunin’ i cili akuzohej se tregoi Qemal Stafën! Letra për Enverin: Nëse asht e mundun, kam nevoj të flas personalisht me ju
Si u krye aksioni i njësiteve guerilje të qytetit të Shkodrës me në krye Perlat Rexhepin, (‘Hero i Popullit’), duke qëlluar me bomba dhe granata dore godinën e Kuesturës ku Ludoviku mbahej i izoluar dhe transferimi i tij nga autoritetet italiane për në Itali, duke e sistemuar në një kamp internimi afër Modenas.
13 Gusht 2021, 08:19 -
Dosje
Relacioni sekret për Enverin: Kë të simpatizojë rinia, Agllahia Zoton, që lahet tërë ditën në det dhe pastaj…”?!/ Zbulohen letrat e Adil Çarçanit, për 'shthurjen'
Dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1945, ku ndodhen disa raport-informacione me siglën “sekret” të hartuara nga Sekretari Politik i Qarkorit Komunist të Durrësit, Adil Çarçani, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxhës
9 Gusht 2021, 07:39 -
Dosje
Takimi i panjohur i Mao Ce Dun me Hysni Kapon e Ramiz Alinë në Wuhan: Mos kini frikë se jeni pak, edhe Marksi me Engelsin ishin vetëm në fillim, por idetë e tyre…
Me datën 29 qershor të vitit 1962, kryetari i Partisë Komuniste Kineze, Mao Ce Dun, priti delegacionin e lartë të PPSH-së, të kryesuar nga sekretarët e Komitetit Qendror, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, ku merrte pjesë edhe ambasadori i Republikës Popullore të Shqipërisë në Pekin, Reiz Malile, etj.
6 Gusht 2021, 08:15 -
Dosje
Dëshmia e ish-truprojës së kryeministrit Shehu: Njeriu që realizoi vrasjen e Mehmetit ka hyrë në vilë pasi i kanë hapur derën nga brenda
Publikohen disa nga historitë e panjohura të ish-kryeministrit më jetë gjatë të Shqipërisë komuniste, Mehmet Shehut, të rrëfyera prej ish-truprojës dhe komandantit të grupit të shoqërimit të tij, Ali Çeno, lidhur me raportet e shefit të tij me Enver Hoxhën dhe disa nga ngjarjet më të përfolura që vazhdojnë të jenë të mbuluara me mister edhe sot pas plot katër dekadash nga eliminimi i tij, si ato të mbrëmjes së 17 dhjetorit të vitit 1981, kur Ali Çeno shoqëroi shefin e tij për në shtëpi pas mbledhjes së Byrosë Politike, ku ai u kritikua ashpër nga Enveri dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të saj dhe ngjarjet e mëngjesit të asaj nate, kur kryeministri shqiptar u gjend pa jetë në dhomën e tij të gjumit!
31 Korrik 2021, 08:56