-
Vrasja makabre e Elgantina Bucit/ E motra për Report Tv fajëson babanë: Ai ndikonte shumë te vëllai, s'ishte dakord as për burrin tim që sot kemi 2 fëmijë
Elona Buci bën fajtor kryesor babanë e saj, Faikun, për vrasjen makabre të së motrës, Eglantina Bucit në 2012, me ekzekutor vëllanë, Shkëlzenin. Ndër kontaktet e fundit me të cilin ka pasur Eglantina ka qenë pikërisht Elona.
7 Shtator 2020, 11:18 -
'Baba puna përfundoi', miku i Shkëlzenit zbardhi ngjarjen: E qëlloi Eglantinën me plumb në kokë në syrin tim, Faiku i tha të më vriste dhe mua
Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e Elglantina Buci nga i ati dhe i vëllai i saj. Zbardhja e historisë pas 8 vitesh është bërë pas informacioneve që ka dhënë në polici miku i Shkëlzenit, vëllai i viktimës, i cili ishte dhe ai që i morri jetën të motrës me një plumb në kokë.
6 Shtator 2020, 13:37 -
Burg për Faik dhe Shkëlzen Bucin, avokati: Kontakti i fundit i vajzës në vitin 2009 (VIDEO)
Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët vranë Eglantina Bucin, lihen në burg pas daljes në gjykatë ditën e sotme. Në deklarimin e avokatit të tyre Arben Gramo, dy personat e akuzuar babë e bir e kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e saj. Sipas avokatit, vajza kontaktin e fundit e ka pasur në vitin 2009 me ta. Gramo theksoi se provat jan&eum
6 Shtator 2020, 12:55 -
Vrasja e Eglantinës, burg për babë e bir! Shkëlzen Buci sillet forcërisht në seancë, i ati buzëqesh! Avokati: Të akuzuarit mohojnë krimin, kontakti i fundit me vajzën në 2009
Me një pamje aspak të shqetësuar, të ftohtë, madje i ati i viktimës edhe ka buzëqeshur para kamerave janë shfaqur sot në gjykatë Faik dhe Shkëlzen Buci. Gjykatësi Lazer Sallaku ka vendosur masën "arrest me burg" për babë e bir, të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit, para 8 vitesh në zonën e Malit me Gropa. Asnjëri prej të akuzuarve nuk ka pranuar krimin, ndërsa janë shprehur se kontakti i tyre i fundit me 23-vjeçaren ka qenë në 2009.
6 Shtator 2020, 12:12 -
Vrasjet shoqërojnë familjen Buci, më herët gjyshja e Eglantinës vrau nusen e djalit emigrant! 23-vjeçares i vdiq edhe një vëlla
Zbardhja pas 8 vitesh të vdekjes së 23-vjeçares Eglantina Buci nga i vëllai dhe i ati, ka nxjerrë të pah detaje të reja nga familja Buci. Disa vite më parë gjyshja e Eglantinës vrau nusen e djalit emigrant, pas një konflikti me të.
6 Shtator 2020, 10:35 -
Foto EKSKLUZIVE/ Vëllai në burg si 'killer me pagesë', informatori i zbuloi se kishte vrarë motrën! Kjo është 23-vjeçarja që babë e bir e groposën te Mali me Gropa!
Në vitin 2012 ajo u ekzekutua nga familjarët e saj babait Faik Buci dhe vëllai Shkëlzen Buci. Për të zbardhur këtë krim mbuluar nga heshtja, hetuesve shqiptarë u është dashur nga vitit 2012 ta rihapin dy herë dosjen.
5 Shtator 2020, 11:17 -
Trupin e gjetën zagarët e gjahtarit, babë e bir thanë në polici se vajza iku pa lejë nga shtëpia mund të jetë trafikuar
Detajet/Çfarë ndodhi me vrasjen e Eglantina Bucit, që u varros me gurë në “Malin me Gropa”. Babë e bir, ia hodhën policisë, duke treguar se vajza ishte trafikuar si prostitutë. Nëna Lirije Buci, bëri kallëzimin e zhdukjes.
4 Shtator 2020, 20:30 -
-
-
Gjendet një pjesë e skeletit të groposur te Mali me Gropa/ Zbardhet pas 8 viteve vrasja makabër! Kush është babai dhe vëllai, të cilët vranë vajzën se bashkëjetoi pa pëlqimin e tyre
Gjetja e një pjesë të skeletit të groposur në Malin me Gropa ka zbardhur një krim makabër brenda familjes, të ndodhur 8 vite më parë. Babë e bir kanë vrarë vajzën e shtëpisë, pasi kjo e fundit kishte shkuar të bashkëjetonte me një djalë pa pëlqimin e familjes.
4 Shtator 2020, 17:05
