-
Kronikë
SKEMA 3D e masakrës së Velipojës, Report Tv rindërton ngjarjen; Nga sherri i pasdites për shezlonget, te vrasja pas mesnate (VIDEO)
Report Tv ka rindërtuar të gjithë dinamikën e tragjedisë së Velipojës ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Debati mes dy fiseve nisi pasditen e 26 qershorit dhe në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit u përmbyll me të shtëna armësh duke lënë 4 viktima.
1 Korrik 2021, 12:14 -
Kronikë
I heqin çadrat që i administronte prej 15 vitesh, denoncon biznesmeni në Sarandë: Aferë korruptive, ai që i ka përfituar nuk plotëson asnjë kriter! Nuk dua të derdhet gjak si në Velipojë
Para 2 ditësh policia ka hequr çadrat e hotelit 'Kështjella' në pronësi të Albert Sulës i cili menaxhonte plazhin prej 15 vjetësh, duke e ndarë plazhin në mes. Biznesmeni ankohet se ky veprim është korruptiv dhe se personit të cilit i është dhënë plazhi nuk e përfiton në bazë të kritereve pasi nuk ka njësi akomoduese hotel.
1 Korrik 2021, 12:11 -
Kronikë
Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, Gjykata e Shkodrës cakton 'arrest në burg pa afat' për dy të plagosurit, Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin
Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë "arrest në burg" pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë më masakrën që prodhoi katër të vrarë. Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve.
1 Korrik 2021, 10:22 -
Opinion
-
Kronikë
Konflikt për stacionin e plazhit në Ksamil, denoncon binzesmeni: S'dua të derdhet gjak si në Velipojë, të vihet drejtësi! Territorin tim, ia dhanë një polici
Kofliktet për stacionet e plazhit nuk kanë fund. Pas konfliktit të Velipojës që përfundoi në masakër me 4 të vrarë, një tjetër ka lindur në Ksamil. Pronari i një hoteli Albert Sula, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Sarandë denoncon se një pjesë plazhi që e ka shfrytëzuar për 15 vite, ia kanë kaluar sipas tij në mënyrë të padrejtë një polici
30 Qershor 2021, 17:10 -
Kronikë
Ndoka: S’kam marrë kurrë asnjëherë një gjobë si shofer! 3 djemtë e mi nuk kanë makinë personale derisa ta blejnë vetë
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka treguar se është një shofer shumë i rregullt, sa deri më tani nuk ka marrë kurrë asnjë gjobë. Madje ai ka thënë se 3 djemve të tij, edhe pse janë mbi 20-vjeç, nuk u ka blerë makinë dhe nuk do e kenë derisa ta blenë vetë.
29 Qershor 2021, 22:38 -
Kronikë
4 të vrarë në Velipojë/ Meçe në Report Tv: Policia s'ka faj, s'kanë kuptim kërkesat për dorëheqje! Ndoka: Pse opozita nuk sulmon Çuçin? Se nuk punon, s'e pyet as Ardi Veliu
Për kreun e PDK-së, Nard Ndoka, vrasja me 4 viktima në Velipojë duhet të prodhonte largime ose dorëheqje në radhët e Policisë së Shtetit. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Ndoka ka komentuar edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama sot, i cili njëjtë si ministri Çuçi, bëri fajtor prokuror e gjykatës, që lirojnë kriminelët që kap Policia. Sipas Ndokës, ky është një reagim provokues dhe demagogjik.
29 Qershor 2021, 22:07 -
Kronikë
Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, 22 gëzhoja armësh në tarracën e hotelit Gocaj! Dinamika, Ferracaku dhe djemtë e tij hapën zjarr të parët, sa plumba morën viktimat
22 gëzhoja armësh janë gjendur në vendin e ngjarjes së masakrës me 4 të vrarë në Velipojë. Sipas të dhënave të ekspertizës së policisë së Shkodrës ka qënë Hasan Ferracaku ai i cili bashkë me djemtë dhe nipin e tij kanë hapur zjarr të parët duke vrarë më armë zjarri dy vëllezërit Gocaj si dhe kamarierin 20 vjeçar Musaen Zeneli.
29 Qershor 2021, 18:42 -
Kronikë
3 ditë pas masakrës me 4 të vrarë, braktisen hotelet e familjeve Ferracaku dhe Gocaj! Pushuesit mbushin Velipojën: Ngjarje e izoluar, nuk na tremb
Nuk ndihen aspak të frikësuar teksa pushojnë në plazhin e Velipojës. Turistë shqiptarë e të huaj e konsiderojnë të izoluar vrasjen e 4-fishtë për shezlongët dhe thonë se kjo s’duhet të dëmtojë turizmin. Por vetëm 400 metra larg masivitetit, janë braktisur hotelet ku ndodhi përplasja me armë.
29 Qershor 2021, 17:45 -
Politikë
Alibeaj liston 2 nga arsyet që çuan PD-në në humbje: Edhe ne u tunduam nga krimi gjatë fushatës
I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, deputeti i PD-së, i shpallur fitues në 25 prill, Enkelejd Alibeaj, ka listuar sipas tij arsyet që kanë çuar demokratët në humbje. Mos organizimi në kohë apo gjetja e elementëve më të mirë për t’u futur në garë, sipas tij, janë motive që kan&
28 Qershor 2021, 21:51 -
Politikë
Berisha ‘Non Grata’, Alibeaj: Vendim politik, s’ka prova! Ai e çoi në gjyq çështjen për të mos përzier PD-në
Shpalljen ‘Non Grata’ të ish- kryeministrit Sali Berisha, deputeti i PD-së i dalë fitues nga zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj e konsideron si një lëvizje politike, pasi sipas tij nuk ka prova dhe fakte. “Çështja është e zgjidhur, është qartë për këdo, Berisha ka pasur dhe ka b&e
28 Qershor 2021, 21:45 -
Politikë
Vrasjet dhe aksidentet, Alibeaj në Report Tv: Pasojë e 25 prillit! Deklarata e Çuçit? Papërgjegjshmëri! Shko në Bllok dhe në 100 metra ke miliona euro makina të shtrenjta
Për deputetin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, 2 ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, vrasja në Velipojë dhe aksidentin në aksin Fier-Vlorë, janë pasojat e 25 prillit. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Albeaj tha se pas zgjedhjeve të ‘vjedhura’ siç ai ka cilësuar 25 prillin, krimi merr pushtetin dhe qeveria është ‘nën drejtimin’ e tij.
28 Qershor 2021, 21:25 -
Kronikë
Dëshmia rrëqethëse e nënës së Musaenit të vrarë në Velipojë: Lava rrobat me gjak të djalit dhe nuk e dija që ishin të fëmijës tim! Më ka mbetur në mendje gëzimi i tij
Në shtëpinë e Anila Zenelit ra një tragjedi e madhe. Mesnatën e 28 qershorit djali i saj, Musaeni mbeti i vrarë pas një konflikti për shezlonat, mes pronarëve të dy lokaleve, në njërin prej të cilëve punonte edhe 19-vjeçari. Musaeni ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë.
28 Qershor 2021, 19:51 -
Kronikë
Masakra në Velipojë, Ademi për Report Tv: Mund të ishte parandaluar! Ministria e Turizmit ka dhënë deri tani vetëm 1 leje për plazh privat! E pafalshme vonesa
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi në një intervistë për Report Tv, ka bërë fajtor shtetin për ngjarjen e ndodhur në Velipojë që përfundoi me 4 viktima. Përballë gazetarit Ergys Kavaja, Ademi tha se është absurde që në kulmin e sezonit turistik, bizneset të mos kenë një kontratë për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit.
28 Qershor 2021, 18:17 -
Kronikë
Kujtoi mbrëmjen e maturës me një fotografi, mësuesja e gjimnazit e Musaenit i dedikon poezinë prekëse: Sa zemra trishtove, nuk është faji jot, ishte fat i zi
“Ah mor Musaen, sa zemra trishtove. Nuk ishte faji jot, ishte fat i zi”, këto janë fjalë që mësuesja e gjimnazit, Valdete Gjyrezi ia dedikoi viktimës më t&am
28 Qershor 2021, 18:06 -
Opinion
Vrasjet makabre në terren dhe terrorizimi mediatik, kjo ndodh kur të bie 'dielli' në kokë
Ditët e fundit kanë qënë me të vërtetë të rënda, pasi në një aksident automobilistik kanë humbur jetën një familje e tërë prej katër vetash, mes të cilëve dy fëmijë, si dhe 4 persona janë vrarë në Velipojë të Shkodrës si dhe janë plagosur dy të tjerë.
28 Qershor 2021, 17:22 -
Kronikë
U vra në ditën e parë të punës në Velipojë, kamarierët e Shkodrës bëjnë gjestin prekës për Musaenin! Mbledhin bashkishe për familjen Zeneli
20 vjeçari Musaen Zeneli i vrarë nga përplasja me armë në Velipojë në ditën e parë të punës si kamarier, sot është përcjellë në banesën e fundit, në lule të rinisë.
28 Qershor 2021, 16:00 -
Kronikë
Humbi jetën në masakrën e Velipojës, shqiptarët bëhen bashkë dhe mbledhin mbi 10 mijë $ brenda pak orësh për familjen e Musaen Zenelit
Paratë nuk mund ta kthejnë atë në jetë, e megjithatë kjo iniciativë për të mbledhur para, do i vijë në ndihmë familjes së 20-vjeçarit, Musaen Zeneli, që përtej dhimbjes, të mos i bëhet barrë edhe vështirësia ekonomike.
28 Qershor 2021, 15:54 -
Kronikë
I jepet lamtumira 20-vjeçarit Musaen Zenelit, myftiu i Shkodrës: Largohesh nga cinizmi i atyre që të 'qanë' në Facebook dhe po shkatërrojnë këtë vend
Paraditën e së hënës, më 28 qershor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në xhenazen e të riut jetim Musaen Zeneli, 20 vjeçarit, që humbi jetën në mënyrë tragjike një ditë më parë në tragjedinë e dhimbshme të Velipojës, ku katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur
28 Qershor 2021, 14:19 -
Kronikë
Djegia e shezlongëve në Dhërmi, përfaqësuesja ligjore e Domi.al.shpk: Presim të zbardhet ngjarja, mund të ketë qenë edhe aksidentale
Përfaqësuesja ligjore e Domi.al.shpk, Artemis Kito ka reaguar në lidhje me djegien e 60 shezlongëve në Dhërmi, të cilat i përkisnin këtij biznesi. Kito tha se ato nuk kanë pasur konflikt me asnjë individ tjetër dhe se ngjarja mund të ketë qenë eadhe aksidentale. Ajo tha se presin nga policia që të zbardhet.
28 Qershor 2021, 12:28