14 deputetë të Syriza-s në në mbrojtje të Shqipërisë, dalin kundër televizionit kombëtar grek Star

14 deputetë të Syriza-s në në mbrojtje të Shqipërisë, dalin kundër televizionit kombëtar grek Star

Kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe Konstantinos Kacifa, ekstremisti grek i vrarë në Bularat

Televizioni kombëtar grek Star është kritikuar sot nga 14 deputetë të grupit parlamentar të Partisë SYRIZA, pasi sipas tyre ka shpërndarë lajme të rreme në lidhje me vrasjen e Kaçifas nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës.

Në një fjalim në parlamentin grek, deputetët thonë se në lajmet e televizionit Star është thënë se Kaçifa u vra në mënyrë makabre e jo gjatë përplasjeje me armë zjarri me policinë. Sipas tyre, ka dyshime për besueshmërinë e televizionit.

Emrat e deputetëve që dolën kundër televizionit Star janë Karagiannidis Christos, Akriotis George, Gkioles Gjoni, Theban Nikos, Katerina Inglezi, Kavvadia Annetta, Cezium George, George Qirici, Morfidis Kostas, Balaouras Gerasimos, D. Zimanis Giorgos, Pallis Yorgos, Skoufa Betty dhe Stamatakis Eleni.

Në prononcimin e tyre thuhet se:

“Lajmi i ditëve të fundit ku thuhet se Konstandinos Katsifas nuk u vra gjatë një shkëmbimi zjarri por u arrestua më pas u vra në mënyrë makabre nga forcat policore shqiptare në fshatin Bularat me 28 tetor 2018 është një shqetësim i madh për ne.

Ky incident i rëndë u shfrytëzua për të nxitur nacionalizma të pavend në publik nga televizioni “Star” dhe nga faqe interneti të dyshimta për besueshmërinë e tyre“.

Konstantinos Kaçifa u vra në 28 tetor 2018 gjatë përplasjeje me armë me policinë në Bularat dhe do të varroset nesër në një ceremoni që do të mbahet në këtë fshat ku pritet të vijnë edhe ekstremistë grekë. Mediat greke raportuan se Kaçifa u vra padrejtësisht pasi kishte ngritur flamurin grek dhe policia shqiptare e kishte ulur. Ngjarja hapi një konflikt diplomatic mes dy vendeve, ndërkohë që ditën e nesërme ai do të varroset në Bularat, në një ceremoni ku pritet të marrin pjesë edhe ekstremistë që do të vijnë nga shteti fqinj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scodrinon: 07/11/2018 23:54

    Sa hije ka mbiemri Shqiptar. Sa burrnor dhe i shndritshem ne kohe te erreta terroriste. Si rrezja e diellit midis reve te zeza te genjeshtres. Zoti ju njatte jete ore burra. Edhe pak durim burra dhe ju betohemi qe do e kryejme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën