-
Vrasja e Vajdin Lamajt në 2005/ Dëshmia e të penduarit: Indrit Taullau më tha 'p*rdhën e madhe e bëmë copë-copë'! Informonte hap pas hapi Emiljano Shullazin
Në dëshminë e tij për SPAK, i penduari i drejtësisë, Luftar Reçi ka treguar një bisedë në tavolinë, ku Indrit Taullai rrëfen se kanë vrarë Vajdin Lamajn. Mësohet se ai ka thënë se për këtë ngjarje ka informuar me detaje Emiljano Shullazin. Sipas burimeve mësohet se Taullai të ketë
9 Dhjetor 2020, 11:00 -
Dëshmia/ I penduari Luftar Reçi: Lul Berisha më kërkoi të vras Klodjan Saliun, në këmbim të hiqte hasmin tim! Porositi bombë me telekomandë për ekzekutimin e Vajdin Lamajt, e mori Shullazi
Janë mësuar disa detaje nga dëshmia e Luftar Reçit të penduarit që sipas SPAK ka hedhur dritë mbi dy vrasje të bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut, për të cilat SPAK akuzon si të përfshirë Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre
9 Dhjetor 2020, 09:45 -
Skeda/ Kush është Luftar Reçi, i penduari i SPAK që 'spiunoi' dy prej bosëve më të mëdhenj të krimit, Shullazin dhe Lul Berishën (VIDEO)
I akuzuar për vrasje dhe trafik droge dhe prej 11 vitesh në burg, emri i Luftar Reçit është rikthyer në qendër të vëmendjes sot për shkak të rolit kyç që ka pasur në hetimet e bujshme të SPAK, për akuzat ndaj dy prej bosëve më të mëdhenj të krimit në Shqipëri, Lulzim Ber
8 Dhjetor 2020, 19:42 -
Skeda/ Kush është Emiljano Shullazi dhe anëtarët e grupit! Krimet nisin që në 1999
Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale. Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda q&am
8 Dhjetor 2020, 19:38 -
'Asgjë nuk harrohet'/ Yuri Kim: SPAK ka marrë një rast të madh të krimit të organizuar, nuk do jetë i fundit
Pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rinisjen e hetimit kundër grupeve kriminale të Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit ka reaguar ambasadorja Yuri Kim.
8 Dhjetor 2020, 19:21 -
Foto ku Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës, kërkohet ndërkombëtarisht
Lul Berisha dhe kunati i tij Plaurent Dervishaj janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në dy atentatet e bujshme ku humbën jetën Klodian Saliu dhe Vajdin Lamaj. Në foton e Plaurent Dervishajt që kërkohet ndërkombëtarisht akuzohet për grup të strukturuar kriminal, vrasje me paramendim dhe armë
8 Dhjetor 2020, 19:16 -
Si u vra Klodian Saliu dhe historiku i lidhjes së tij me bandën e Durrësit
Klodian Saliu, anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, u vra me 26 shkurt të vitit 2005. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata u nda në dy të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëra- tjetrës duke filluar një lu
8 Dhjetor 2020, 19:08 -
-
SPAK rinisi hetimet/ Si u ekzekutua në 2005 Vajdin Lame dhe truproja e tij me eksploziv në ashensor (SKEDA)
Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe truproja e tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”. Dy viktimat janë pë
8 Dhjetor 2020, 19:00 -
-
'Asgjë nuk harrohet'/ Rrëfehet i penduari, SPAK zbardh vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut! Urdhër arreste për Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe 5 bashkëpunëtorë
SPAK zbardh vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut para disa vitesh. Për këtë akuzon Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre. Rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi. Lul Berisha dhe Plarent Dervishaj aktualisht janë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Indrit Taullai, Luftar Reçi (i penduar), Viktor Ymeri janë arrestuar.
8 Dhjetor 2020, 18:10 -
Kush është personi tjetër i arrestuar për të njëjtat hetime si Taullau? I dënuar për dy vrasjet e mikut të Lul Berishës
Personi tjetër i arrestuar në Tiranë me urdhër të SPAK për të njëjtat hetime me Indrit Tuallau, është Viktor Ymeri i njohur si 'Tori i Xhihanes' . Viktor Ymeri është sjellë sot në Tiranë me urdhër të SPAK, teksa mësohet se ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ku ishte
8 Dhjetor 2020, 15:36 -
-
Pas arrestimit në Kosovë të Indrit Taullait, vihet në pranga dhe Viktor Ymeri
Pas arrestimit në Prizren dy ditë më parë të Indrit Taullait, i cili u vu në pranga për llogari të një mandati ndërkombëtar lëshuar nga SPAK, mësohet se policia shqiptare ka arrestuar edhe një tjetër person në Shqipëri që ka lidhje me të njëjtat hetime.
8 Dhjetor 2020, 11:59 -
SPAK urdhëroi arrestimin e Indrit Taullait! 3 vite pasi fitoi lirinë në 2017, u prangos në Prizren për llogari të Shqipërisë
Ka zgjatur vetëm tre vite liria të cilën Indrit Taullai, ish anëtari i bandës së Durrësit e fitoi me kusht me motivin se gjendja shëndetësore në qeli i rrezikonte jetën.
7 Dhjetor 2020, 15:29 -
Kosovë/ Arrestohet Indrit Taullai, ish-anëtar i bandës së Durrësit
Policia e Kosovës ka arrestuar Indrit Taullain, një prej ish-anëtarëve të bandës së Durrësit.Ai u arrestua në një qendër tregtare në Prizren në orën 14:20. Taullai është arrestuar edhe më parë si pjesëtar në organizatë kriminale, ndërkohë që në vitin 2017 i shpëtoi burgimit të përjetshëm duke u dënuar me 25 vite burg, por më pas fitoi lirimin me kusht për arsye shëndetësore.
6 Dhjetor 2020, 20:08