-
Akuzohet se mori 3.7 mln euro për inceneratorët, Ish-ministri Lefter Koka rekurs në Gjykatën e Lartë! Kërkon lirinë
Ish ministri Lefter Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për tu liruar nga masa e sigurimit 'arrest me burg' pas akuzave për aferën 3.7 milionë euro për ccështjen e inceneratorëve. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është i arrestuar me urdhër të SPAK. Ai u la në burg nga apeli i GJKKO më 25 shkurt.
9 Mars 2022, 10:22 -
Zbardhet vendimi i arsyetuar i gjykatës për Saimir Tahirin: Favorizoi me ndërgjegjie grupin kriminal të Habilajve! Përdorën për dy vite automjetin e ish-ministrit me pronësinë e tij
Është zbardhur vendimi i arsyetuar i Gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirit. Pas publikimit të vendimit të argumentuar të Gjykatës, tashmë i hapet rruga për rekurs në Gjyaktën e Lartë, rekurs që është paralajmëruar më herët nga ana e avokatit mbrojtës të ish-ministrit, Maks Haxhia.
8 Mars 2022, 12:15 -
30 mijë dollarë për të shkuar në SHBA, Angli e Kanada, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për 35 të dënuarit
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë, për 35 të dënuarit për trafikim të paligjshëm. Shkalla e Parë e GJKKO dënoi me 190 vite burg 35 trafikantët e 7 grupeve kriminale
25 Shkurt 2022, 10:46 -
U arrestua për shpërdorim detyre me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës, SPAK mbyll hetimet, merret i pandehur Fatos Tushe! Kërkon gjykim të shkurtuar
Gjykata e Posaçme ka pranuar sot kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish kryebashkiakut të Lushnjes dhe 20 personave të tjerë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, pasi akuzohen se abuzuan me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës.
24 Shkurt 2022, 12:56 -
I është sekuestruar 1 mln euro për korrupsion, mjeku Edvin Prifti i kthehet profesionit
Pas 1 viti, kardiologu, Edvin Prifti i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ka fituar të drejtën për të shërbyer si mjek. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Nga sa raportohet, GJKKO ka pranuar kërkesët e Priftit, teksa SPAK ende nuk ka përfunduar hetimet.
16 Shkurt 2022, 11:19 -
-
Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune në ministrinë e Brendshme, Rovena Voda kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Ajo akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe deri tani ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
15 Shkurt 2022, 12:54 -
SPAK-GJKKO në 3 vite vetëm 3 dënime: Adriatik Llalla, Saimir Tahiri e Enkelejda Hoxha
Nga 19 dhjetori i vitit 2019 kur Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme ndezën motorët në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, deri tani pas 3 janë vetëm 3 zyrtarë të lartë të dënuar nga institucionet e drejtësisë së re.
15 Shkurt 2022, 12:40 -
Lironte 'të fortët' nga qelia, dënohet me 3 vite burg ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha! GJKKO: Fajtore për korrupsion
Një vit pas arrestimit të saj, ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të kryej 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Arrestimi i saj u bë në sallën e gjyqit, pasi nga përgjimet doli se lironte të fortët nga qelia kundrejt pagesës. GJKKO e dënoi atë fajtore në korrupsion.
14 Shkurt 2022, 16:02 -
-
VIDEOLAJM/ Momenti kur Samir Tahiri mbërrin në Burgun e Fierit, ku do të kryej dënimin prej 3 vite e 4 muaj
Saimir Tahiri ka mbërritur pasditen e sotme në Burgun e Fierit, ku do të kryej dënimin prej 4 vitesh e 3 muaj. Ai mbërriti rreth orës 16:00, i shoqëruar nga një patrullë dhe 4 motorë policie.
9 Shkurt 2022, 16:26 -
VIDEOLAJM/ I shoqëruar me 4 motorë policie, momenti kur Saimir Tahiri del nga '313'-ta për t'u transferuar në burgun e Fierit
I shoqëruar me 4 motorë policie e një patrullë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri la sot ambientet e burgut '313', për t'u transferuar në burgun e Fierit, ku ai do të vuaj dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj. Vendimi për transferimin e Tahirit në burgun e Fierit u mor nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
9 Shkurt 2022, 16:14 -
U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në Burgun e Fierit! Momenti kur del nga '313'-ta
Pak ditë pasi GJKKO e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në burgun e Fierit. Kështu vendosi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve! Tahiri u transferua nga burgu '313' pasditen e sotme, ndërsa mbërriti në burgun e Fierit rreth orës 16:00.
9 Shkurt 2022, 12:20 -
Ç’po ndodh me anëtarët e Vettingut? Dy komisionerë nën hetim për pasurinë, një i dënuar dhe i shkarkuar për falsifikim
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj anëtares së Vetingut Brunilda Bekteshi, kërkon vijimin e hetimeve, është kallëzuar për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë të pasurisë.
8 Shkurt 2022, 20:11 -
-
Trafikonin kanabis drejt Greqisë, GJKKO mbi 130 vite burg për 14 anëtarët e grupit kriminal
GJKKO ka dhënë mbi 130 vite burg për 14 anëtarët e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë. 14 trafikantët u arrestuan gjatë operacionit “Bistrica 2019”, ku u sekuestruan edhe 145.6 kg kanabis.
7 Shkurt 2022, 17:39 -
-
Dënimi i Tahirit, 2 prej 3 gjyqtarëve ishin në konflikt interesi! Letra që dërgoi Tahiri për masa kundër Engert Pëllumbit! Gjyqtari tjetër, vëllai i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD
2 prej 3 gjyqtarëve të Apelit të GJKKO që kanë dënuar Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg ishin në konflikt interesi. Prapaskena u vërtetua sot nga Report Tv, dy ditë pas vendimi që çoi në qeli ish-ministrin e Brendshëm. 3 çështjet që akuzohet Engert Pëllumbi për shkelje! Avokati i ish-ministrit: Të 2 duhet të ishin dorëhequr.
6 Shkurt 2022, 11:12 -
Vetëm me cigaret dhe rrobat, Tahiri kalon natën në burgun 313! Për arsye sigurie, lihet i vetëm në qeli! Në të njëjtin burg edhe shumë të arrestuar në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm
Nga sallë e gjyqit ku u dënua me 3.4 vite burg, Saimir Tahiri përfundoi në burg, ku kaloi natën e parë në godinën 2 të 313-ës. Për arsye sigurie, ish-ministrin e brendshëm e kanë vënë të vetëm në qeli. Përmes avokatit Tahiri kërkoi 2 paketa cigare, ndërsa në dhomë i çuan edhe rroba ndërrimi.
5 Shkurt 2022, 10:25 -
Tahiri dërgohet në burg, vendoset te godina e re e 313 në Tiranë
Saimir Tahiri është dorëzuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë në burgun 313 në Tiranë ku do të vuaj dënimi prej 3 vitesh e 4 muaj në burg.Tahiri u sistemua në godinën Nr.2, që është godina e re e burgut 313 të Tiranës.
4 Shkurt 2022, 22:40
