-
Meta-Kryemadhi një strategji në GJKKO, duan pavlefshmëri provash: U morën në shkelje të ligjit! Shtyhet seanca
Në një seancë që zgjati 6 orë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kërkuan pavlefshmëri të provave të SPAK pasi sipas tyre janë marrë në shkelje të procedurave ligjore. Meta u përqendrua te mesazhet me Kastriot Ismailajn, ndërsa Kryemadhi te gjithë komunikimet e gjetura në celularin e saj.
9 Korrik, 08:11 -
Avokatët e Veliajt kërkojnë përjashtimin e gjyqtares: Motra e saj është në proces gjyqësor me Bashkinë Tiranë
Avokatët mbrojtës të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flora Hajredinaj nga trupi gjykues që po shqyrton në themel çështjen penale ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, duke pretenduar se ka konflikt interesi.
7 Korrik, 16:58 -
GJKKO e la në burg, pjesëtari i grupit të Jetmir Pepës ankimon masën në Apelin e Posaçëm
Aleks Pepaj u la në burg i akuzuar për trafik droge, e pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 5 qershor, teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas goditjes së grupit kriminal të Jetmir Pepës.
7 Korrik, 16:29 -
Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, Ndreca: Vendim antikushtetues, do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese
Avokati mbrojtës, Plarent Ndreca e ka quajtur antikushtetues vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Pas seancës së sotme në GJKKO, Ndreca tha se praktika do t&
7 Korrik, 13:17 -
Ajola Xoxa kërkoi 2 muaj pezullim të gjyqit pas lindjes: Më garantoni mbrojtje efektive, GJKKO e rrëzon! Shtyhet seanca, pezullohen afatet e paraburgimit për Veliajn
Ajola Xoxa kërkoi pezullimin e procesit gjyqësor me 63 ditë, duke paraqitur raportin e lejes së lindjes. Më 29 qershor Xoxa u bë nënë për herë të dytë dhe për shkak të lindjes cezariane, avokatët argumentuan se nuk mund të ushtrojë në mënyrë efektive të drejtën e mbrojtjes. GJKKO: Raporti i barrëlindjes nuk është paaftësi për punë.
7 Korrik, 07:36 -
-
Zbardhja e vendimit të Kushtetueses për Veliajn, avokati Ndreca: U konfirmua mungesa e testit të proporcionalitetit për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të 25 majit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e ktheu çështjen p&
1 Korrik, 17:38 -
‘Arresti me burg’ për Veliajn iu kthye Gjykatës së Lartë, Kushtetuesja zbardh vendimin! 5 gjyqtarët: Arresti jo proporcional! Bejtja: Mbahet në qeli pa prova
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi në Kushtetuese masën e parë të sigurisë “arrest në burg”. Interesante në vendim është fakti se 5 gjyqtarë të Kushtetueses kanë rënë dakord që masa e arrestit ndaj tij është jo proporcionale, por janë ndarë kujt gjykate do t’ia kthejnë. Katër kanë argumentuar që është Gjykata e Lartë që duhet ta argumentojë, ndërsa e pesta, Bejtja, kërkoi që të zhbëhej edhe vendimi i GJKKO.
1 Korrik, 17:15 -
Kërkon shuarjen e masës së pezullimit nga detyra, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë në 16 korrik rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku
Gjykata e Lartë ka caktuar 16 korrikun si datën kur do të shqyrtojë rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për shuarjen e masës së 'pezullimit nga detyra'. Më herët, kjo kërkesë e Ballukut është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme.
1 Korrik, 16:09 -
U akuzua për shantazh në zgjedhje, kryebashkiakja e Roskovecit shpallet e pafajshme! GJKKO: Akuza nuk u provua
Majlinda Bufi është shpallur e pafajshme për akuzat e “përdorimit e funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore. Sipas GJKKO, nuk provohet se Majlinda Bufi ka presionuar një qytetar se do t’i ndërpresë punimet e shtëpisë nëse ai merret pjesë në zgjedhjet vendoret të majit 2023.
1 Korrik, 10:49 -
-
Del letra e Metës për largimin e avokatit Kujtim Cakrani: Më duhet përfaqësues që të merret vetëm me dosjen time
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar letrën e ish-presidentit Ilir Meta ku i ka njoftuar avokatit Kujtim Cakrani vendimin për të mos u përfaqësuar më prej tij.
30 Qershor, 13:09 -
-
Balluku fshehu vilën në emër të tij, Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Tares për sekuestron
Pronarit me letra të vilës, Igli Tare, të cilin prokuroria e ka vendosur nën akuzë për pastrim parash pasi dyshohet se ndihmoi Ballukun ta fshihte, iu rrëzua kërkesa në Apelin e GJKKO për heqje të sekuestros, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë
30 Qershor, 09:59 -
Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën, Gjykata e Lartë nuk i pranon rekursin
Edison Memolla, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje, do të duhet të vuajë një vit burg. Pasi Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, mbetet në fuqi vendimi i Apelit të GJKKO-së që e dënoi atë me 1 vit heqje lirie.
26 Qershor, 15:45 -
Porositi vrasjen e ish-prokurorit Ndoja, burg përjetë Plaurent Dervishajt! 35 vite Julian Meçajt
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagos ish-prokurori dhe Aleksandër Laho, Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn. Për Julian Meçajn gjykata vendosi 35 vite burgim.
26 Qershor, 10:10 -
-
Lobimi në SHBA/ 'Provat provojnë pafajësinë time', Meta publikon kërkesën dërguar GJKKO-së, këto janë dokumentat që kërkon nga Departamenti amerikan i Drejtësisë
Një ditë pas seancës në GJKKO, kreu i Partisë së Lirisë publikon kërkesën që thotë se i ka paraqitur gjykatës, duke kërkuar letërporosi për Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe dokumentacionin e plotë për kontratën e lobimit me GSIS.
25 Qershor, 17:00 -
‘Toyota Yaris’/ Të akuzuar për korrupsion dhe ‘ushtrim të paligjshëm të ndikimit', GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj
Ky procedim penal është ndarë nga ai i mëparshmi, teksa hetimet treguan se nga dyshja në fjalë pati ndërhyrje për të lehtësuar pozitat ligjore të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, e kryer në bashkëpunim.
25 Qershor, 16:35 -
Blushi: Transparencë e plotë për lobimin e Metës, GJKKO të sigurojë provat dhe dokumentet nga SHBA
Tedi Blushi bëri të ditur se Ilir Meta i ka kërkuar GJKKO-së të sigurojë nga autoritetet amerikane dokumente, të dhëna bankare dhe prova që lidhen me marrëveshjen, duke argumentuar se ato mund të ndihmojnë në zbardhjen e çështjes.
25 Qershor, 16:32