-
VIDEOLAJM/ Trafik i rënduar në aksin Orikum-Vlorë, radhë kilometrike! Bllokohet qarkullimi rrugor në një kah
Oraret e kthimit nga plazhi si dhe fluksi i lartë i pushuesve dhe turistëve që zgjedhin të qarkullojnë dhe vijnë në Vlorë me automjetet e tyre ka bërë që orët e pasdites në aksin nacional Vlorë-Orikum të kishte trafik të rënduar.
16 Gusht 2023, 19:15 -
-
Çështja Beleri, avokati: Berisha e Meta mbrojnë një analfabet! Ndërhyrja e Greqisë? Cenon sovranitetin! Korreshi: Ta kishte bërë një politikan i yni do ishte shpallur ‘Non Grata’
Sipas Beqirit, zgjedhja e më pas mbrojtja e dyshes Berisha-Meta të Fredi Belerit është absurde, po aq absurde është edhe reagimi i Greqisë pasi tregon primitivitet. Nga ana tjetër, juristi bëri thirrje që të reagojë edhe vetë Bashkimi Evropian pasi Greqia po cenon drejtpërdrejt sovranitetin e vendit tonë
16 Gusht 2023, 18:40 -
Adoleshenti i aksidentuar me jet ski në gjendje të rëndë, mjeku Olldashi: Ngjarja, këmbanë alarmi! Duhen rregulla dhe kontrolle të shtuara
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Himarë ku 4 të rinj u përplasën me jet ski, dhe njëri prej tyre rrezikon jetën por dhe raste të tjera që vijnë nga eksperimentimet apo manovrat në det bëhen shkak për një numër të shumtë urgjencash që paraqiten tek spitali i traumës pothuajse çdo ditë. Shefi I neurokirurgjisë Fatos Olldashi thotë për “Report TV” se këto urgjenca duhet të jenë një këmbanë alarmi për zbatimin e rregullave
16 Gusht 2023, 17:52 -
Fredi Beleri i përgjigjet Ramës nga burgu: Më arrestove që të grabisësh pronat në Himarë! Je si Erdogani, ke kapur drejtësinë
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka replikuar sërish nga burgu me kryeministrin Edi Rama, i cili dy ditë më parë kërkoi nga ai dhe shteti grek që të respektojnë vendimet e gjykatave shqiptare.
16 Gusht 2023, 16:16 -
Çështja Beleri, Meta: I burgosur politik i Ramës! Bylykbashi: PS do që të grabisë pronat e shqiptarëve në Himarë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar çështjen e Fredi Belrit, i cili është në burg për shitblerje votash. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Beleri është një i ‘burgosur politik’ i Ramës. Sipas Metës, rasti i Belerit tregon shembjes e shtetit të së drejtës në vendin tonë.
16 Gusht 2023, 15:05 -
Djali i saj vrau inxhinierin në Vlorë, PD thirrje ILD për shkarkimin e anëtares së KLP-së: Drejtësia të vihet në vend
Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina ka deklaruar se Partia Demokratike para disa ditësh i ka bërë kërkesë publike anëtares së KLP-së, Nurihan Metës, të japë dorëheqjen pasi djali i saj, Rei Meta, në rolin e sekserit, ushtroi dhunë fizike mbi Ardian Meshau, i cili humbi jetën.
16 Gusht 2023, 14:47 -
Balla viziton policin e plagosur në Vlorë: Autori të marrë dënim ekzemplar! Kush ngre dorën ndaj efektivëve, ngre dorën ndaj shtetit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar policin e plagosur Redin Çaushaj, i cili mbeti i plagosur me thikë në Himarë, pasi u fut për të shuar një sherr. Balla tha se autori duhet të marrë një dënim ekzemplar pasi kushdo që ngre dorën mbi efektivët e policisë, ka ngritur dorën ndaj shtetit.
16 Gusht 2023, 14:26 -
FOTO-LAJM/ Me nënën tek koka, polici i plagosur në reanimacion në spitalin e Vlorës
Redin Çaushaj, 25-vjeç, me detyre efektiv policie ndodhet në reanimacion në spitalin e Vlorës, pasi mbeti i plagosur me thikë në qafë, teksa ndërhyri për të shuar një konflikt mes disa personave në fshatin Pilur në Himarë. Report Tv sjell një foto prekëse nga spitali, ku 25-vjeçari po mbahet në reanimacion, nd&am
16 Gusht 2023, 14:12 -
Avokatët e Fredi Belerit do kërkojnë sërish lirimin, media greke: Humb mandatin nëse s'betohet deri në 15 shtator
15 shtatori është afati i fundit në të cilin Fredi Beleri humb mandatin nëse nuk betohet si kryebashkiak. Mediat greke duke iu referuar avokatëve, thonë se para këtij afati mbrojtësit ligjorë do të dorëzojnë në SPAK një kërkesë të re për lirim.
16 Gusht 2023, 14:07 -
Il Messaggero: Meloni në Vlorë, Italia mund të veçojë Shqipërinë për anëtarësim më të shpejtë në BE
Giorgia Meloni i bashkohet radhës së “500 mijë italianëve”, të cilët sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, këtë vit kanë zgjedhur të kalojnë Adriatikun dhe të kalojnë disa ditë në brigjet mes Vlorës, Durrësit dhe Sarandës, kështu shkruan Il Messaggero për vizitën e Meloni
16 Gusht 2023, 13:32 -
La Repubblica: Nga Pulia e VIP-ave në Shqipërinë low cost, Meloni mysafire e Ramës
Në fund, Giorgia Meloni vendosi ta kalonte mesin e gushtit me familjen e saj në Shqipëri. Nisja surprizë, me të afërmit më të ngushtë, në një traget të kompanisë greke A-Ships. Gjashtë orë e gjysmë lundrim nga Brindizi në Vlorë, së bashku me një mijë pasagjerë të tjerë.
16 Gusht 2023, 13:17 -
Plagosja e policit në Vlorë, Balla: Prokuroria të kryejë hetim të pavarur, ndëshkim të ashpër për autorin
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për ngjarjen në Vlorë, ku mbeti i plagosur me thikë polici Redin Çaushaj, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin mes dy personave të tjerë. Balla shkruan se pret nga Prokuroria e Vlorës q&am
16 Gusht 2023, 10:15 -
Humanizëm e solidaritet/ Policët japin gjak për të shpëtuar jetën e kolegut Redin Caushaj! Efektivi ndërhyri të shuante sherrin u godit me thikë e rrezikonte jetën (VIDEO)
Efektivët e policisë së komisariatit të Himarës kanë dhënë gjak për kolegun e tyre i cili u godit me thikë pasi ndërhyri për të ndalur një konflikt fizik mes disa personave në fshatin Pilur të Himarës.Ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 të 15 gushtit 2023, tek kthesa e f
16 Gusht 2023, 09:56 -
Ishte fshehur në ish-repartin ushtarak në Pilur, dalin pamjet nga momenti i arrestimit të 60-vjeçarit që plagosi policin
Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të 60-vjeçarit Thodhori Mërkuri i cili plagosi rëndë efektivin e policisë Redin Caushaj.Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e policisë, mëngjesin e sotëm, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga 60-vjeçarin Th. M., i cili ishte fshehur
16 Gusht 2023, 09:43 -
VIDEO-LAJM/ U plagos me thikë në qafë pasi ndërhyri për të shuar sherrin, momenti kur efektivi i policisë mbërrin në spital
Redin Caushaj, 28-vjeç mbeti i plagosur një natë më parë (15 gusht), pasi u qëllua me thikë nga Thodhori Mërkuri. Efektivi, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit ndërhyri për të shuar një sherr që po ndodhte mes disa personave në fshatin Pilur në Himarë.I riu mbeti i
16 Gusht 2023, 09:34 -
-
EMRI/ Kush është efektivi i i FNSH-së që u plagos me thikë në Himarë pasi ndërhyri për të shuar një konflikt
Redin Caushaj është efektivi i policisë i cili u plagos me thikë në qafë një natë më parë (15 gusht) pasi ndërhyri për të shuar një sherr mes disa personave në Himarë.28-
16 Gusht 2023, 07:35 -
U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit në Himarë, 16-vjeçari në gjendje të rëndë
16-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e 2 jet skive në plazhin e Llamanit, është në gjendje kritike për jetën.Megjithëse u raportua fillimisht se 16-vjeçari ka ndërruar jetë, buri
16 Gusht 2023, 00:29 -
E rëndë në Himarë, polici jashtë shërbimit ndërhyn të ndajë sherrin, goditet me thikë në qafë! Arrestohet autori (EMRI)
Efektivi, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit, ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. 60-vjeçari Thodhori Mërkuri u arrestua pas disa orësh ndjekje nga policia. Ai ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur
16 Gusht 2023, 00:13
