-
Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID/ Shqipëria në karantinë nga ora 20:30-06:00! Tirana, Fieri, Berati, Lezha dhe Shkodra zbatojnë orën policore
Nga dita e sotme (24 dhjetor) ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 - 06:00. Ky ishte vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilët i komunikuan përmes një deklarate 3 ditë më parë.
24 Dhjetor 2020, 08:14 -
Vaksina COVID, zv. Ministri i Shëndetësisë: Brenda 30 marsit 2021 vjen në Shqipëri! (VIDEO)
Zëvëndës Ministri i Shëndetësisë në një intervistë për Report Tv u shpreh se vaksinimi në Shqipëri do të fillojë brenda 30 marsit të vitit 2021. Ndërsa përsa i përket situatës së koronavirusit në vend, Nikolla thotë se aktualisht është nën kontroll. Ai shprehet se momentalisht, në spitalet COVID janë 550 shtretër, prej të cilave janë të zëna 344.
23 Dhjetor 2020, 19:03 -
Krishtlindjet/ Massafra: Shteti ka bërë gabim për masat, duhet të ishin konsultuar dhe me ne! Pandemia ka rritur varfërinë, pushtetarët të kthejnë sytë nga populli
Arqipeshkvi i Shkodrës Monsinjor Angelo Massafra në një intervistë për Report Tv tha se shteti ka bërë gabim të madh duke ndryshuar orën policore një ditë para krishtlindjeve. Ai tha se vendimi është marrë pas asnjë konsultë me klerin katolik. Sakaq ai foli edhe për procesin shenjtërimit të martirëve.
23 Dhjetor 2020, 17:01 -
Kapen pa maska në rrugë, policia gjobit 523 qytetarë në 24 orë! Ndëshkohen 13 persona që lëviznin pas orës 22:00 (VIDEO)
Shumë qytetarë vijojnë të mos respektojnë masat e vendosura për mbajtjen e detyrueshme të maskave në rrugë. Në 24 orët e fundit u gjobitën 523 persona me 3000 lekë të cilët u konstatuan në rrugë pa mbajtur maska. Shuma do tu faturohet në faturën e energjisë elektrike.
23 Dhjetor 2020, 15:41 -
Ora e re policore/ Frendo për Report Tv: Mesha e Krishtlindjes do të mbahet në orën 18:00! Masat që ka marrë Kisha për të shmangur grumbullimet
Mesha e Krishtlindjes ishte parashikuar që të zhvillohej në orën 20:00, por për shkak të orës së re policore, ajo është vendosur që të mbahet në orën 18:00, kështu qytetarët do të kenë mundësi që të kthehen në shtëpi para orës 20:30. Frendo shtoi edhe masat që ka marrë Kisha për të shmangur grumbullimet e njerëzve, por njëkohësisht që asnjë qytetarët të mos humbasë meshën në vigjilje të Krishtlindjeve.
23 Dhjetor 2020, 13:45 -
Mutacionet e reja sars CoV-2 ne gjenin spiket/ 'Jo panik', Laboratori “INTERMEDICA” i detekton edhe këto
Kohët e fundit janë identifikuar dy variante të ndryshme SARS-CoV-2, VUI 202012/01 (përkatësisht në Anglinë e Jugut) dhe 501.V2 (Afrikën e Jugut.), të cilët kanë shkaktuar një rritje të rasteve me COVID-19. Ndërkohë, varianti VUI 202012/01 është detektuar gjithashtu në rajone të tjera të Evropës. Ky sistem testesh është përdorur që në fillim nga laboratori INTERMEDICA për testimet për SARS-CoV-2
23 Dhjetor 2020, 13:32 -
-
Massafra mesazh urimi për Krishtlindje: COVID, hije e zezë që dritat e festat me zor e largojnë! Një lutje e veçantë atyre që po vuajnë nga sëmundja
Mesazhi i Arqipeshkvit të Shkodrës Imzot Angelo Massafra në këtë prag Krishlindje është shumë i ndryshëm nga vitet e tjera. Në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19, ai ka një mesazh të veçantë për personat që po vuajnë nga kjo sëmundje, një lutje për ta dhe familjarët e tyre.
23 Dhjetor 2020, 11:17 -
Deputetë dhe ish-deputetë, të majtë dhe të djathtë, të gjithë në kujtim të Marko Bellos, i cili humbi jetën prej COVID
Ditë e para të dhjetorit COVID-19 mori jetën ish deputetit Marko Bello, i cili ndërroi jetë në në Turqi, atje edhe ku po kurohej. Bello ishte një prej politikanëve më jetëgjatë në skenën politike shqiptare dhe i respektuar nga të gjithë.
23 Dhjetor 2020, 10:39 -
Nga Shkodra te Korça, qytetet më të goditura nga COVID-19, pësuan rritjen më të madhe të papunësisë
Qarqet e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës panë rritjen më të lartë vjetore te papunësisë në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare që referohen nga Anketa e Forcave të Punës.
23 Dhjetor 2020, 07:47 -
Pas 9 muajsh pasi u infektua/ Brataj: Po të ishte në dispozicion vaksina anti-COVID, do e bëja që tani (VIDEO)
Kreu i Shërbimit të Urgjencës, Skënder Brataj, ka qenë ndër të parët personazh publik që është infektuar me COVID-19. Ai e mban mend mirë datën, 20 mars 2020. Pyetur nëse do e bënte vaksinën, kjo edhe për shkak të skepticizmit që ka në publik, Brataj tha me bindje "po".
22 Dhjetor 2020, 22:49 -
Varianti i ri i COVID/ Ulqinaku: S'kemi laboratorë për ta zbuluar! Mostrat do i çojmë në Londër! Alimehmeti: S'prek ato që janë infektuar më parë (VIDEO)
Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të zbuluar dhe 'kapur' variantin e ri të COVID-19. Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj shtoi se Anglia ka pasur një indicie se numri i të infektuarve po rritej me shpejtësi, prandaj bëri studimet, ndërkohë që në Shqipëri nuk ka pasur një tregues të tillë.
22 Dhjetor 2020, 22:33 -
Ulqinaku: Nëse qytetarët thonë 'unë do e bëj festën pavarësisht orës policore, është më e dëmshme! I rëndësishëm sensibilizimi (VIDEO)
Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) tha se në këtë periudhë është shumë e rëndësishme sensibilizimi i qytetarëve që të shmangin grumbullimet për festat e fundit, më tepër se marrja e masave. I ftuar në 'Repolitix' në Report Tv, Ulqinaku tha se "p&eu
22 Dhjetor 2020, 22:15 -
Brataj shpjegon: Pse vendosëm që të kufizojmë orën policore nga 22:00 në 20:30 (VIDEO)
Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, për Report TV ka argumentuar edhe arsyen se përse është kufizuar ora policore, nga 22:00 që ka qenë në 20:30 për festat e fundviit. Brataj tha se e gjitha është bërë me qëllim shmangien e festave, grumbullimeve me rastin e festave të fundvitit. Teksa i dha edhe një përgjigje edhe
22 Dhjetor 2020, 22:07 -
Sallabanda për Report Tv: Varianti i ri i COVID-19 problematik, mund të sjellë kolaps në spitale! Bëni një sforco morale, shmangni grumbullimet për festa (VIDEO)
Prof. Kita Sallabanda nga Spanja ka bërë me dije se fakti që varianti i ri i COVID-19 nuk është më i rrezikshëm, nuk paraqet një rrezikshmëri më të ulët. Kjo sepse sipas tij, fakti që ai transmetohet më shpejt, do të thotë një numër më i lartë i të infektuarve që mund të sillte një kolaps në spitale. Ai tha se një problem i thekuar në këto momente është edhe mungesa e testeve për ta identifikuar këtë virus.
22 Dhjetor 2020, 22:01 -
Brataj: Në dhjetor situata e COVID më e stabilizuar! Nga spitali dalin më shumë pacientë se hynë në 24 orë (VIDEO)
Kreu i Urgjencës, Sandër Brataj tha se në dhjetor ka pasur më shumë të shëruar se shtrime të reja në ditë në spitale. "Dalin më shumë se hyjnë, rezultati i moshës së qëndrueshme dhe i ditë-qëndrimit në spital. Marr ditë për ditë n&am
22 Dhjetor 2020, 21:47 -
Brataj: Është ulur koha e qëndrimit në spital! Nga 14 ditë është bërë rreth 8 ditë! Arsyet (VIDEO)
Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se në këto 10 muaj të pandemisë, ka pasur një ulje të moshës së të prekurve. Për këtë, tha Brataj, ka ndikuar edhe në ditëqëndrimin në spitale. " Ditë qëndrimi në spital është më i shkurt
22 Dhjetor 2020, 21:29 -
Trendi në ulje i rasteve ditore/ Brataj në Report Tv: Është ulur kërkesa për të bërë tampon! Më pak të shtruar edhe nga publiciteti i keq që i kanë bërë spitaleve
Trendi në ulje i rasteve të reja ditore gjatë javës së fundit, për kreun e Urgjencës, Skënder Brataj lidhet me disa faktorë të rëndësishëm. I ftuar në "Repolitix" në Report Tv, Brataj ka listuar si një ndër shkaqet kryesore të rënies së të infektuarve në 24 orë me marrjen e masave, si kufizimi i daljes pas orës 22:00, mbyllja e bareve dhe restoranteve, kufizimi i mësimit. Ai ka bërë me dije se ka edhe një ulje të kërkesave për bërjen e tamponit dhe thirrjeve në numrin e Urgjencës, 127.
22 Dhjetor 2020, 21:17 -
COVID-19 në Shqipëri/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 389 raste të reja dhe 13 viktima
Nga 2420 testime të kryera 389 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID në 24 orët e fundit. Qyteti me numrin më të lartë të rasteve mbetet Tirana me 177 raste të reja.13 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 1111.
22 Dhjetor 2020, 16:48 -
Manastirliu: Kemi kryer mbi 300 testime të shpejta në një ditë! Presim hapjen e 4 pikave të reja në Tiranë (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësore nr 10 në kryeqytet u shpreh se me hapjen e 6 pikave për testimin e shpejtë vetëm për 24 orë u kryen më shumë se 300 testime.
22 Dhjetor 2020, 15:55
