-
Ngacmonin kalimtarët me shkop, 13-vjeçarët ndalohen nga policia, reagimi i nënës (Pamjet në Emisionin 112)
Ndalimi i dy 13-vjeçarëve me shkop është në vëmendje të emisionit të sotëm 112. Ju sjellim pamjet ekskluzive të ngjarjes nga ndalimi i fëmijëve nga policia pasi po ngacmonin kalimtarët me shkop deri në ballafaqimin e tyre me prindin. Në ndodhinë e dytë që transmetojmë, burri kërkon ndihmën e policisë pasi gruaja nuk e lejon të futet në banesë prej disa ditësh. Shikoni rastet e plota përgjatë emisionit.
30 Maj 2020, 15:27 -
Vajzës i vjedhin çantën nga makina, i moshuari e gjen e ja jep policëve por... (Pamjet në Emisionin 112)
Është java e parë që në kryeqytet janë lehtësuar masat e karantinës për shkak të COVID-19 ndërsa bizneset, përfshirë lokalet janë hapur në fillim të javës. Gjatë kësaj jave ne kemi vijuar të qëndrojmë me efektivët e Policisë së Shtetit ndërsa ju sjellim disa nga situatat me të cilat ata janë përballur në ditët e fundit. Që nga debatet deri në vjedhjet! Shikoni çfarë ndodhi këtë javë në Tiranë.
23 Maj 2020, 15:32 -
Me efektivët e Komisariatit nr.4, patrulla reagon në një konflikt të ashpër (Pamjet në Emisionin 112)
Në këtë episod të Emisionit 112 jemi me patrullat e Komisariatit nr. 4 të kryeqytetit ndërsa ju sjellim video ekskluzive nga puna e përditshme e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve që vendi po kalon. Efektivët e policisë vijojnë detyrën në ndihmë të qytetarëve pavarësisht rrezikut nga COVID-19. Në episodin e sotëm efektivët reagojnë pas një konflikti në Tiranë ndërsa palët përplasen me njëra-tjetrën pasi shkon policia.
16 Maj 2020, 16:55 -
2-vjeçari kyç derën e ballkonit dhe lë nënën jashtë / Era e keqe nga apartamenti alarmon banorët (Pamjet nga ndërhyrja e zjarrfikësve)
Në këtë episod të Emisionit 112 jemi me patrullat e Komisariateve Nr. 1 dhe Nr. 3 në kryeqytet. Ne ju sjellim video ekskluzive nga puna e përditshme e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve të vështira që vendi po kalon, ndërsa efektivët e policisë vijojnë detyrën në ndihmë të qytetarëve pavarësisht rrezikut nga COVID-19. Në episodin e sotëm ata së bashku me zjarrfikësit reagojnë në dy situata pas telefonatave nga qytetarët.
9 Maj 2020, 15:22 -
Vajza përplaset nga makina në vijat e bardha/ Shqiponjat kapin 5 të rinj me hashash (Pamjet në Emisionin 112)
Në këtë episod të Emisionit 112 jemi me patrullën e Komisariatit Nr. 2 në kryeqytet. Ne ju sjellim video ekskluzive nga puna e përditshme e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve të vështira që vendi po kalon, ndërsa efektivët e policisë vijojnë detyrën në ndihmë të qytetarëve pavarësisht rrezikut nga COVID-19.
2 Maj 2020, 15:44 -
Shoferi i dehur shtyp dy këmbësorë e 'arratiset' në këmbë, policia e kap pranë banesës/Pamjet në Emisionin 112
Këtë javë në Emisionin 112 jemi me patrullën e Komisariatit Nr. 6 ndërsa kryeqyteti po kalon një tjetër javë në masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Ne ju sjellim video ekskluzive nga puna e përditshme e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve të vështira që vendi po kalon ndërsa efektivët përballen me një aksident dhe një shoferë të dehur që largohet nga vendi i aksidentit ndërsa sajon historinë e tij të shpëtimit por plani nuk i ecën!
25 Prill 2020, 15:38 -
Fëmijët vjedhin dyqanin 30 minuta para ndalimit të lëvizjes, por i kapin kamerat/Emisioni 112 (VIDEO)
Këtë javë në Emisionin 112 jemi me patrullën e Komisariatit Nr. 4 ndërsa kryeqyteti po kalon një tjetër javë në masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Ne ju sjellim video ekskluzive nga puna e përditshme e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve të vështira që vendi po kalon.
18 Prill 2020, 15:32 -
I braktisur në trotuar, policia e mjekët ndihmojnë të moshuarin/ Pamjet në Emisionin 112
Këtë javë jemi me patrullat e Komisariatit Nr. 1 ndërsa kryeqyteti po kalon një tjetër javë në masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Ne ju sjellim video ekskluzive nga puna e përditshme e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve të vështira që vendi po kalon.
11 Prill 2020, 15:52 -
Patrullim në rrugicat e Tiranës gjatë shtetrrethimit, policia në front kundër COVID-19 / Emisioni 112
Emisioni 112 vjen me një episod ndryshe për këtë javë. Jemi me patrullat e komisariatit nr. 3 në Tiranë ndërsa ju tregojmë punën, vështirësitë dhe ndodhitë që efektivët përballen gjatë turnit prej 8 orësh, teksa vendi ynë po përjeton virusin COVID-19. Ashtu si mjekët edhe policët janë në frontin e parë ndërsa përkushtimi i tyre për këtë detyrë është rritur më shumë në këtë situatë që po kalojmë.
4 Prill 2020, 14:29 -
Ishte kthyer nga Italia, i riu thyen karantinën, shoqërohet dhe gjobitet me 7 mln lekë/ Pamjet në Emisionin 112
I riu ishte kthyer nga Italia para pak ditësh e bëri karshillëk dhe ofendoi policët në Tiranë ndërsa kishte thyer vetëkarantinën, ai u shoqërua në komisariat dhe u gjobit me 700 mijë lekë të reja. Në Emisionin 112 transmetojmë pamjet ekskluzive të kapjes së tij, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes do të jemi me efektivët e Komisariatit nr. 2 ndërsa ata zhvillojnë një aksion anti-drogë pas marrjes së një informacioni gjatë orëve të natës në Selitë, teksa qytetarët ndodhen në banesat e tyre për shkak të COVID-19.
28 Mars 2020, 16:01 -
Tirana në karantinë, policia në detyrë, salla operative gjatë shtetrrethimit (Emisioni 112)
Gjatë ditëve të shtetrrethimit ndërsa rrugët e Tiranës janë bosh, jemi me punonjësit e policisë në sallën operative. Është pikërisht kjo sallë ajo nga ku komandohet puna e policisë dhe aty ku vijnë telefonatat tuaja në rast urgjencash por që në këto ditë ato janë 5-fishuar ndërsa qytetarët telefonojnë 112 për çdo gjë. Gjatë këtyre ditëve edhe puna e policisë ka vijuar normalisht për parandalimin e veprave penale, efektivët e Komisariatit nr. 1 kanë kapur një 14-vjeçar teksa ai po përpiqej të vidhte një biçikletë tek Pazari i Ri, momentet janë filmuar.
21 Mars 2020, 16:11 -
'Shigjetat' futen mes flakëve për të shpëtuar fëmijën në banesën që po digjej, pamjet ekskluzive në Emisionin 112
Efektivët e njësisë Shigjeta dhe Shqiponja rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar një fëmijë të bllokuar në banesën që po digjej në zonën e 9-katësheve. Ngjarja e filmuar nga kamera e trupit e efektivëve si dhe nga Report TV ka ndodhur më 11 mars, në kohën kur Tirana është duke u përballur me rastet e para të qytetarëve me virusin COVID-19 ndërsa në mbrëmjen e një dite më parë (10 mars) u vendos mbyllja e lokaleve. Në emisionin 112, do të jemi me efektivët e policisë në ish-bllok ndërsa ata mbyllin lokalet për të parandaluar përhapjen e virusit.
14 Mars 2020, 16:12 -
'Konflikt, kërciti arma', telefonata për të shtëna vë në alarm policinë, pamjet ekskluzive nga ndërhyrja në Emisionin 112
Katër ngjarje nga përditshmëria e policisë do ti trajtojmë në emisionin e sotëm 112. Nga telefonata për të shtëna me armë pranë qendrës dhe reagimin e policisë për ndalimin e personit të dyshuar, momentet e aksidentit pranë ish-Bllokut kur një makinë kalon me të kuqe, konfliktin mes fqinjëve në Dajt dhe ndalimin e një 17-vjeçari të shpallur në kërkim për vjedhje.
7 Mars 2020, 16:13 -
Shqiponjat arrestojnë shoferin, i gjetën armë e drogë në makinën luksoze, pamjet ekskluzive nga aksioni në Tiranë
5 ndodhi nga përditshmëria e punës së policisë do trajtohen në emisionin e sotëm "112". Përmes pamjeve ekskluzive ju tregojmë arrestimin nga Shqiponjat të një shoferi me armë e drogë. Kapjen e dy të rinjve të dyshuar si shpërndarës droge nga agjentët civil. Reagimin e policisë dhe zjarrfikësve pas shpërthimit të një bombole gazi në një apartament. Telefonatën nga një 7-vjeçar në 112 sepse i kishte "humbur" vëllai dhe sjelljet agresive në Unazën e Madhe nga drejtues mjetesh që bëjnë parakalime të çmendura dhe rrezikojnë jetë!
29 Shkurt 2020, 16:39 -
Dy makina 'shpërthejnë' në flakë në Tiranë, pamjet ekskluzive të momenteve në Emisionin 112
4 ngjarje nga përditshmëria e punës së policisë do trajtohen në emisionin "112" për këtë javë. Në dy ngjarjet e para do trajtohet djegia e dy automjeteve në Tiranë ndërsa emisioni do të transmetojë pamjet ekskluzive nga momentet e para kur mjetet përfshihen nga flakët dhe reagimin e policisë dhe zjarrfikësve.
22 Shkurt 2020, 16:16 -
'Shigjetat' kapin dy personat, hodhën armën nga makina kur po ndiqeshin nga policia (Pamjet ekskluzive nga aksioni në Emisionin 112)
Në emisionin "112" për këtë javë ju sjellim pamjet ekskluzive nga 4 situata të ndodhura së fundmi në kryeqytet. Nga arrestimi i dy personave me armë dhe silenciator nga njësia Shigjeta, reagimi i policisë në një plagosje me thikë, ndihma e patrullave për disa fëmijë 13-vjeçar dhe pika e kontrollit me njësinë Shqiponja nga mbrëmja deri në mëngjes.
15 Shkurt 2020, 13:48 -
Emisioni 112/ Nga momenti i shpërthimit të karburantit në Kombinat, tek arrestimi i 18-vjeçarit me refugjatët ilegalë (VIDEO EKSKLUZIVE)
Në këtë episod të emisionit "112" ju sjellim 3 raste nga përditshmëria e efektivëve të Policisë së Tiranës. Nga një shpërthim në një karburant në zonën e Kombinatit, në ndalimin e një 18-vjeçari pa patentë dhe me refugjatë ilegalë në makinë tek Ura e Beshirit. Ndërsa në orët e mbrëmjes jemi me efektivët në zonën e Selitës ndërsa ata patrullojë pikat ku mund të konsumohen lëndë narkotike.
8 Shkurt 2020, 15:54 -
Të armatosur në banesë?! / 2 djem bllokohen në ballkonin e apartamentit (Pamje REALE nga ndërhyrja e policisë)
Tre ngjarje nga përditshmëria e punës së Policisë së Shtetit do të trajtohen në emisionin e sotëm "112". Nga dy të rinj që kanë mbetur të bllokuar në një ballkon deri tek raportimi për persona të armatosur që kanë mbetur të bllokuar në një tjetër apartament në kryeqytet.
1 Shkurt 2020, 16:02 -
Godasin policët, shoqërohen babë e bir! / Kapet i moshuari që përndiqte vajzën (VIDEO EKSKLUZIVE)
Emisioni 112 në këtë episod vjen me disa ngjarje të ndodhura së fundmi në kryeqytet ndërsa efektivët e policisë kanë bërë shoqërimin në komisariat të personave të përfshirë. Këtë javë kemi qëndruar sërish me efektivët e komisariatit nr. 4 ndërsa në njoftimin e parë atë janë përgjigjur në një konflikt në familje por janë ndeshur në dhunë ndaj tyre kur kanë shkuar në apartamentin në zonën e Kinostudios. Ngjarja tjetër ka të bëjë me shoqërimin e një të moshuari i cili akuzohet nga një vajzë e re për përndjekje. Video ekskluzive për të dyja këto raste mund t'i shikoni përgjatë emisionit.
25 Janar 2020, 15:48 -
'Nuk mbaj mend asgjë!' Makina e dyshimtë e braktisur në mes të rrugës/ Emisioni 112 - VIDEO reale
Pamje reale EKSKLUZIVE nga puna e përditshme e policisë në 3 ndodhi në Tiranë! Tre ngjarje nga përditshmëria e punës së efektivëve të Policisë së Shtetit do të trajtohen në episodin e sotëm të "112". Ngjarja e parë në parkimin e sheshit Skënderbej ku një person nuk mban mend çfarë i ka ndodhur ndërsa është i gjakosur. Ngjarja e dytë ë rr. 5 maji ku efektivët konstatojnë një mjet të dyshimtë të braktisur në mes të rrugës. Ngjarja e tretë, një person që dyshohet si hajdut është kthyer në makthin e banorëve të një pallati ndërsa gati çdo natë iu hedh ngjitës atak në dyert e apartamenteve dhe dyqaneve.
18 Janar 2020, 16:00