-
Baze: Kur e kupton, se e ke kokën në sininë e Lulzim Bashës
Një analizë nga Mero Baze...
30 Tetor 2019, 22:32 -
Baze: 'Zhurmimi' i Komisionit të Reformës, dekonspiron frikën e Bashës nga zgjedhjet
Lulzim Basha po sillet si një “dashnore e lënë” nga Edi Rama. Në mungesë të guximit për të ulur në tryezë të bisedimeve për reformën zgjedhore dhe më ndryshime kushtetuese, nëse është nevoja, ai rri në rrugë dhe zhrumon Komisionin e Reformës që mblidhet nën kujdesin e OSBE ku ai vet e lë karrigen bosh.
23 Tetor 2019, 20:27 -
Baze: Krizat, që presin zgjidhjen e krye krizës shqiptare
Shqipëria është politikisht e bllokuar për sfida të tilla si zgjedhje të reja, apo ndryshime qeverie, deri sa të përfundojë legalisht beteja mes shumicës në pushtet dhe presidentit Ilir Meta, që mund të përfundojë me shkarkimin e tij.
23 Tetor 2019, 15:59 -
Baze: Pse s’ka rrezik rus apo kinez në Ballkan, nga dështimi i Europës?
Vetoja franceze kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, po shoqërohet me një lumë paralajmërimesh për pasojat që mund të ketë kjo për Ballkanin dhe raportet me Europën, me shpresë se mund ta lëvizë Francën nga pozicioni i saj.
16 Tetor 2019, 22:28 -
Baze: Mos e fyeni Albinin si çlirues të Kosovës nga Shqipëria
Ka një përpjekje nga një rreth opinionistësh të fushatës pro Kurtit, për të konsideruar fillimin e qeverisjes së tij, si një qeverisje kundër ndikimit të Shqipërisë në Kosovë. Për mua ky është një lajm i mirë dhe do t’ia dëshiroja çdo kryeministri të Kosovës. E vetmja mënyrë që Kosova të bëhet shtet serioz, i pranueshëm dhe i besueshëm, është të zhvillojë një identitet shtetëror e administrativ ndarazi me Shqipërinë, për t’i bindur të gjithë, se ja ka vlejtur njohja dhe pranimi si shtet.
12 Tetor 2019, 21:01 -
Baze: Fitorja e dy opozitave në Kosovë dhe pikëpyetjet e bashkëjetesës së tyre
Dy fituesit e zgjedhjeve në Kosovë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. I pari përfaqëson një opozitë historike prej nga koha kur organizata “Vetvendosja” u kthye në parti politike dhe mori pjesë në zgjedhje.
7 Tetor 2019, 17:19 -
Baze: Një fushatë frikacakësh
Kosova mbylli fushatën për zgjedhjet e Parlamentit të ri të Kosovës, provokuar nga kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, pas përpjekeve të tij për të rritur frymën populiste në vend, ndërkohë që një fletëthirrje nga Gjykata Speciale në Hagë, mbërriti në zyrën e tij.
5 Tetor 2019, 20:06 -
Baze: Lajmi më i keq për opozitën nga 'Venecia', është legjitimiteti i 30 Qershorit
Ndërsa fati i mëtejshëm i Ilir Metës si President tani e tutje do të jetë në dorë të Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi Komisioni i Venecias ka provuar se ka shkelur Kushtetutën, çështja e legjitimitetit të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit është një çështje që është mbyllur nga Komisioni i Venecias, duke çertifikuar legjitimitetin jurdik të tyre, çka është një nga 9 kushtet e Bundestagut.
29 Shtator 2019, 21:28 -
Baze: Trajtimi i Venecias si 'dekret për falje dënimi' për presidentin
Opinioni i Komisionit të Venecias ende nuk është bërë zyrtar, por përpjekja mediatike e Ilir Metës, për ta zhbërë atë, është në kulmin e saj. Nuk kam ndërmend të polemizoj me zyren presidenciale, që e quan atë paturpësisht “trakt”, biles dua të them që ia mirëkuptoj hallin.
28 Shtator 2019, 21:44 -
Baze: Kriza vjen nga mungesa e paqes brenda opozitës
SHBA, OSBE dhe Bashkimi Europian u investuan që Lulzim Basha të pranonte më në fund kthimin në tryezë bisedimesh për zgjidhjen e krizës, duke e lavdëruar paraprakisht atë për hapin që duhej të hidhte. Ivi Kaso, një ekspert i opozitës, u ul në tryezë, lexoi një deklaratë si Neritan Ceka në Parlamentin e 1991 dhe iku duke ngritur një stuhi, e cila për pak prishi tryezën.
25 Shtator 2019, 21:58 -
Baze: Nuk ishte për klikime, nuk e bënë gazetarët!
Paniku i së dielës në mbrëmje nuk është një panik i shkaktuar nga nevoja për klikime në portale, por nga një skenar politik. Mbrapa lajmit nuk qëndron as ai reporteri i shkretë që kanë ndaluar, as redaktorët formalë të portalit në fjalë, por një përpjekje perverse politike për të shfrytëzuar ankthin e shkatuar nga tërmetet, në një panik që mund të destabilizonte situatën.
23 Shtator 2019, 20:30 -
Baze: Presion i pandershëm mbi Lulzim Bashën për një marrëveshje të re!
Tani që gjithë aleatët formalë të Lulzim Bashës, kanë hequr dorë nga kushti i uljes në tryezë pa Edi Ramën, si pengesë për dialogun. Pas LSI, edhe Agron Dukës, sot dhe Fatmir Mediu këmbëngul që duhet të ulen në tryezë me Edi Ramën për zgjidhjen e krizës. E parë nga jashtë duket sikur tani gjithçka ka mbetur në dorë të Lulzim Bashës dhe tek një “Po” e tij. Madje ata duket sikur po i përkëdhelin sedrën, sikur ai e ka në dorë uljen në tryezë, për një Marrëveshje të re.
12 Shtator 2019, 20:11 -
Baze: Presidenti zbardhi të vërtetën e dhunës
E gjithë beteja e dhunës e para 30 Qershorit i ndante palët vetëm në një pikë, tek ata që pretendonin se ishim para një revolte popullore, që i duhej hapur rrugë (dhe kjo ishte dyshja Meta- Berisha), dhe tek ata që e konsideronin një “revolucion” artificial të sponsorizuar me rroga shteti nga punonjës bashkiakë, që donin të imponoheshin me dhunë.
11 Shtator 2019, 20:54 -
'Normaliteti' që prodhon lajm për Ilir Metën
Presidenti Ilir Meta po përpiqet të krijojë një frymë diversioni për raportet e tij me shumicën, që ka nisur procedurën për shkarkimin e tij. Gjuha korrekte gjatë seancës para Komisionit Hetimor, gjestet etike të drejtuesve të Kuvendit dhe mungesa e ndonjë “përleshje” në sallë, duket se prodhuan lajm si sjellje normale dhe presidenti dukej i kënaqur me këtë gjë. Në fakt, kishte kohë që prodhonte lajme, vetëm si anormal.
10 Shtator 2019, 20:31 -
Baze: Presidenti i një shteti paralel
E vetmja ngjarje pozitive nga Komisioni Hetimor për veprimtarinë e presidentit, ishte Ilir Meta i veshur me kostum. Pas shafqjes të së shtunës me brekë në plazh, duke ndihmuar një mace në majë të tendës, performanca e sotme, jep shpresë së paku për shëndetin mendor. Por nga ato që tha me dhe pa dashje, ai demonstroi se është president i një shteti paralel, dhe jo president i Shqipërisë. Nuk di të them a duhet të hetohet penalisht a jo për këtë, por së paku një herë të shkarkohet.
9 Shtator 2019, 21:59 -
Baze: Pse socialistët duhet të jenë seriozë në qëndrimin ndaj Ilir Metës?
Presidenti Ilir Meta do të jetë të hënën para një Komisioni Hetimor parlamentar lidhur me pretendimin e shumicës, se ai ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke e përdorur postin që mban për qëllimet politike të opozitës dhe destabilizimin e vendit, duke u përpjekur të anulojë zgjedhjet e 30 Qershorit, dhe duke futur vendin në kaos.
8 Shtator 2019, 23:02 -
Baze: 'Ndëshkimi' që rekomandon OSBE/ODHIR për zgjedhjet
Por të gjithë ishim të përgatitur për të qenë kështu, dhe më keq. Biles beteja dhe basti për 30 qershorin ishin se a do të mund të zhvilloheshin zgjedhjet kështu, pas asaj që opozita bëri duke i bojkotuar dhe duke i kundërshtuar me dhunë, duke i kërcënuar shqiptarët me vëllavrasje?
5 Shtator 2019, 21:40 -
Baze: Rikthimi i vëmendjes amerikane!
Ankthi që kish përfshirë Ballkanin dy vitet e fundit, pas ardhjes në pushtet të Presidentit Trump, ishte se axhenda amerikane po merrej me tema të mëdha globale, të tilla si Korea, Irani apo Arabia Saudite, lufta tregëtare me Kinën, dhe disa vende evropiane dhe rajone si Ballkani, që nuk kanë interes në dukje global, po liheshin në fatin e tyre.
1 Shtator 2019, 18:30 -
Baze: Një bisedë për Valdrinin para 30 qershorit, me Ditmirin dhe Luanin
Para fushatës elektorale në Shkodër, kam pasur një bisedë të vështirë me dy deputetë socialistë të Shkodrës, të cilët nuk besonin se do të bëheshin zgjedhjet më 30 qershor. Ishin Ditmir Bushati dhe Luan Harusha.
28 Gusht 2019, 22:10 -
Baze: Mëshirë për pronarët, lotë krokodili për gazetarët?
Duket se emisioni i Ylli Rakipit dhe Adi Krastës nuk do jetë më në ekranin e News 24, por në një ekran tjetër. Vendimi për të mos u zgjatur më kontratën, është i pronarit të grupit, i cili ka marrë një emision tjetër, “Real Story”.
27 Gusht 2019, 21:40 -
Baze: Filtrat e dekriminalizimit, si ato të dekomunistizimit
Agim Kajmaku, kryetari i sapozgjedhuri i Bashkisë së Vorës, është nën akuzë nga opozita, se identiteti i rremë i tij përkon me një dënim në Gjykatën e Janinës. Kajmaku vazhdon ta hedhë poshtë akuzën dhe ka dorëzuar shenjat e gishtave, si garanci se personi në fjalë nuk është ai, por një i afërm i tij.
27 Gusht 2019, 15:47 -
Baze: Faturat e ministres dhe fatura që merr shtypi nga spekulimi
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është gjendur përballë një sulmi në dukje të faktuar, lidhur me udhëtimet e saj të shtrenjta dhe faturat e hoteleve, që në fakt ngjall mjaft interes për publikun. Respekti ndaj parave publike dhe transparenca, janë një standart etik që nuk duhet anashkaluar.
24 Gusht 2019, 22:04 -
Opozita e mbetur për vjeshtë
E vetmja gjë e qartë që duket tek ligjërimi politik i Lulzim Bashës, është paqartësia se çfarë do të bëjë këtë vjeshtë me opozitën. Tre faktorët kryesorë që mbështetën projektin e tij për daljen nga sistemi, tani kanë tre qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të rikthehen në sistem, duke ja bërë shumë më të vështirë mbijetesën.
23 Gusht 2019, 22:21 -
Debati brenda socialistëve të Shkodrës, turpëron PD
Lulzim Basha ka ripublikuar sot debatin brenda Këshillit Bashkiak të socialistëve në Shkodër, ndërkohë që ishte në shtëpinë e tij në Holandë. E ka publikuar si një “skandal” për Partinë Socialiste dhe më pas ka nxjerrë dhe përfundime prej saj, duke përfolur njerëz me akuza pa asnjë bazë. Por kjo e dyta është në traditën e tij.
21 Gusht 2019, 22:44 -
Baze: Përsëritja e ngrefosjes së Lulit, si i 'fortë'!
Rihpaja e debatit për kryetarin e ri të Bashkisë së Shkodrës ka zgjuar për të disatën herë një ves burracak të disa elementëve të Partisë Demokratike, që nuk dihet pse e kanë caktuar veten të “fortë” dhe mendojnë që u ka hije kërcënimi.
18 Gusht 2019, 22:57