-
Abuzimi me tenderin 1 mln $ për RTSH Agro, SPAK kërkon 1 vit e 8 muaj burg për Thoma Gëllçin
Prokuroria ka dhënë pretencën për ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin ku ka kërkuar 1 vit e 8 muaj burg. Për tre të pandehurit e tjerë, Alban Malavecin, Julian Tapinë dhe Ervin Murrajn, prokuroria ka kërkuar 12 muaj burg.
17 Maj 2022, 13:33 -
Merrnin para në Morinë për të kaluar njerëz dhe mallra në mënyrë të paligjshme në kufi, 15 policët mbeten në burg! Apeli konfirmon shkallën e parë
Më 10 prill shkalla e parë e GJKKO, në një seancë që zgjati rreth 5 orë, vendosi që të lërë në burg 15 efektivë që u arrestuan nga super operacioni kundër korrupsionit në doganën e Morinës në Kukës. Ndërkohë që 14 janë lënë në “arrest shtëpie” e 4 të tjerë u pezulluan nga detyra. Të njëjtat masa janë konfirmuar sot nga Apeli i GJKKO, i cili ka lënë në fuqi masën e shkallës së parë.
16 Maj 2022, 11:34 -
Kërkoi 4 mijë euro për të dhënë Hipotekën e një hoteli në Sarandë, gjykata lë në burg ish-drejtorin e Kadastrës Laert Pashajn
Ish-drejtori i Kadastrës në Sarandë, Laert Pasha i cili u arrestua me akuzën e korrupsionit, është lënë në burg nga gjykata. GJKKO ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tij dhe ka caktuar masën 'arrest me burg'
15 Maj 2022, 10:16 -
-
Përfitoi rreth 15 milionë lekë nga inceneratori i Fierit, Apeli i GJKKO lë në burg Alqi Bllakon! Kërkoi masë më të lehtë sigurie
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako do të mbetet në burg. Apeli i GJKKO vendosi sot konfirmimin e vendimit të shkallës së parë për masën e sigurisë 'arrest me burg' për ish-deputetin, duke ia rrëzuar kërkesën Bllakos.
14 Maj 2022, 11:22 -
I konfiskohen pasuritë, Dedë Pjetri, pjesë e grupit të trafikut të kokainës në Holandë të Valentin Selajt! Nga sot i kalojnë shtetit
Apeli i GJKKO ka konfirmuar sot, konfiskimin e 9 pasurive të Dedë Pjetrit dhe familjarëve të tij, pasi akuzohet si i përfshirë në trafik droge. Dedë Pjetrit iu konfiskuan 3 ara, 4 troje dhe 2 njësi shërbimi, pronat i kalojnë shtetit.
11 Maj 2022, 14:55 -
-
GJKKO merr të pandehur ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja! Akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja është marrë i pandehur nga GJKKO. Pas hetimeve të SPAK rezulton se ka bërë mosdeklarim e fshehje pasurie. GJKKO pranoi kërkesën për ta gjykuar Dedjan pas më shumë se 2 vite hetime.
10 Maj 2022, 15:05 -
GJKKO la në burg ish truprojën e Tahirit/ Avokati: Marku kundërshtoi përfshirjen në trafik droge, u njoh në fushatën për PS në 2015 me të penduarin e drejtësisë
Avokati Tonin Prendi ka dhënë një prononcim për mediat pasi GJKKO ka lënë në burg Hekuran Markun. Vendimin tha se do ta kundërshtojnë.“Do paraqesim fakte e rrethana që paraqesin se nuk ka lidhje me veprat penale për të cilat është marrë i pandehur”, tha Prendi.
8 Maj 2022, 10:48 -
U ekstradua një ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Hekuran Markun, ish-truproja i Saimir Tahirit: Nuk jam i përfshirë në trafikun e drogës
GJKKO ka lënë në burg Hekuran Markun, ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se Marku ka refuzuar kategorikisht përfshirjen në trafikun e drogës. Avokati Tonin Prendi tha se Marku është njohur me të penduarin e drejtësisë Eltjon Bregasoi në vitin 2015 gjatë fushatës së PS, por refuzon të ketë bashkëpunuar me të në trafikun e narkotikëve.
8 Maj 2022, 09:57 -
Rama-opozitës: Të qeshësh e të qash me lot nga akuzat se paskam kërcënuar SPAK! Heshtja ndaj skandaleve legjendare të krimit shtetëror nuk tolerohet më
Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e tij të sotme për SPAK. Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se ai ka kërcënuar institucionet e drejtësisë.
7 Maj 2022, 18:58 -
-
Mori 2 mijë euro për të liruar trafikantët e drogës, GJKKO liron me kusht ish-prokurorin Edmond Karriqi
Ish-prokurori Edmond Karriqi, i dënuar me dy vite burg, pasi ishte arrestuar si pjesë e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, është liruar me kusht nga GJKKO, që dënimin e mbetur ta kalojë në shërbim prove
6 Maj 2022, 18:52 -
Ja si shpëtoi nga konfiskimi në 2013 pasuria e Gazmend Mahmutajt, bosit të prostitucionit! Roli i Llallës, Metës e Berishës! Pse u godit nga OFL e SPAK pas 9 vitesh?
Në vitin 2013 Prokuroria e Beratit dhe Krimeve të Rënda hetuan mbi pasurinë e vëllezërve Gazmend, Behar e Kasem Mahmutaj dhe mbyllën çështjen. U desh akti normativ anti-krim i 2020 dhe SPAK që 25 pasuri të konfiskohen për t’i kaluar shtetit
6 Maj 2022, 16:19 -
-
I akuzuar për korrupsion, SPAK jep pretencën, kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa
Prokurori ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg ish-prokurorin e Sarandë Sali Hasën. Ish-prokurori Sali Hasa, pjesë e një grupi kriminal, pushoi një çështje për një të akuzuar pasi mori para.
5 Maj 2022, 13:57 -
Kokaina në konteinerin me banane, Apeli i GJKKO lë në burg pronarin e ‘Alba Exotic Fruits’
Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg administratorin e fimës "Alba Exotic Fruits", Eduart Dautin. Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Dautit për masë më te butë sigurie, duke lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ të paktën deri në përfundim të hetimeve
5 Maj 2022, 12:02 -
Gazment Mahmutaj, vëllai i deputetit demokrat ankimon konfiskimin e 25 pasurive, Apeli i GJKKO e shqyrton më 18 maj
Gazment Mahmutaj, vëllai i deputetit demokrat Kasem Mahmutaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për konfiskimin e 25 pasurive. Ankimimi është bërë më datë 27, ndërsa Apeli i GJKKO do e marrë në shqyrtim më datë 18 maj.
4 Maj 2022, 16:53 -
Dosja e konfiskimit/ Ja si vajza e papunë e deputetit të PD-së Kasem Mahmutajt ‘bëri’ hotelin me 4 yje në Berat, e deklaroi vetëm 26 mijë euro në ILDKP
Vajza Sanjola Mahmutaj deklaroi në ILDKP hotelin luksoz që u sekuestrua nga SPAK vetëm 26 mijë euro. A rrezikon të procedohet deputeti i PD-së Kasem Mahmutajt për deklarim të rremë pasurie? Mes pasurive të konfiskuara përfshihet edhe hoteli me 4 yje, “ANTIPATREA HOTEL”, në Berat, i cili sipas SPAK dhe Gjykatës Speciale është produkt i parave nga burime jo të ligjshme.
4 Maj 2022, 11:42 -
Marrëveshje e fshehtë Basha-Rama në Vlorë, Berisha refuzon t’i përgjigjet Report Tv: Flasim për Kuvendin e 30 prillit
Report Tv me gazetaren Danjela Maloku e pyeti Sali Berishën lidhur me akuzat që ka ngritur ‘Rithemelimi’ për një marrëveshje të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, për Reformën Zgjedhore dhe atë territorial. Mirëpo, Berisha refuzoi që të përgjigjej.&ld
3 Maj 2022, 17:58
