Shqiptarja.com ka arritur të sigurojë dëshminë e efektivit të policisë Nevaldo Hajdaraj i cili vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodjan Rasha, si dhe të kolegut të tij, efektivit me iniciale E.Gj. Në dëshminë e tyre në komisariat, ata kanë treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes sipas versioneve të tyre ku janë vënë re dhe kontradikta mes kolegëve.

Një pikë që ata nuk bien dakord, është pasi Nevaldo Hajdaraj nuk ka përmendur në asnjë moment të ketë pasur përplasje fizike me Klodjan Rashën ndërsa kolegu i tij me iniciale E.Gj. thotë se gjatë ndjekjes u konfliktuan.Nevaldo Hajdaraj është shprehur se vetëm e ka ndjekur 25-vjeçarin dhe më pas e ka qëlluar ku ka bërë 2 qitje, 1 prej plumbave nuk e ka kapur. Por në asnjë moment nuk shprehet të jetë konfrontuar fizikisht. Në anën tjetër, efektivi me iniciale E.Gj., është shprehur në komisariat se përpara se Hajdaraj të qëllonte, ai është përplasur fizikisht me Klodjan Rashën.

Sipas efektivëve të policisë ata kanë treguar fillimin e ngjarjes ku gjatë patrullimit në orën 01:10 në rrugën "Dritan Hoxha" (rruga nga sheshi "Shqiponja" drejt "Zogut të zi") kanë konstatuar një person që po qëndronte pranë një hoteli e duke i bërë thirrje më pas për të verifikuar nëse kishte leje dalje apo jo.

Mësohet se ata janë shprehur se Rasha sapo ka parë patrullën e policisë është larguar me vrap duke kaluar rrugën e duke u futur në rrugica. Nevaldo shprehet se i është vendosur në ndjekje të tij pasi Rasha nuk ndalonte vrapin dhe gjatë ndjekjes ka vënë re që 25-vjeçari ka nxjerrë nga brezi një send, në dukje armë zjarri.

Pas disa minutash ndjekje, Nevaldo shprehet se Rasha e ka kërcënuar "mos u afro se do të qëlloj". Mësohet se efektivi i policisë ka bërtitur "armë" për të sinjalizuar kolegun e tij se 25-vjeçari ka qenë i armatosur. Mësohet se Nevaldo ka thënë se në fillim të ndjekjes së 25-vjeçarit, ky i fundit ka futur dorën në brez dhe ka nxjerrë një send në dukje armë. 

Më pas në dëshmi ai thotë se efektivi shtrihet në tokë dhe ka qëlluar 1 herë në drejtim të këmbëve të Rashës të cilin nuk e kapi. Sipas Nevaldos, Rasha u tremb dhe tentoi të largohej në një rrugicë ku efektivi e ndoqi dhe më pas e ka qëlluar për herë të dytë, teksa dëgjoi 25-vjeçarin teksa bërtiste. Mësohet se Hajdaraj është shprehur se pas kësaj, ai së bashku me kolegun e tij me iniciale E.Gj i janë afruar Rashës i cili ishte shtrirë dhe rënkonte.

Në polici ka dëshmuar dhe një specialist i Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja" me iniciale A.J., eprori i policwve. Mësohet se ai ka thënë se nuk ka qenë në vendngjarje por është njoftuar nga efektivi me iniciale E.Gj. se Nevaldo Hajdaraj ka përdorur armën e shërbimit por pa e cilësuar rrethanat. Ai është shprehur në komisariat se asnjë prej efektivëve të grupit nuk ka pasur kamera në trup dhe nuk është filmuar asgjë nga vendngjarja.

Sipas tij, pasi kishte mbërritur në vendin ku ndodhi ngjarja dhe kishte urdhëruar një grup efektivësh të kontrollojnë dhe njëherë të gjithë rrugëtimin që kishin bërë Nevaldo në ndjekje të Rashës. Efektivi me iniciale A.J. dëshmon se grupi ka gjetur një armë në një prej rrugicave ku kishte kaluar i riu, por asnjë prej tyre nuk kishte në trup kamera individuale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Vrasja e Rashës, dëshmia e eprorit të policëve: Asnjë efektiv nuk kishte kamera në trup, edhe ata që gjetën armën

1607422856_KLODJANRASHA.jpg

Në polici ka dëshmuar dhe një specialist i Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja" me iniciale A.J. Mësohet se ai ka thënë se nuk ka qenë në vendngjarje por është njoftuar nga efektivi me iniciale E.Gj. se Nevaldo Hajdaraj ka përdorur armën e shërbimit por pa e cilësuar rrethanat. Ai është shprehur në komisariat se asnjë prej efektivëve të grupit nuk ka pasur kamera në trup dhe nuk është filmuar asgjë nga vendngjarja. Sipas tij, pasi kishte mbërritur në vendin ku ndodhi ngjarja dhe kishte urdhëruar një grup efektivësh të kontrollojnë dhe njëherë të gjithë rrugëtimin që kishin bërë Nevaldo në ndjekje të Rashës. Efektivi me iniciale A.J. dëshmon se grupi ka gjetur një armë në një prej rrugicave ku kishte kaluar i riu, por asnjë prej tyre nuk kishte në trup kamera individuale.

Ora 12:45
Dëshmia e Nevaldo Hajdarajt: Gjatë ndjekjes së Rashës më tha mos u afro se do të qëlloj

1607687250_1607685673HAJDARAJ.jpg

Në dëshminë e dy efektivëve të policisë, Nevaldo Hajdaraj dhe E.Gj. ata shprehen se Klodjan Rasha i ka kërcënuar se do t'i qëlloj. Mësohet se Nevaldo ka thënë se në fillim të ndjekjes së 25-vjeçarit, ky i fundit ka futur dorën në brez dhe ka nxjerrë një send në dukje armë. Efektivi i policisë shprehet se Rasha i ka thënë "mos u afro se do të qëlloj", por pa arritur të konfirmojë nëse sendi ka qenë një armë zjarri.

Më pas në dëshmi ai thotë se efektivi shtrihet në tokë dhe ka qëllua 1 herë në drejtim të këmbëve të Rashës të cilin nuk e kapi. Sipas Nevaldos, Rasha u tremb dhe tentoi të largohej në një rrugicë ku efektivi e ndoqi dhe më pas e ka qëlluar për herë të dytë, teksa dëgjoi 25-vjeçarin teksa bërtiste. Mësohet se Hajdaraj është shprehur se pasi kësaj, ai së bashku me kolegun e tij me iniciale E.Gj i janë afruar Rashës i cili ishte shtrirë dhe rënkonte.

Ndërkohë edhe efektivi tjetër mësohet të jetë shprehur në komisariat se gjatë ndjekjes së Rashës i është drejtuar atij, mos u afro se do të qëlloj por sërish pa konfirmuar nëse vërtet 25-vjeçari kishte armë ose jo.