-
Kronikë
Intensifikimi i fushatës, Manastirliu: Të hënën nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga stadiumi “Air Albania”, ku ka ndjekur procesin e vaksinimit, ka bërë me dije se, të hënën nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, të cilët mund të paraqiten me kartën e identitetit në pikën më të afërt të vaksinimit.
16 Korrik 2021, 13:47 -
Kronikë
-
Sociale
Report Tv ‘derë më derë’ me grupin e vaksinatorëve! 16 familje marrin dozën e parë të Coronavac: Shumë mirë që na erdhi në shtëpi
Report Tv ishte sot pranë familjeve në Bathore së bashku me njësitë e lëvizshme të vaksinimit, ku trokitën portë më portë për ti ofruar qytetarëve vaksinën anti-covid. Gazetarja Doris Sallaku ka përgatitur një material se si organizohet dhe realizohet ky proces i cili fillimisht ka nisur në Tiranë por që shpejt do të funksionojë në të gjithë vendin
14 Korrik 2021, 18:10 -
Kronikë
8 raste të reja me COVID, asnjë humbje jete! Shkon në 101 numri i qytetarëve aktiv me koronavirus
Asnjë humbje jete për shkak të COVID! Sakaq në vend, nga 4136 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 8 qytetarë. Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë
14 Korrik 2021, 16:48 -
Kronikë
18,720 doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë në Shqipëri! Manastirliu: Do të vijojmë vaksinimin 'derë më derë'
1,238,790 është numri i vaksinave në total të mbërritur në Shqipëri, ku vetëm sot kanë ardhur 18,720 doza. Ato i përkasin kompanisë Pfizer, për të cilat ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se do të vijohet me vaksinimin "derë më derë".
12 Korrik 2021, 21:28 -
Kronikë
Suedia lehtëson udhëtimin për shqiptarët, mjafton një test anti-COVID i 48 orëve të fundit dhe pasaporta biometrike
Të gjithë pasagjerët shqiptarë që duan të shkojnë drejt Suedisë mund të udhëtojnë vetëm me detyrimin e testit PCR negativ të 48 orëve të fundit. Kështu ka bërë me dije në një njoftim në mediat sociale Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ku thekson se mjafton vetëm pasaporta biometrike
12 Korrik 2021, 18:29 -
Kronikë
Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orëve të fundit, 5 qytetarë nga Tirana rezultojnë pozitiv me koronavirus
Asnjë humbje jete dhe 5 raste të reja me COVID. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit i publikuar nga ministria e Shëndetësisë, nga 2658 testime të kryera, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në Tiranë
12 Korrik 2021, 16:55 -
Sociale
Mjeku Stroni për Report Tv: Varianti ‘Delta’ mes nesh, mjekët të jenë vigjilentë! Situata e pandemisë e qetë, është arritur imuniteti i tufës! Ka raste infektimi pas dy dozave të vaksinës
Edhe pse deri tani nuk kemi konfirmim për prezencën e variantit Delta në Shqipëri, por infeksionisti Gent Stroni thotë për Report Tv se ky variant ka mbërritur. Sipas tij mjekët duhet të jenë vigjilentë pasi simptomat e këtij varianti ngjasojnë me ato të virozave të stinës
12 Korrik 2021, 16:48 -
Ekonomi
Bregdeti po ‘mbushet’ me turistë, operatori Besnik Vathi: Varianti ‘Delta’ po cenon rezervimet e sezonit të vjeshtës e dimrit
Varianti ‘Delta’, që ka infektuar edhe qytetarë të shteteve fqinje, po shkakton pasiguri në planifikimin e pushimeve për sezonin e vjeshtës dhe të dimrit. Anëtari i bordit të turoperatorëve në vend, Besnik Vathi, në një intervistë për Report TV, tha se situata aktualisht është pozitive, por frika për një përhapje të madhe dhe një mbyllje tjetër po step qytetarët dhe operatorët për të bërë rezervime.
12 Korrik 2021, 14:10 -
Kronikë
Asnjë humbje jete për shkak të COVID, shënohen 5 raste të reja në 24 orët e fundit
5 raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19! Është ky bilanci i COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Kjo shifër ka ardhur si rezultat i 3039 testimeve, ku rastet e reja janë regjistruar në 5 qytete të ndryshme, më konkretisht në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak. Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin
11 Korrik 2021, 16:53 -
Ekonomi
Situata post-COVID, bizneset arrijnë 60% të xhiros së 2019! Kreu i shoqatës, Agolli për Report Tv: Biznesi i vogël më i godituri nga kriza
Bizneset në vend kanë nisur të rimëkëmbin aktivitetin e tyre pas goditjes që morën nga pandemia. Kreu i shoqatës së biznesit të vogël Shpëtim Agolli thotë për Report TV se biznesit deri tani kanë arritur të realizojnë deri në 60% të xhiros së vitit 2019. Por sipas tij biznesi i vogël vijon të vuaj pasojat e krizës
11 Korrik 2021, 13:53 -
Kronikë
Nuk respektuan orarin e mbylljes duke vënë muzikë në lokal, gjobiten 2 administratorë në Shëngjin
Policia e Lezhës në kuadër të kontrolleve për zbatimin e masave anti-COVID, ka gjobitur 2 administratorë lokalesh në Shëngjin, pasi kanë vijuar muzikën edhe pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
10 Korrik 2021, 17:16 -
Kronikë
-
Kronikë
Muzikë në lokal në Durrës pas orës policore, gjobitet dhe vihet nën hetim reperi Noizy! Policia aksion edhe në Vlorë, Sarandë, Shëngjin, e pësojnë disa pronarë
Gjobitet dhe vihet nën hetim reperi Rigels Rajku i njohur për publikun e gjerë si Noizy. Ai nuk ka respektuar orarin e caktuar për muzikën në lokalin e tij në Durrës. Nën hetim është vënë edhe administratori i një lokali tjetër në Durrës, Indrit Deti 26 vjeç. Në zonat bregdetare për respektimin e orës policore, janë proceduar edhe 7 administratorë lokalesh në jug të vendit.
10 Korrik 2021, 16:24 -
Kronikë
Nis nga Paskuqani me Njësitë e Lëvizshme, Manastirliu: Vaksinim derë me derë për të mbrojtur sa më shumë qytetarë kundër COVID-19
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se prej ditës së sotme ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID me njësitë e lëvizshme.
10 Korrik 2021, 14:13 -
Kronikë
-
Kronikë
Asnjë viktimë për shkak të COVID, rriten rastet e reja, shënohen 15 të infektuar me koronavirus
Asnjë viktimë nga COVID nuk është shënuar në vendin tonë në 24 orët e fundit, por rastet e reja kanë ardhur në rritje. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2108 testime të kryera janë regjistruar 15 raste të reja, ndërkohë që aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin
9 Korrik 2021, 16:23 -
Kronikë
Miku i ngushtë i Koço Devoles publikon bisedat e aktorit të njohur para se të humbte betejën nga COVID: Spitali më duket si burg, u mërizta që ditën e parë
Gazetari i njohur, Mitro Çela ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me mikun e tij, humoristin e ndjerë Koço Devole, para se ky i fundit të humbte jetën nga COVID-19. Çela ka treguar se pesë vitet e fundit qëndronte gjithë kohën me Koço Devolen dhe Filip Çakullin, ndërkohë që shton se “rrallë, shumë rrallë ama, shkonim në kazino. Kërkonim fatin, por që nuk e gjetëm kurrë. Ky rit përsëritej çdo ditë”.
8 Korrik 2021, 14:38 -
Kronikë
Alimehmeti: Delta ngatërrohet me gripin, 40% transmetueshmëri më të lartë, më të ulët vdekshmërinë! Arrestimi i mjekëve për korrupsion?! 'Arresti me burg', i tepruar
Varianti Delta ka transmetueshmëri më të lartë se COVID-19 por shkallë vdekshmërie më të ulët. Kështu ka deklaruar epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë për Report Tv. Delta tha Alimehmeti ka transmetueshmëri 40% më të lartë, se COVID.
8 Korrik 2021, 13:51 -
Kronikë
Kreu i Urgjencës, Brataj në Report Tv: Varianti 'Delta' nuk është agresiv, por përhapet shpejt! I ngjashëm me gripin normal, s'humbet shija dhe nuhatja! I vetmi 'çelës' suksesi, vaksinimi në masë
Instituti i Shëndetit Publik theksoi se në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin 'Delta', i koronavirusit, i cili tashmë është përhapur me shpejtësi dhe në vendet Rajonit. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Report Tv pohoi po ashtu se nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por më qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të turistëve shumë shpejt mund të jetë prezent edhe në vendin tonë
7 Korrik 2021, 19:08
