-
-
-
I moshuari nga Saranda pozitiv me COVID-19, u infektua gjatë qëndrimit në QSUT! Në 24 orë humbën jetën dy pacientë
Një i moshuar nga Saranda është infektuar me covid-19. Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 80-vjeçar, i cili është infektuar gjatë kohës që qëndronte në QSUT në Tiranë pasi pësoi hemorragji cerebrale.
26 Qershor 2020, 22:48 -
Pozitivë me COVID një mjek dhe 2 infermierë, i shërbyen 82-vjeçares së infektuar
Konfirmohen pozitivë me COVID-19 një mjek dhe 2 infermierë pjesë e stafit në spitalin rajonal të Korçës. Sipas burimeve, dyshohet se ata janë infektuar me këtë virus nga e moshuara 82-vjeçare e cila qëndroi e shtruar për 10 ditë në këtë spital, ku mjeku dhe infermierët kanë shërbyer.
26 Qershor 2020, 21:13 -
-
5 raste në Korçë, i infektuar edhe një punonjës i bashkisë, karantinohet drejtoria
Rastet e regjistruara sot në Korçë janë familjare të të moshuarës së konfirmuar dy ditë më parë që erdhi nga jashtë shtetit, ndërkohë që njeri prej tyre është punonjës i drejtorisë së urbanistikës në këtë bashki. Në këto kushte ësht&
26 Qershor 2020, 15:11 -
Vajza i vdiq nga COVID-i, i ati në Librazhd rezulton pozitiv
Report Tv mëson se pas vdekjes së 34 vjeçares nga Qukësi i Librazhdit me COVID-19, mbasi ju bë tamponi gjithë familjareve ka rezultuar pozitiv vetëm i ati. Ndërkohë do ju bëhet tamponi edhe personave që kanë qenë në varrimin e saj.
26 Qershor 2020, 15:07 -
-
Avokati i Popullit kërkesë Shëndetësisë: Qytetarëve t'u garantohet e drejta për testim për COVID
Avokati i Popullit ka kërkuar informim dhe transparencë më të mirë në lidhje me sasitë e tamponëve testues dhe kapacitetin për testuar si dhe garantimin e të drejtës për testim të çdo qytetari shqiptar.
26 Qershor 2020, 12:12 -
Apeli i Piperos: Po preken edhe moshat e reja, ju lutem na dëgjoni, maskë e distancim! Mjeku i familjes duhet të përfshihet më shumë
Në total në Shqipëri janë kryer 3380 teste serologjike në personel shëndetësor, ku 6% e tyre kanë rezultuar pozitiv. Pipero, thotë se niveli i pozitivitetit në botë është më i lartë se në Shqipëri
26 Qershor 2020, 12:03 -
-
Erdhi nga Anglia, i riu në Fier infekton nënën me vëllanë dhe kushëririn
Sot janë regjistruar 2 raste të reja me COVID në Fier dhe një në Roskovec, zinxhir infeksioni. I riu i ardhur nga Anglia pak ditë më parë, rezulton se ka infektuar edhe nënën me vëllanë dhe një kushëri 17-vjeç nga Roskoveci që e kishte takuar.
26 Qershor 2020, 11:06 -
-
51 viktima/ Në 24 orë humbin jetën dy pacientë me COVID, 77 raste të reja! MSH: 6% e mjekëve kanë kaluar koronavirusin
Shqipëria ka regjistruar sërish ditën e sotme një numër të lartë të të infektuarve, e ndërsa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 2 pacientë me COVID-19. Vdekje të papritura i cilëson Ministria e Shëndetësisë, pasi 76-vjeçari nga Tirana kishte pasur përmirësime pas 15 ditësh trajtim, e ndërsa viktima tjetër, 54-vjeçari ishte në gjendje më të rëndë, e për pasojë ndërroi jetë në Urgjencën e Spitalit. Ndërkohë, si rezultat i 402 testeve, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 77 raste, ku Tirana mban numrin më të lartë të rasteve.
26 Qershor 2020, 10:33 -
-
-
Rriten rastet me COVID në Delvinë, 3 familjarë e fqinji në ceremoni mortore me të prekurin e parë
Katër raste të reja me koronavirus janë identifikuar sot në Delvinë pas analizave të 16 tamponëve të marra ditën e sotme. Bëhet fjalë për 3 anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre, të cilët mësohet se janë kontakte të rastit të parë të personit të prekur n&eu
25 Qershor 2020, 20:37 -
-
-
