-
Vrasja e Klodjan Rashës/Arma e gjetur, pistoletë 'Zoraki', testi i ADN-së do përcaktojë kujt i përket! Ekspertiza: Viktima ka vetëm 1 plumb në brinjë, dëmtimet në kokë u bënë nga mjekët
Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Klodjan Rashës në Tiranë. Pistoleta del nga ato armë që blihen 120 mijë lekë të vjetra dhe shiten në disa dyqane në vendin tonë, vijojnë hetimet se kujt i përket, po bëhet ADN-ja për të zbuluar pronarin e pistoletës. Plumbi i ka thyer një brinjë dhe më pas ka qëndruar në zemër. Klodjan Rasha nuk ka asnjë goditje me armë në kokë.
17 Dhjetor 2020, 16:50 -
Protestat, Fishta: Duhej mbrojtje më e mirë! Të ishin dorëhequr dhe drejtues të tjerë policie, jo veç Lleshaj
Për shkak të dhunës në protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ngelën të plagosur 25 efektivë policie. Për këtë fakt, sipas kreut të Sindikatës së Policisë, duhet mbajtur përgjegjësi nga strukturat drejtuese. Fishta ndërkohë e konsideron përgjegjësi individuale vrasjen e Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.
16 Dhjetor 2020, 17:56 -
'Vrasje me dashje'! Prokuroria finalizon akuzën për policin që qëlloi për vdekje Klodian Rashën! Efektivi rrezikon deri në 20 vite burg
Prokuroria e Tiranës zyrtarizoi akuzën për policin Nevaldo Hajdaraj i cili vrau Klodjan Rashën më 8 dhjetor. Organi i akuzës ka vendosur "Vrasje me dashje" për efektivin i cili rrezikon deri në 20 vite burg. Prokuroria njofton se ka siguruar pamjet filmike ku qartësohet momenti i goditjes me armë nga punonjësi i policisë. Ai kishte qëlluar në pozicion të shtrirë dhe kishte shënjestruar trupin e Rashës e jo këmbët siç kishte dëshmuar polici.
16 Dhjetor 2020, 11:24 -
Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria: Është zbardhur ngjarja, rëndohet akuza, rrezikon mbi 20 vite burg! 25-vjeçari nuk është dhunuar, vijojnë hetimet për gjetjen e armës
Prokuroria e Tiranës në përfundim të hetimeve për vrasjen e 25 vjecarit Klodian rasha thotë se akuza për policin Nevaldo Hajdaraj do të ndryshohet. Ai sot mbahet në qeli për vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme ndërsa pritet të akuzohet për vrasje duke rrezikuar mbi 20 vite burg. Prokuroria deklaron se nga hetimet është arritur në konkluzionin se 25-vjeçari nuk është dhunuar. Gjithashtu prokuroria thotë se po punohet për identifikimin e armës së gjetur dhe rrethanat se si ajo është gjetur.
15 Dhjetor 2020, 15:46 -
7 ditë nga vrasja e të riut Klodjan Rasha/ Pas pensionit financiar, Rama vizitë për herë të tretë në familjen Rasha (VIDEO)
7 ditë pas vrasjes së Klodjan Rashës dhe një ditë pas vendimit për t'i dhënë 61 mijë lekë pension financiar , kryeministri Rama vizitoi sërish sot familjen Rasha. Kjo është hera e tretë që kryeministri takon familjarët e Klodjanit të ndjerë.
15 Dhjetor 2020, 09:54 -
Vrasja e Rashës, dëshmia e eprorit të policëve: Asnjë efektiv nuk kishte kamera në trup, edhe ata që gjetën armën
Në polici ka dëshmuar dhe një specialist i Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja" me iniciale A.J. Mësohet se ai ka thënë se nuk ka qenë në vendngjarje por është njoftuar nga efektiv
11 Dhjetor 2020, 12:57 -
Detaje nga hetimet për vrasjen e Klodjan Rashës/ Kamerat e sigurisë që pritet të zbardhin ngjarjen
Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e rëndë e ndodhur mëngjesin e së martës, kur efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, vrau 25-vjeçarin Klodjan Rasha.Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, bën me dije se ekzistojnë pamje filmike të kamerave të sigurisë në bizneset përreth, të cilat pritet që t&
11 Dhjetor 2020, 12:04 -
Ekskluzive/ Dëshmitë e efektivëve për vrasjen e Klodjan Rashës! Kontradikta mes 2 policëve kolegë për përplasjen fizike me 25-vjeçarin!
Shqiptarja.com ka siguruar dëshminë e efektivit të policisë Nevaldo Hajdaraj i cili vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodjan Rasha, si dhe të kolegut të tij, efektivit me iniciale E.Gj. Në dëshminë e tyre në komisariat, ata kanë treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes sipas versioneve të tyre ku janë vënë re dhe kontradikta mes kolegëve.
11 Dhjetor 2020, 11:55 -
Gjykata vendos "Arrest me burg" për policin që vrau Klodjan Rashën/ Efektivi Nevaldo Hajdaraj: Të jetë familja këtu, dua të kërkoj ndjesë publike
Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau mëngjesin e së martës 25-vjeçarin Klodjan Rasha. Gjykata ka vendosur masën "Arrest me burg".
11 Dhjetor 2020, 11:30