-
-
Goditja më e madhe e SPAK, u konfiskohet 55 mln euro pasuri grupit që tjetërsoi pronat në Shëngjin! Dënohet vëllai dhe motra e ish-deputetit Ndoka
SPAK ka kryer goditjen më të madhe që nga krijimi i tij, duke u konfiskuar një pasuri me vlerë 55 milionë euro, për grupin i cili tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, një ndër shumat më të mëdha që u ka kaluar shtetit. Sakaq Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur ditën e sotme vendimin për për një tjetër fraksion të Dosjes 339, e cila ka të bëjë me tjetërsimin e pronave në Shëngjin Lezhë.
3 Shkurt 2021, 20:19 -
'Shfryhet' dosja për rrëmbimin e vrasjen e Jan Prengës, në burg vetëm kopshtari! GJKKO liron nga qelia edhe Leonard Hajrin e Olsi Turjan, pas Ardian Doçajt
GJKKO ka liruar nga qelia Leonard Hajrin, i cili u arrestua për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ndërsa i arrestuari tjetër Olsi Turja nga "arrest me burg" është lënë në "arrest shtëpie". Në burg mbetet vetëm kopshtari Festim Bexhdili.
3 Shkurt 2021, 11:01 -
186 vite burg për 17 të pandehurit e dosjes 339/3, GJKKO iu konfiskon pasuri në vlerë 5 mln euro...nga resorti në Rinas te makinat luksoze
Një ditë pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 186 vite burg 17 të pandehurit për dosjen 339/3, Report Tv mëson se është vendosur edhe konfiskimi i pasurive të tyre.
2 Shkurt 2021, 18:35 -
U arrestua për rrëmbimin e Jan Prengës, lirohet Ardjan Docaj! Lihet në 'detyrim paraqitje'
Erdhi nga Vjena pasi policia e shpalli në kërkim si të përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës në Kamëz, gjykata liron nga burgu Ardjan Docajn. Gjykata e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Docajt masën e 'detyrim paraqitje' duke pranuar kërkesën e avokatit Tonin Prendi për lirimin e klientit të tij.
1 Shkurt 2021, 15:51 -
-
Ish-anëtari i KPA, Luan Daci kërkon pafajësi në apelin e GJKKO! Seanca e radhës më 5 shkurt
Është zhvilluar sot seanca e parë në apelin e GJKKO për ccështjen e Luan Dacit, ish-anëtarit të KPA, i cili është dënuar nga shkalla e parë me shërbim prove 1 vit dhe pezullim nga detyra.
25 Janar 2021, 10:16 -
Jepnin leje ndërtimi kundrejt rryshfetit, GJKKO lë në burg 2 inspektorët e arrestuar në Kamëz! SPAK: Merrnin 1-3 mijë euro për çdo subjekt
Një ditë pas konfirmimit nga gjykata, GJKKO u ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryeinspektorin Dritan Nikolli dhe inspektorin Ermal Baci. Dy të pandehurit nuk kanë folur asnjë fjalë përpara gjykatës, por sipas SPAK dyshohet se ata merrnin nga subjektet me shumën e 1-3 mijë euro.
24 Janar 2021, 12:00 -
I përfshirë në grup kriminal në trafikun e narkotikëve, GJKKO lë në burg Rexhep Ipek
Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lë në burg Rexhep Ipekun i arrestuar pak ditë më parë si pjesë e një grupi për trafik narkotikësh. Avokatët mbrojtës të tij, janë shprehur se do të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
24 Janar 2021, 10:20 -
SPAK harron në burg për 8 ditë të ekstraduarin nga Gjermania! Gjergji Çollaku i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal
Pas rastit të arrestimit të dy komisionerëve të vdekur të Durrësit, SPAK ka bërë habinë e rradhës, ku ka harruar në burg 8 ditë dhe duke mos e çuar para gjykatës Gjergji Çollakun. Ky i fundit është arrestuar në Stuttgart të Gjermanisë në 26 nëntor të 2020 pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik kokaine në Greqi e Maqedoni.
22 Janar 2021, 15:12 -
Dekonspiroi operacionet, GJKKO shtyn pezullimin nga detyra të ish-zv/drejtorit të OFL-së me 3 muaj
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka zgjatur me tre muaj për pezullimin nga detyra të ish- zv/drejtorin e OFL-së, Artan Shkëmbit. Shkëmbi do të vijojë të qëndrojë nën hetim nga SPAK dhe nga partnerët gjermanë për dekonspirim informacionesh.
22 Janar 2021, 11:08 -
OFL, siguria shtyn afatin kohor për hetimet në SPAK, Hodaj: Nuk shkelet Kodi i Procedurës Penale (VIDEO)
Pas përfundimit të OFL në 31 dhjetor 2020 me dërgimin e formularëve për deklarimin e pasurisë, Komisioni i Sigurisë miratoi shtyrjen e afatit kohor për SPAK dhe GJKKO, lidhur me konfiskimin ose jo të pronave të sekuestruara. Zëvendësministri i Brendshëm Hodaj bëri një bilanc të OFL, ndërsa iu përgjigj shqetësimit të deputetëve nëse kjo shtyrje shkel ose jo Kodin e Procedurës Penale.
19 Janar 2021, 17:45 -
Vettingu shkarkoi Ndrecën! GJKKO rrezikon mbylljen për mungesë gjyqtarësh! Nga 16 mbeten 8, s’plotësohen 3 kolegjet
Pas Gjykatës së Lartë e cila nuk funksionon e plotë për mungesë gjyqtarësh, në një situatë kritike futet edhe Gjykata kundër Krimit e Korrupsionit. Komisioni i Vertingut shkarkoi sot gjyqtarin e GJKKO Bib Ndreca për shkak të problemeve me pasurinë, duke e çuar numrin aktual të gjyqtarëve në këtë gjykatë në 8, nga 16 që duhet të jenë, duke rrezikuar plotësimin e 3 kolegjeve.
19 Janar 2021, 09:33 -
-
Arratisja e Moisi Habilajt në Itali, dështojnë 33 seanca gjyqësore në Tiranë! Po kërkohet edhe në Shqipëri por asnjë rezultat (DOKUMENTI)
Gjyqi ndaj Moisi Habilaj në Shqipëri futet në ngërç. Pas afro 14 muajve, 33 seancat ndaj tij kanë dështuar. Shkak është bërë mungesa e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve ndërsa Habilaj prej një jave është arratisur edhe nga Italia ku qëndronte me masën arrest në shtëpi.
17 Janar 2021, 10:56 -
Autogoli i Kunatit të Bashës, pranon që ka marrë zyrat tek Sheratoni pas protestave të Bashës te Rruga e Kombit
Kunati i kreut të opozitës, Lulzim Basha, bëri të ditur se sot se ka paditur kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Por nga nxitimi Erion Isufi ka shënuar edhe autogol, pasi ka vendosur si adresë zyrat që ka marrë tek “Sheratoni” duke konfirmuar në këtë mënyrë akuzat e Veliajt ndaj Bashës se mbylli protestat e opozit&
15 Janar 2021, 19:18 -
-
Korrupsioni në burgun 313/ GJKKO i kthen pas dosjen SPAK-ut për ish- drejtorin dhe bashkëpunëtorët: Hetimi i paplotë
Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion (GJKKO) i ka kthyer SPAK-ut për plotësim të hetimeve dosjen ndaj ish-drejtorit të burgut 313, Eduart Struga, i arrestuar për korrupsion më 3 prill të vitit të kaluar.
15 Janar 2021, 12:25 -
-
Përgjimet/ Droga në Skrapar, kur trafikantët interesohen për shefin e madh nga Tirana
Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv dalin të tjera detaje në lidhje me mënyrën se si operonin në terren trafikantët e kanabisit në Skrapar. Në një prej përgjimeve teksa komunikimin me njëri-tjetrin trafikantët flasin për 'shefin e madh' nga Tirana. Gjatë përgjimit rezulton se me dat&eum
11 Janar 2021, 11:09
