-
GJKKO jep 50 vite burg për 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’! 10 vite e 8 muaj burg për Durim Bamin, dënohet edhe nipi i Astrit Avdylit dhe ish-efektivi Morina
Dosja Revanshi zbardhi disa ngjarje kriminale gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli. GJKKO dha në total 50 vite burg për 7 të pandehur.
15 Shtator, 09:40 -
Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO dënon 5 anëtarë me 31 vite e 4 muaj burg! 7.4 vite për vëllain e ish-deputetit Ndreca, 5.4 për kushëririn! 6.8 vite ish-efektivit të RENEA-s
GJKKO ka dënuar këtë të premte 5 të akuzuar për vepra të rënda penale, përfshirë tentativa për vrasje, trafik droge dhe armësh, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, një fraksion i dosjes Revanshi. Ngjarjet e zbardhura lidhen me dy atentate të dështuara ndaj Durim Bamit. Mes të dënuarve edhe të dy afërm të ish deputetit socialist Eduard Ndreca.
10 Korrik, 12:37 -
Dosja Revanshi, SPAK kërkon 98 vite e 6 muaj burg për Aldo Avdylin, Durim Bamin dhe 5 të tjerë
Mbi 98 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Posaçme për 7 të akuzuar “vip” për dosjen Revanshi, e cila zbardhi 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale
4 Qershor, 12:15 -
Durim Bami largohet edhe nga burgu i Fushë-Krujës, transferohet në Peqin! Pas festës në qelinë e Durrësit, ‘i bashkohet’ edhe Lulzim Berisha
Burgu i Peqinit ka pritur sot dy emra të njohur të botës së krimit, pasi Durim Bami u transferua për arsye sigurie nga Fushë-Kruja, ndërsa Lulzim Berisha u zhvendos pas videoskandalit në paraburgimin e Durrësit.
13 Maj, 18:49 -
Dosja ‘Revanshi’, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 persona, mes tyre Avdyli e Bami! Refuzohet Marklen Haka
Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për gjashtë të arrestuar të dosjes “Revanshi”: Aldo Avdylin, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja dhe Durim Bami. Marklen Haka do të gjykohet veçmas për shkak të akuzës për vrasje të mbetur në tentativë.
6 Maj, 13:16 -
‘Më kërcënohet jeta’, Durim Bami transferohet nga ‘313’-a në burgun e Fushë Krujës! Klevis Qose i refuzoi kërkesën, drejtori i ri ia pranon
Kërkesa është bërë disa javë më parë, por tani është pranuar nga drejtori i ri, Adriatik Kupi, pas refuzimit nga drejtori i mëparshëm, Klevis Qose.
18 Prill, 10:59 -
Në gjykim 7 të arrestuar të ‘Revanshit’, mes tyre Durim Bami! Akuza për vrasje dhe trafik droge, porositën edhe atentatin ndaj ish-deputetit Ndoka
Shtatë të arrestuar të dosjes ‘Revanshi’ kalojnë për gjykim. Mes tyre i forti i Niklës, Durim Bami i ekstraduar pak ditë më parë nga Dubai, nën akuzë për porositjen e vrasjes së mbetur në tentativë të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. 20 personazhe të tjerë të 7 grupeve kriminale të goditura nga SPAK janë ende në kërkim
17 Mars, 11:00 -
U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak për të fortin e Niklës
Durim Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur. Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.
28 Shkurt, 10:16 -
U ekstradua një ditë më parë nga Dubai, Durim Bami kërkon të transferohet nga ‘313’ drejt Fushë-Krujës: Këtu janë kundërshtarët e mi (KËRKESA)
Ai akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur. Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.
27 Shkurt, 14:34 -
-
-
Porositi vrasjen e ish-deputetit të PS! Durim Bami ekstradohet nga Dubai, mbërrin në aeroportin e Rinasit (VIDEO)
Durim Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte e financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë dhjetor 2019–korrik 2020 dhe sërish në shtator 2020.
26 Shkurt, 08:47 -
U ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin! U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami
GjKKO ka lënë në burg Jozi Krajën, i cili para dy ditësh u ekstradua nga Zvicra drejt vendit tonë. 37-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.
29 Janar, 16:08 -
U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami, 37-vjeçari ekstradohet nga Zvicra
Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Jozi Kraja, lindur në Shkodër, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.
27 Janar, 16:03 -
'Revanshi'/ SPAK çon për gjykim 27 anëtarë të 7 grupeve kriminale, mes tyre Martinaj dhe ish deputeti i PS Ndoka! Akuza për vrasje e trafik droge
27 të pandehurit, anëtarë të 7 grupeve kriminale, akuzohen për vrasje, tentativë vrasje, kultivim dhe trafikim droge, të gjitha si pjesë e strukturuar në grup kriminal. Mes tyre janë Ervis Martinaj, Arben Ndoa, Durim Bami, Endrit Dokle, Aldo Avdylaj, Tori Xhecuka, policë etj.
6 Dhjetor 2025, 12:49 -
SPAK mbyll hetimet për dosjen ‘Revanshi’, pritet të dërgojë në gjyq Aldo Avdylajn! Siguroi kushtet për vrasjen e Durim Bamit
Lidhur me këtë dosje, ndaj tij kishte një masë në mungesë prej muajit maj 2024, pasi gjatë një hetimi, gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj Durim Bamit.
21 Nëntor 2025, 12:20 -
Valter Bami arrestohet gabimisht në Elbasan, lihet i lirë! Në sistem rezultonte në arrest shtëpiak për vrasjen e Ramazan Sinos, masa iu shua para 8 muajsh
Valter Bami ishte pasagjer në një automjet tip "Audi", që drejtohej nga një vajzë, kur u ndalua gjatë një kontrolli rutinë të efektivëve të qarkullimit rrugor. Ai u arrestua pasi rezutonte në sistem se ishte në arrest shtëpiak si i dyshuar vrasjen e Ramazan Sinos më 2023, kunatit të Gentian Bejtjas. Por, masa e sigurisë ndaj tij është shuar prej janarit 2024.
21 Shtator 2025, 19:26 -
Vrasje, trafik droge, armësh dhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, SPAK çon në gjyq 6 anëtarët e grupit kriminal! Mes tyre vëllai i deputetit socialist (EMRAT)
SKY ECC zbardhi ngjarjet! Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për proces në GJKKO dosjen në ngarkim të 6 personave të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal, mes tyre edhe atentati i dështuar ndaj Durim Bami dhe Ervin Kodrës më 2020. Pushon dhe hetimet për 2 të dyshuarit e akuzuar si bashkëautorë të vrasjes së Shkëlzen Kastratit më 2021 në Fier, u ngatërrua objektivi
1 Gusht 2025, 16:25 -
GJKKO kalon për gjykim dosjen 'Revanshi', të pandehur Shullazi, Astrit Avdyli e Leonard Duka! Planifikuan 6 vrasje, përfshi Ervis Martinajn, Arben Ndokën dhe Durim Bamin
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marr Emiliano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Në total janë 14 të pandehur, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale.
28 Korrik 2025, 16:47 -