Trendi në ulje i rasteve ditore/ Brataj në Report Tv: Është ulur kërkesa për të bërë tampon! Më pak të shtruar edhe nga publiciteti i keq që i kanë bërë spitaleve

TIRANË-Trendi në ulje i rasteve të reja ditore gjatë javës së fundit, për kreun e Urgjencës, Skënder Brataj lidhet me disa faktorë të rëndësishëm. I ftuar në "Repolitix" në Report Tv, Brataj ka listuar si një ndër shkaqet kryesore të rënies së të infektuarve në 24 orë me marrjen e masave, si kufizimi i daljes pas orës 22:00, mbyllja e bareve dhe restoranteve, kufizimi i mësimit. Ai ka bërë me dije se ka edhe një ulje të kërkesave për bërjen e tamponit dhe thirrjeve në numrin e Urgjencës, 127.

"Numër i ulët i rasteve ditore si rezultat i masave që janë marrë, përkon me bllokimin e orës 22:00, mos hapja e universiteteve, kufizimi i shkollës, e shoqëruar nga higjiena, maskat. Mendoj që është rezultat i masave të marra. Ndoshta jemi dhe shumë të lodhur dhe kërkesat për tampon nuk janë të mëparshme, nuk kërkon më njeri të heq merakun, apo kam pasur kontakt me mikun që ka rezultuar pozitiv. Ka një rënie të thirrjeve për ndihmë dhe për të bërë tamponë", tha Brataj.

Në ulje ka qenë edhe numri i të shtruarve në spitale, gjë që për kreun e Urgjencës, një nga motivet është frika nga spitalet për shkak të publicitetit të keq.

"Ka njerëz që trajtohen në shtëpi, që kanë frikë ta kenë spitalin nga publiciteti i keq që është bërë, por dhe numri i të shëruarve është i lartë dhe këtu janë edhe ata që kanë dalë nga spitali. Shpresoj që ta kemi kapur kulmin e kurbës dhe jemi në zbritje, numra më real se sa këtë herë nuk ka pasur asnjëherë. Mendoj që janë një seri gjërash që kurohen në shtëpi, fakti nga masat, që jemi 10 muaj nga pandemia, fakti që çdo virus ka përhapjen dhe uljen e virulencës së tij. Numri i lartë i të vdekurve nuk ka rritje të përqindjes, gjithmonë ka qenë ky numër me 2 shifra, në% me numrin total nuk ka rritje, 2.06 është vdekshmëria", tha Brataj.

Brataj konfirmoi se gjatë muajit dhjetor ka pasur një stabilitet të situatës së COVID, ku janë regjistruar më pak shtrime të reja në 24 orë dhe më shumë dalje nga spitali, pra të shëruar. Ndalur te kufizimi i orës policore nga 22:00 në 20:30 është marrë me qëllim ndalimin e grumbullimeve të njerëzve për festat e fundvitit. Pre dreka dhe jo darka? Brataj tha se një arsye kryesore është sepse në drekë, për shkak të motit të favorshëm ushqimi mund të konsumohet dhe në ambientet e jashtme, në ndryshim nga darka. Megjithatë, ndalur këtu, Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) tha se në këtë periudhë është shumë e rëndësishme sensibilizimi i qytetarëve që të shmangin grumbullimet për festat e fundit, më tepër se marrja e masave. 

Ditën e sotme, vendi ynë regjistroi 389 raste të reja me COVID-19, shifër e ardhur si rezultat i 2420 testime të kryera. Ndërkohë fatkeqësisht humbën jetën 13 qytetarë. Tirana është qarku më u prekur.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Pas 9 muajsh pasi u infektua/ Brataj: Po të ishte në dispozicion vaksina anti-COVID, do e bëja që tani (VIDEO)

Kreu i Shërbimit të Urgjencës, Skënder Brataj, ka qenë ndër të parët personazh publik që është infektuar me COVID-19. Ai e mban mend mirë datën, 20 mars 2020. Pyetur nëse do e bënte vaksinën, kjo edhe për shkak të skepticizmit që ka në publik, Brataj tha me bindje "po".

"Dhe tani do e bëja po të ishte në dispozicion vaksina. Në fillim ishin të gjitha të dhëna dhe lajme nga prodhuesit dhe ne kishim skepticizëm se normale e di që ti që e prodhon normalisht do ta shesësh, pir kur futen në lojë agjencitë, ndryshon", tha Brataj.

Ora 22:14
Ulqinaku: Nëse qytetarët thonë 'unë do e bëj festën pavarësisht orës policore, është më e dëmshme! I rëndësishëm sensibilizimi (VIDEO)

Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) tha se në këtë periudhë është shumë e rëndësishme sensibilizimi i qytetarëve që të shmangin grumbullimet për festat e fundit, më tepër se marrja e masave. I ftuar në 'Repolitix' në Report Tv, Ulqinaku tha se "për ata qytetarët që e kanë ndarë mendjen të festojnë, kufizimi i orarit është i dëmshëm".

"Nëse qytetarët e kanë ndarë mendjen të festojnë, ky orar është i dëmshëm. Te familjet kemi ngritur duart përpjetë, mund të rrinë edhe pas kësaj ore, por shkrirja e disa familjeve përbën rrezik. Mesazh sensibilizues, 'nëse e quajnë se kjo është kufizim orari, por unë do e bëj festën, kjo është më e dëmshme'", tha Ulqinaku.

Ora 22:06
Brataj shpjegon: Pse vendosëm që të kufizojmë orën policore nga 22:00 në 20:30 (VIDEO)

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, për Report TV ka argumentuar edhe arsyen se përse është kufizuar ora policore, nga 22:00 që ka qenë në 20:30 për festat e fundviit. Brataj tha se e gjitha është bërë me qëllim shmangien e festave, grumbullimeve me rastin e festave të fundvitit. Teksa i dha edhe një përgjigje edhe Imzot Frendos, i cili kërkoi që të paktën të lejoheshin që të zhvillonin meshën më 24 dhjetor.

"Sa herë janë marrë masa, janë thënë pse? E vërtetë që jemi në këtë situatë që përkon me mbylljen nga ora 22-06 dhe ne e dinim që lokalet e natës, kohëzgjatja e qëndrimit, të rinjtë na solli shifra të larta në muajin tetor-nëntor.  Të njëjtën gjë do të thonë dhe restorantet, pse do na i mbylli për, se në atë ditë është xhiro më e madhe. Po t'i marrësh në veçanti kanë të drejtë, në përgjithësi është për të mirën e shëndetit. Masat tek ne janë shumë më të lira, ajo që mund të ndodh grumbullimet në festat e fundit, e dimë që këtë periudhë janë festat e punëve, do të çonin në grumbullime të mëdha. Pse jo dreka dhe darka?  Në drekë rri në restorant, ndërsa në darkë jo. Dhe të ndenjurit jashtë është më pak ", tha Brataj.

Ora 21:46
Brataj: Në dhjetor situata e COVID më e stabilizuar! Nga spitali dalin më shumë pacientë se hynë në 24 orë (VIDEO)

Kreu i Urgjencës, Sandër Brataj tha se në dhjetor ka pasur më shumë të shëruar se shtrime të reja në ditë në spitale.

"Dalin më shumë se hyjnë, rezultati i moshës së qëndrueshme dhe i ditë-qëndrimit në spital. Marr ditë për ditë në telefon dhe them 'a ka ambulanca përpara spitaleve, jo më thonë as pengesa dhe as radhë', tha Brataj.

Ora 21:27
Brataj: Është ulur koha e qëndrimit në spital! Nga 14 ditë është bërë rreth 8 ditë! Arsyet (VIDEO)

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se në këto 10 muaj të pandemisë, ka pasur një ulje të moshës së të prekurve. Për këtë, tha Brataj, ka ndikuar edhe në ditëqëndrimin në spitale.

" Ditë qëndrimi në spital është më i shkurtër, kur fut në 50 vjeçar, nuk është njësoj si një 70-vjeçar. Ka qenë 14 ditë deri nga shtatori, ndërsa tani 5-7 ditë apo 8 ditë,  për arsye të moshës, imuniteti dhe përballimi i sëmundjes", tha Brataj në 'Repolitix'.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së