Nga Kina, në Gjermani dhe Itali – shpërthimet e reja Covid ngjallin frikë

Nga Kina, në Gjermani dhe Itali – shpërthimet e reja Covid ngjallin frikë

Teksa shpërthime të reja të Covid-19 janë identifikuar në disa vende europiane ku pandemia deri dje dukej se ishte duke u larguar, rreziku i mbërritjes së një valë të dytë është bërë i frikshëm.

Mini-shpërthimet italiane

"Disa shpërthime të vogla ka patur por aktualisht janë nën kontroll." – kështu deklaroi autoriteti Italian I shëndetit public.

"Është e nevojshme - shtoi Rezza - që qytetarët të respektojnë masat e distancës sociale dhe që autoritetet shëndetësore të ndërmarrin veprime të shpejta për të identifikuar çdo shpërthim të ri dhe t'i mbajnë ato nën kontroll".

Në javët e fundit, në të vërtetë, mini-shpërthime janë regjistruar në Itali nga Milano në Bolonjë dhe Reggio Kalabria.

Thertoret gjermane

Edhe në Gjermani, infeksionet janë rritur përsëri. Autoritetet kanë karantuar mijëra njerëz, përfshirë 700 banorë të një blloku apartamentesh në Göttingen (Saksonia e Ulët), pasi 120 prej tyre u testuan pozitive për Covid-19. Për më tepër, 1500 njerëz të punësuar në një fabrikë të përpunimit të qmishit të vendosur në zonën Guetersloh të North Rhine Ëestphalia janë gjetur të infektuar me Covid.

Magdeburg, Verden, Greiz dhe Ëarendorf janë ndër krahinat gjermane që kanë kaluar shifrën 50 infeksione të reja për 100,000 banorë në një javë.

Rreth 80 vatra të reja infeksioni janë zbuluara edhe në Francë dhe autoritetet janë shprehur se koronavirusi ka rifilluar të qarkullojë me shpejtësi në territor.

Infeksionet rriten në Izrael dhe Pekin

Izraeli rikthen të hapura repartet Covid-19 në spitalet e të gjithë vendit pasi janë rritur  rastet e reja.

"Nëse nuk ndryshojmë menjëherë sjelljen tonë në lidhje me maskat dhe rregullat e distancimit, do të jemi të detyruar të zbatojmë masa të reja," - tha Kryeministri Benjamin Netanyahu.

Rikthehet frika në Kinë

Situata në Kinë gjithashtu është bërë shqetësuese pas konfirmimit të autoriteteve për një vatër infeksioni në një treg shumice në Pekin,  përfshirë edhe 13 vatra të reja të konfirmuara nga disa media por jo nga autoritetet.

Frika nga një valë e dytë

Dje Zv.Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Ranieri Guerra, tha se epidemia e koronavirusit ka shumë ngjashmëri me gripin spanjoll që shkatërroi botën një shekull më parë

“Edhe pse ka shenja pozitive, emergjenca shëndetësore e lidhur nuk mund të thuhet se ka përfunduar përfundimisht” .

Eksperti, tha se duhet të jemi të kujdesshëm pasi Covid po sillet si gripi spanjoll që uli agresivitetin në muajt e verës dhe u rikthye edhe më i egër në vjeshtë, duke vrarë 50 milion gjatë valës së dytë.  Një skenar makthi i cili natyrisht, shpresojmë se nuk do të materializohet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës