-
VIDEO-LAJM/ Stresi u 'krenua' se ishte selia e PS, ky është momenti kur protestuesit i vënë flakën dyqaneve në zonën e '5 Majit'
Ky është momenti kur protestuesit i kanë flakën dyqaneve të 5 Majit në Tiranë, për të cilat kanë denocnuar dhe më herët ne Report Tv vetë pronarët e dyqaneve. Këto godina mëngjesin e të dielës janë konstatuar me xhama të thyer dhe ambiente të djegura.
14 Dhjetor 2020, 13:34 -
-
Arrestimet gjatë protestave, avokati: Klienti im ka qenë duke pirë kafe dhe s'ka goditur policë! S'ka asnjë provë që vërteton dhunën (VIDEO)
Ndërkohë që priten masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar gjatë ditës së dytë dhe të tretë të protestës, avokati i njërit protestues me iniciale B.SH ka deklaruar se klienti i tij nuk ka ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë, duke hedhur poshtë akuzën që rëndon mbi t&
14 Dhjetor 2020, 12:32 -
Protestat për vrasjen e Klodjanit, policia apelon: S'do tolerojmë asnjë grumbullim që bie ndesh me masat kundër COVID! Ndalni tubimet ose do merren masa
Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp në lidhje me protestat e dhunshme të 5 ditëve të fundit në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë më 8 dhjetor.
14 Dhjetor 2020, 12:23 -
Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës/ Të arrestuarit dalin në Gjykatë për masë sigurie, jashtë ambienteve familjarë dhe efektivë policie (VIDEO)
Në Gjykatën e Tiranës pritet që ditën e sotme të jepen vendimet për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve për ditën e dytë dhe të tretë të protestës në Tiranë, për vrasjen e Klodjan Rashës nga një efektiv policie më 8 dhjetor.
14 Dhjetor 2020, 11:59 -
PD padit Ardi Veliun në SPAK: Urdhëroi dhunën kundër protestuesve! LSI: Padi ndaj atyre që thanë se nxitëm minorenët në protestë
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliun, pasi sipas saj, ka urdhëruar dhunë ndaj protestuesve. PD ka kërkuar pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të hetimeve. Edhe LSI ka ka paralajmëruar padi ndaj atyre që e kanë akuzuar se ka përdorur minorenët për pjesëmarrje dhe dhunë në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.
14 Dhjetor 2020, 11:14 -
Vrasja e Klodjan Rashës dhe protestat/ George Frendo: Dhuna është gjithmonë një fyerje kundër dinjitetit njerëzor
Nga Italia, ku ndodhet edhe për pak orë pasi shkoi për kurim nga COVid19 George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ka dhënë një mesazh edhe për zhvillimet e fundit në Shqipëri.
14 Dhjetor 2020, 11:02 -
Mos e merrni peng protestën!
Ngjarjet e orëve të fundit të Shkodrës dhe mëtimet e kryebashkiakes së Shkodrës Ademi, si organizatore e protestës, të lenë një shije të keqe, atë që ka të bëjë me sensin e masës. Paçka një lloj tërheqje të Ademit dhe asaj që ka pretenduar për djegjen e selisë, kjo nuk e justifikon.
13 Dhjetor 2020, 22:58 -
'I riu po mbahet në Komisariat në gjendje të rëndë shëndetësore'?/Policia mohon lajmin: S'është e vërtetë! 20-vjeçari është mirë, e konfirmon mjeku
Policia e Tiranës ka mohuar lajmet që kanë qarkulluar në disa media se një i ri, i arrestuar gjatë protestës, po mbahet në Komisariat në gjendje të rëndë shëndetësore. Një lajm i tillë kurrsesi nuk është i vërtetë, njofton Policia.
13 Dhjetor 2020, 22:06 -
-
-
Stresi kritikon familjen e Klodian Rashës: S’i kisha pranuar as te dera e shtëpisë ata që më vranë djalin!Unë e hapa ç’desha të hapja, tani ta vazhdojë kush të dojë
Stresi nuk ndalet me postimet e tij ku këtë herë pasi ka kritikuar familjarët e Klodian Rashës, e bëri të qartë se ishte një nga organizatorët e protestave duke thënë se "Unë e hapa ç’deshta me hapur, tani ta vazhdojë kush të dojë".
13 Dhjetor 2020, 20:51 -
Protestuesit i drejtohen Zogut të Zi, kaos në trafik, shoqërohen disa protestues! Ndërhyjnë Shqiponjat
Protestuesit i janë larguar nga sheshi "Skënderbej" pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe i janë drejtuar Zogut të Zi. Protestuesit po ecin rrugëve të çorientuar pa pasur një itinerar konkret. Pr
13 Dhjetor 2020, 20:25 -
-
Protestuesit tentojnë të heqin gardhin e policisë te Pema e Vitit të Ri, hidhet sërish gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre
FNSH ka hedhur gaz lotsjellës në sheshin 'Skëndërbej' pasi protestuesit janë afruar dhe kanë tentuar të heqin gardhin metalik të vendosur rreth pemës së Krishtlindjeve.
13 Dhjetor 2020, 20:11 -
Pasojat nga protesta/ Tabela të shembura dhe stacione autobusësh e semaforë të shkatërruar
Kur kanë kaluar rreth një orë nga nisja e protestës, edhe kësaj radhe nuk kanë munguar shkatërrimi i pronës publike. Tabelat e rrugës janë shembur, teksa nuk i kanë shpëtuar dhunës as stacionet e autobusëve. Siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, ku stacion i autobusit te kryqëzimi në hyrje të Bl
13 Dhjetor 2020, 19:58 -
-
-
Me 2 gishta lart dhe thirrjet 'Rama Ik', protestuesit në Lushnje 'harrojnë' Klodjanin! Organizatorja: Takohemi në protesta të tjera
Me dy gishtat lart, protesta në Lushnje nuk dukej si një organizim për të kërkuar drejtësi për Klodjan Rashën, të riun që u vra nga policia, por u ngjante protestave të thirrura nga opozita.
13 Dhjetor 2020, 19:38 -
Tensionohet situata të Drejtoria e Policisë, shoqërohen disa protestues
FNSH ka shoqëruar disa protestues pasi kanë tentuar të kalojnë në rrugën te Drejtoria e Policisë, por ajo ka qenë e bllokuar nga efektivë e policisë. Kjo ka bërë që të ketë tensione dhe të shoqërohen disa nga protestuesit.
13 Dhjetor 2020, 19:30
