-
Berisha në 29 vjetorin e fitores së 22 marsit, i vetëm si Enver Hoxha në 40 vjetorin e PPSH: Ku janë Hajdari, Arbnori, Pashko, Zhulali e deri Topalli e Patozi?!
Nesër mbushen plot 29 vite nga fitorja e parë e Partisë Demokratike në një palë zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Zgjedhjet e parakohëshme të 22 marsit të vitit 1992, të dytat në vend si zgjedhje pluraliste, i dhanë Sali Berishës dhe PD të vetmen fitore të arritur në 30 vite, si një forcë e vetme politike.
21 Mars 2021, 16:47 -
Bozo sqaron deklaratën për komunizmin: Shtrëmbuan fjalët e mia për qëllime politike! Dënoj me forcë diktaturën
Deklarata e saj se “komunzimi kishte më shumë gjëra të mira”, e vuri atë në qendër të kritikave, e nisur nga kjo inxhinierja Luljeta Bozo, kandidate e PS-së për deputete ka sqaruar duke thënë se i është nxjerrë nga konteksti. Në një intervistë për “JavaNews”, Bozo tha se e dënon me forcë diktaturën, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vlerësojë shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe që punuar shumë fort për qytetarët.
20 Mars 2021, 11:49 -
“Me porosi të Enver Hoxhës…..”/ Dëshmitë e rralla të bashkëshortes së ish-kreut të Qarkorit Komunist të Elbasanit
Publikohet historia e panjohur e Kadri Hoxhës me origjinë nga Orenja e Çermenikës, i cili pasi u diplomua në Shkollën Teknike Amerikane të Fultzit në Tiranë, fitoi një të drejtë studime dhe u dërgua në Napoli në Kolegjin Ushtarak, ku si shok kursi kishte Mehmet Shehun.
19 Mars 2021, 09:02 -
Luljeta Bozo flet për kohën e komunizmit: Enver Hoxha diktator, por ajo kohë kishte më shumë anë pozitive sesa negative
Inxhinierja Luljeta Bozo njëherësh kryesuesja e listës së PS në Tiranë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes këtë herë me një deklaratë që ka dhënë ndërsa ka komentuar kohën e Komunizmit
14 Mars 2021, 22:52 -
'Kështu më ka mësuar Partia dhe shoku Enver', letra e veteranit për Ramizin: Si janë mbledhur në Tiranë familja e Arshi Pipës dhe lidhjet e tyre me këto fise
Publikohet një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, ku ndodhet një letër e një veterani të njohur të Luftës nga qyteti i Shkodrës dërguar në adresë të Sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së Ramiz Alisë.
12 Mars 2021, 08:28 -
Berisha në makinën e Sigurimit të Shtetit kur u rrëzua shtatorja e Enverit?! Disa dëshmi që do trondisin demokratët
Ku ishte Sali Berisha ku u rrëzua busti i Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991 dhe pse nuk flet kurrë për të vërtetën! Është parë në një makinë të Sigurimit të Shtetit si i besuar i Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës. Ishte kundër përmbysjes së shtatores së diktatorit.
20 Shkurt 2021, 17:31 -
30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit, Basha: Pas 3 dekadash duan të vrasin ëndrrën europiane! Ne do ta ndalim këtë vërshim ogurzi
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 30 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Basha shprehet se sot 30 vite më pas simbolet e komunizmit janë rikthyer për të trembur
20 Shkurt 2021, 11:14 -
Sot 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha! Basha: Pas 3 dekadash duan të vrasin ëndrrën europiane! Ne do ta ndalim këtë vërshim ogurzi
Sot përkujtohet 30-vjetori i rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.
20 Shkurt 2021, 08:35 -
Edhe Enver Hoxha, Albin, ishte i pakorruptueshëm
Personazhi i ditës në botën shqiptare është Albin Kurti. Ai korri në zgjedhjet e datës 14 shkurt një fitore spektakolare, një nga ato fitore që shenjojnë funde regjimesh e paralajmërojnë epoka të reja. Me këtë fitore ka bërë për vete edhe kritikë, të cilët nuk pritën gjatë për të kërcyer në karron e fitimtarëve dhe për t’iu bashkuar korit të atyre që Albinin e konsiderojnë një hero, supermen, gjeni, mesia, apo ku di unë çfarë.
18 Shkurt 2021, 16:21 -
“Pasi luftuam 12 orë në mbrojtje të Thesarit, zv.ministri i Rendit na tha…”! Rrëfimi i “shefit të FNSH”, që vuajti 15 vite në burgjet komuniste
Rrëfimi i rrallë nënkolonelit në pension, Shik Stërmasit, ish-i burgosur politik për 15 vite me radhë në regjimin komunist të Enver Hoxhës, i cili në vitin 1997, në detyrën e komandantit të Repartit Special të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, (Reparti 711), së bashku me efektivin dhe dy vartësit e tij, kolonel Skënder Doda dhe major Pëllumb Kovashica, luftoi për 12 orë me radhë kundra grupeve të armatosura që tentuan të futen në tunelet e objektit ku ruheshin rezervat valutore, i njohur ndryshe se Thesari i Shtetit…!
18 Shkurt 2021, 08:18 -
Ekspozitë për 13 vjet pavarësi/Ambasadori i Kosovës: Na keni mbështetur në kohën e Zogut, Enver Hoxhës dhe të demokracisë (VIDEO)
Në këtë 13-vjetor të Pavarësisë së Kosovës është çelur ekspozita me dokumente të Arkivit të Shtetit nga viti 1912 deri sot tek Kalaja. Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani shprehet se në çdo regjim Shqipëria e ka mbështet Kosovën
17 Shkurt 2021, 17:12 -
Ditari sekret i Enver Hoxhës: Behari më njoftoi se polakët e kanë shpallur ‘non grata’ ambasadorin tonë, Musin Kroi…/ Ngjarjet e shkurtit ’61, pas konfliktit me Moskën dhe fotot e rralla
Publikohen disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit, (fondi i ish-komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhen ditarët sekretë të ish-kreut të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, të cilët i përkasin periudhës janar – shkurt të vitit 1961.
9 Shkurt 2021, 08:49 -
Raporti i Sigurimit: Mihallaq Ziçishti me Mehmet Shehun, dy tre herë kanë shtyrë goditjen e Tefik Cangonjit, që u deshifrua agjent i.../ Informacioni për Enver Hoxhën
Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat mbajnë siglën “Tepër sekret” dhe që i përkasin vitit vitit 1982, ku ndodhen disa raport informacione të anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka, sekretari i Komitetit Qëndror të PPSH-së, Vangjel Çerrava, sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Korçës, Enver Halili etj., dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së, lidhur me mbledhjet e komiteteve të Partisë së Pogradecit dhe Korçës, Degëve të Punëve të Brendëshme të këtyre rretheve etj., ku ata kishin marrë pjesë si të deleguar të Komitetit Qëndror. Çfarë u diskutua në ato mbledhje ku u analizua letra e Enver Hoxhës lidhur me “Tablonë sinoptike”, për “armiqtë e tradhëtarët, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, etj.”
7 Shkurt 2021, 09:38 -
Zgjedhjet në Kosovë/ Pritshëmritë politike janë të vogla, pak shpresë për zgjidhje
Lufta me pandeminë, vaksinimi i qytetarëve në periudhën e afërt dhe rimëkëmbja ekonomike po mbizotërojnë fushatën zgjedhore në Kosovë. Pritshmëritë e analistëve politike nga këto zgjedhje janë të vogla.
7 Shkurt 2021, 08:22 -
Kosovë, fushata hapet me premtime të mëdha dhe me shkelje masash anti-COVID
Fushata elektorale e zgjedhjeve të 14 shkurtit është hapur zyrtarisht të mërkurën me premtime të mëdha dhe tubime të shfrenuara, pavarësisht se jemi në mes të një pandemie. Tre kandidatët për kryeministër, Albin Kurti, Avdullah Hoti dhe Enver Hoxhaj zgjodhën të shpalosin platformën e tyre politike mes qindrave mbështetësve të cilët ishin mbledhur pa maska. Shumica e premtimeve lidheshin me reformimin e sistemit shëndetësor dhe përballimin e pandemisë, edhe pse kandidatët ishin duke shkulur me këmbë masat kufizuese.
4 Shkurt 2021, 14:53 -
'Shoku Enver, s’ kam qenë asnjëherë kundër vijës së Partisë e as revizionist', zbulohet letra e Trebeshinës. Si i përgjigjej diktatori
Publikohen disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) që i përkasin periudhës së viteve 1963 – 1965, ku ndodhen disa letra të shkrimtarit të njohur Kasem Trebeshina, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike, ku ai, pasi i kërkonte që të kthehej nga Gramshi në Tiranë, i bënte me dije udhëheqësit kryesorë të Partisë, se ai asnjë herë nuk kishte dalë kundër vijës së Partisë e ligjeve të shtetit dhe jo vetëm që nuk ishte revizionist siç e kishin akuzuar me pa të drejtë, por në vitin 1956, kur kishte ndodhur Konferenca e Partisë së Tiranës, ai i kishte dërguar një letër Mehmet Shehut, duke i kërkuar dënimin e tyre! Ankesat e tjera të Trebeshinës dhe përgjigje e Enver Hoxhës, ku shkruante” Le të vazhdohet të ndihmohet…”
31 Janar 2021, 07:47 -
Jeta e ish-ministrit grek Valyrakis një aventurë! Si u arratisë nga Greqia drejt Shqipërisë së Enver Hoxhës me not dhe vitet e vuajtjes në kampin e Fierit
Pasioni i ish-ministrit grek Sifis Valyrakis, peshkimi, e vrau në moshën 78-vjeçare, pasi u gjend i mbytur në ujërat e detit grek ditën e djeshme.
25 Janar 2021, 10:54 -
‘Pasi vuajta 8 vite burg, në ’82-shin, i bëra një letër Enverit ku i kërkova ndërprerjen e fortifikimeve , por ai...’/ Dëshmia e rrallë e Kolonel Bunker
Publikohet historia e panjohur të kolonelit Josif Zegali me origjinë nga Myzeqeja, i cili fitoi një bursë nga qeveria e Mbretit Zog dhe shkoi në Itali, ku ndoqi studimet e larta në Institutin e Agrikulturës, pranë Universitetit “Antonio Zanneli”të Rexhio-Emilias. Kthimi i tij në atdhe për të marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste, ku bashkë me dy vëllezërit e tij dhe xhaxhanë, klerikun e njohur ortodoks, Papa Josif Zegali, dolën partizanë në rradhët e Brigadës së Parë të Mehmet Shehut dhe në Brigadën 16 Sulmuese që u formua në Therepel të Skraparit.
8 Janar 2021, 08:14 -
Historia e panjohur e ukrainasit Alexey Stakhanov, minatorit nga Donbass, që frymëzoi edhe regjimin komunist në Shqipëri, për të shpikur ‘Heronjtë e Punës Socialiste’
Publikohet historia e panjohur të minatorit ukrainas, Alexei Stakhanov, i cili në fillimin e viteve ’30-të, pasi realizoi 14 norma ditore në nxjerrjen e qymyrit, morri vëmendje dhe u lavdërua menjëherë për këtë arritje. Një delegacion i grave lokale, i dhuruan atij lule, gazeta lokale botoi historinë e tij dhe ministri Sovjetik i Industrisë, Sergo Ordzhonikidze, i’a tregoi historinë udhëheqësit sovjetik, Joseph Stalin.
30 Dhjetor 2020, 09:18 -
Publikohen fotot e rralla/ Kur Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë komuniste, bënin homazhe dhe merrnin pjesë në ceremoninë mortore të Nako Spiros
Publikohen për herë të parë katër foto të rralla nga ceremonia mortore e ish-Kryetarit të Komisionit të Planit të Shtetit, Nako Spiru, e cila u zhvillua në datën 21 nëntor të vitit 1947, ku sipas versionit zyrtar, ai kishte kryer vetëvrasje, në kushte të tronditjes shpirtërore! Nako Spiru, një nga figurat kryesore të udhëheqjes së lartë komuniste që nga periudha e Luftës, nga viti 1944 deri në ’47-ën që kreu “vetëvrasjen”, ishte anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste.
29 Dhjetor 2020, 08:21
