TIRANË- 1,238,790 është numri i vaksinave në total të mbërritur në Shqipëri, ku vetëm sot kanë ardhur 18,720 doza. Ato i përkasin kompanisë Pfizer, për të cilat ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se do të vijohet me vaksinimin "derë më derë".
"18,720 doza të vaksinës Pfizer sapo mbërritën në Shqipëri, duke e çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani. Do të vijojmë pa u ndalur me kryerjen e vaksinimeve derë më derë, për të rritur sa më shumë mbulesën vaksinale dhe mbrojtjen e qytetarëve", shkruan Manastirliu.
Më herët, Manastirliu bëri me dije se gjatë muajve korrik-gusht do të mbërrijnë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash
“Ndërkohë që vijojmë dhe presim furnizimin e vazhdueshëm me vaksina, sot vijnë edhe 18,720 doza te vaksinave Pfizer, ndërkohë që përgjatë këtyre muajve, korrik-gusht do të kemi një furnizim të bollshëm në vaksina, rreth 500 mijë doza të vaksinave, të cilat do të mbërrijnë për të siguruar një qëndrueshëmri në programin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se do të intensifikohet procesi i vaksinimit, duke bërë me dije se ditët e hapura të vaksinimit do të vijojnë përgjatë korrikut dhe gushtit, për qytetarët mbi 18 vjeç. Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 1,022,802 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 434,926 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Der me der mund te shkosh per çfar te duash ministre por jo per vaksina qe bota po i hedh ne Shqipri sepse nuk ka ku ti hudhi tjeter, hajde shendet
Përgjigju