-
Perëndimi arriti të izolojë Sali Berishën nga opozita
Sali Berisha është sot njeriu më i izoluar, më i humbur dhe më i papërfillur dhe nga njerëzit e vet. Nervozizmi i tij ekstrem, shkulma e tij e urrejtjes, që duket sikur kushtëzohet nga pafuqia që i jep koha për t’u kthyer, dhe një herë sot morën një shuplakë të fortë, jo nga shumica, por nga militantët e opozitës, që në të vërtetë janë një kor pa tru, që komandohen zyrtarisht nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
25 Maj 2019, 22:28 -
Një diversion, për të krijuar pasiguri për 30 Qershorin
Pas një udhëtimi të dëshpëruar në Britaninë e Madhe, dhe një injorimi mizor që i janë bërë pretendimeve të tij nga faktori ndërkombëtar, Lulzim Basha po përpiqet të fusë krizën në një spirale të re, duke bërë sikur është gati për një pakt me Ramën. Dhe për këtë shkak, flet për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, përtej 30 qershorit.
21 Maj 2019, 22:22 -
Makthi për dhunën, ose 'Mbamëni se do ta vras'!
Ka dy konfuzione të mëdha në ligjërimin politik të opozitës sot. Konfuzioni i parë është diferenca mes frymëzuesve të linjës së ashpër të opozitës, kryesisht gazetarë propogandistë të ish- së majtës së vjetër, që tani janë me Bashën dhe Kryemadhin, dhe vet&
20 Maj 2019, 22:29 -
Marshimi i shpresave të lagura… nga Perëndimi
Një ditë më parë në konferencën e tij për shtyp, Lulzim Basha ishte treguar cinik deri në neveri me kërcënimin ndaj ambasadorit të OSBE në Tiranë, duke u përpjekur të dëgjonte me kënaqësi perverse, kërcënimin që një bandit i tij kishte bërë në muret e banesës së ambasadorit.
14 Maj 2019, 09:12 -
PD-në e 'vrasin' zgjedhjet që prodhojnë konkurrencë
Debati real nuk është themelimi i një partie, por hyrja në zgjedhje kundër vendimit dhe vullnetit të PD-ës, Sali Berishës. Dhe këtu nuk është fjala më as për Rudina Hajdarin, as për Astrit Patozin dhe çdo emër tjetër të përveçëm.
20 Prill 2019, 21:01 -
Nervozë, përse s’ka gjak!
Fatos Lubonja thotë se në vend të tyre, duhet të përdoret dhuna e policies, dhe është pak më i sinqertë se të tjerët në këtë pikë. Fjala vjen, një fotografi me shkop gome duke ju drejtuar nga pas Gazmend Bardhit, mund të mahnisë botën. Është shumë fotografike si pamje.
15 Prill 2019, 22:47 -
Fati i Erion Veliajt, me protestat 'opozitare'
Partia që ka zbuar studentët nga tetë konvikte dhe i ka mbushur me të ardhur nga Veriu, që ka ndërtuar dhe Universitet privat brenda atij shtetëror, dhe që ka lënë mijëra nxënës pa shkollë të mesme e 9- vjeçare, tani ka vendosur të bëjë protesta që kjo shkollë të mos behet.
6 Prill 2019, 13:33 -
Demonstrimi i sotëm, si një ofertë cinike
Në këtë pikë, ajo që bëri Edi Rama sot në Tiranë, është një axhendë e tij, një demonstrim i fuqisë së shumicës, e cila vlen për të treguar se çelësin e krizës e ka ai në dorë, ashu siç vlen për të treguar se me rrugën nuk ka shans askush ta mundë.
23 Mars 2019, 22:55 -
Dikush ka punësuar tinëzisht 'burrin e tezes' së Shkëlzenit në Gërdec!
Muhamet Hoxha është dëshmitari i vetëm i vdekur, i patjetërsueshëm, i pamanipulueshëm, dhe i pagojë, për ta frikësuar, si Kosta Trebickën apo Luan Hoxhën, që të ndryshojë dëshminë, e pastaj të gjendet në pyll i vrarë, apo i arratisur nga frika në SHBA.
22 Mars 2019, 22:25 -
25 pyetjet e Berishës për Azem Hajdarin dhe përjashtimi i fundit nga PD
Vetë Partia Demokratike ndërmori disa masa të ashpra ndaj tij, deri në “ngrirjen” si anëtar i Këshillit Kombëtar. Por Azemi nuk u tërhoq. Aftësia e tij për t’i mbajtur mbështetësit e vet të motivuar ishte e lindur. Edhe pse të gjithë kishin në kurriz ShIK-un dhe Policinë, Azemi u krijonte ndjesinë se policia, ShIK-u, Berisha dhe gjithkush tjetër, përveç Meksit, ishin me të, ndaj të mos trembeshin.
12 Mars 2019, 21:15 -
Paralelet që nuk bëhen dot me 26 Majin
Opozita e sotme është ende konfuze, se çfarë duhet të bëjë me zgjedhjet lokale dhe rri e mban me shpresa militantët, duke u thënë se do bëhen në një ditë me zgjedhjet parlamentare, duke çuar praktikisht drejt shkrirjes strukturat politike të opozitës dhe duke rrezikuar vdekjen klinike të saj
11 Mars 2019, 00:33 -
Mbi papërgjegjësinë e Bashës, që nuk gjykohet kurrë
Së fundmi, ka dhe një keqkuptim të madh për rolin e atyre që po hyjnë në parlament. Ata nuk po hyjnë për të vazhduar rrugën e Lulzim Bashës. Lulzim Basha e ka marrë vendimin e tij politik bashkë me Kryemadhin dhe është e qartë se e duan ekipin e tyre jashtë Parlamentit. Kjo është kauza e tyre politike
6 Mars 2019, 01:32 -
Një opozitë që kërkon Androlog!
Ndërsa brenda Parlamentit, miratoheshin strukturat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, që i hapin rrugë ngritjes së dy institucioneve të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, jashtë një turmë e improvuzar me punonjës të Bashkisë së Kamzës dhe Shkodrës, dukej sikur rrezatonin më shumë uri seksuale se sa uri për bukë apo punë, siç pretendon opozita.
26 Shkurt 2019, 22:06 -
Lista dhe qeveri “hije”, nga qelia e opozitës
Opozita dhe elektorati i saj, duhen përgatitur ta përballojnë ndëshkimin. Nëse nuk u thuhet e vërteta dhe rriten pritshmëritë për mashtrime ordinere si këto, pasojat do jenë dhe më të këqija. Opozita duhet të rrisë pritshmërinë për t’u përballur me Perëndimin dhe shumicën këtu, për të mbijetuar deri në vitin 2021 si forcë jashtë sistemit. Kjo nuk do të thotë që deri më 2021 ta shtysh duke gënjyer, por duke luftuar. Dy vjet më pas, do të shikohet, nëse ka funksionuar qëndresa, apo harresa.
26 Shkurt 2019, 00:31 -
Tragjikomedia e vrasjes së PD-së dhe një histori me humor të zi e Murrizit që tronditi Berishën
Dhe në përpjekje për të bërë humor me urrejtjen e Pollos për Berishën dhe atë të Berishës për Pollon, ai gjeti kohë të bënte humor të zi me një deputet nga më fjalëpaktit dhe seriozët e Kuvendit, Ylli Vejsiun.
23 Shkurt 2019, 20:38 -
Sinjalet pozitive që mund të marrë opozita, nga protesta e 16 shkurtit
Deri më sot opozita është e ndarë brenda saj në qëndrimet ndaj reformës së pabërë zgjedhore dhe fajëson PD-në, është e ndarë në qëndrimin ndaj zgjedhjeve, ku PD është më shumë afër bojkotit dhe të tjerat pro hyrjes, është e ndarë në qëndrimin ndaj rrugës radikale, atë të djegies së mandateve, apo rrugës institucionale, ku dhe këtu PD është e ndarë nga të tjerat.
15 Shkurt 2019, 21:31 -
Oferta për aleatët, njësoj si para çadrës!
Është pak a shumë taktika që ndoqi në vitin 2017, kur aleatëve të vegjël u premtoi vende në lista, me kusht që ata të mbështesnin çadrën dhe më pas marrëveshjen me Ramën. Tani po përsëritet e njëjta skemë. Basha duket se e ndjen realisht rrezikun e përçarje së aleatëve para fillimit të fushatës, për shkak të injorimit që ai ju ka bërë kërkesave të tyre për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe shmangien e debatit për reformën zgjedhore.
11 Shkurt 2019, 23:00 -
'Profeti' i bashkimit kombëtar, që mallkon ëndrrën e tij
Në këtë pikë, nuk më duket kurrëfarë shqetësimi leksioni i tij para një grupi militantësh opozitarë në një fakultet në Tiranë, në ditët kur protesta studentore është në agoni dhe kur në vend të studentëve, në grevë po hyjnë organizatorët realë të saj.
5 Shkurt 2019, 14:28 -
Rasti për të 'mbështetur' Ilir Metën
Presidenti në fakt është duke u tallur me banorët kur flet për këtë gjë, pasi banorët nuk kanë problem kush merr tenderin, por çdo bëhet me shtëpitë e tyre. Për ata që marrin tenderat është e shqetësuar vetëm LSI dhe Luli që i kanë dhënë lotin më të vogël. Por meqë Presidenti më në fund gjeti një argument ligjor për të justifikuar protagonizmin politik në këtë histori duhet t’i japim të drejtë dhe duhet ta bëjmë këtë për çdo rast të ngjashëm.
3 Shkurt 2019, 23:02 -
Gazetari Mero Baze zbulon: Ja si Berisha më serviri lajmin për djalin e Ramës dhe dyshimet mbi 'kartelën'
Mero Baze përmes një shkrimi të gjatë tregon si qëndron e vërteta pas akuzave të Berishës për një temë tepër delikate. Ai thotë se dokumentet për dosjen e gjyqit ia ka ofruar Sali Berisha, ndërsa thekson se ka dyshime për atë që iu paraqit si “kartelë” shëndetësore e Edi Rames. ''Dhe meqë përmend dosjen origjinale, ajo me siguri është në Gjykatë''
2 Shkurt 2019, 09:39 -
Rasti Dvorani si çarmatosje e berishëve, në kryengritjen kundër reformës në drejtësi
Beteja e fundit ndaj Ardian Dvoranit, sidomos ndaj kandidimit të tij për Gjykatë Kushtetuese, lidhet me përpjekjen antikushtetuese që opozita po bën për bllokimin e punës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili ka në dorë formimin e Gjykatës Kushtetuese dhe emërimin e Inspektorit të Lart të Drejtësisë. Është njëbetejë që në fakt Berisha e ka me SHBA dhe BE, dhe jo me Dvoranin.
29 Janar 2019, 22:40 -
Presidenti në kërkim të shansit për kryeopozitar
"...Rruga më e mirë për të, është të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj shkeljeve për të cilat është paditur, dhe ta përdorë atë moment për një akt politik. Deri atëhere, Ilir Meta ka shansin ta mendojë se si do t’i përgjigjet vendimeve të Gjykatës si president, apo si lider opozite".
16 Janar 2019, 19:27 -
Basha fal pushtet nga PD, por jo pushtetin brenda PD!
Lulzim Basha ka shtyrë pafundësisht për gati një vit, ballafaqimin me ta për këtë çështje, duke i mbajtur jashtë Parlamentit dhe duke tentuar të ndryshojë temën e debatit politik, për shkak se Reforma Zgjedhore ishte një pikë që mund të plasariste koalicionin.
13 Janar 2019, 21:22 -
Mero Baze: Meta mendon dorëheqjen nga presidenca dhe kandidimin si lider i opozitës?
Për gazetarin Mero Baze, presidenti Ilir Meta mund të shkojë drejt dorëheqjes nga posti për t'iu rikthyer jetës politike aktive me synim marrjen e drejtimit të opozitës. Si kryetar shteti, Meta ka folur dhe vepruar me instiktin e politikanit, ka kthyer dekrete që mund ta çojnë atë në Gjykatën Kushtetuese duke rrezikuar shkarkimin. Por mesa duket, Metën nuk e shqetëson kjo, pasi sipas Mero Bazes, presidenti mund ta lërë vetë postin dhe të synojë lidershipin e opozitës, duke eklipsuar Lulzim Bashën.
12 Janar 2019, 12:26 -
Një opozitë e refuzuar nga protestuesit e lirë
Nëse në fazën e parë të saj, kur ajo ishte protestë e studentëve, kur ishte e vërtetë dhe e prekshme për problemet që ngriti, ajo shkundi fort qeverinë dhe shkaktoi një tërmet brenda saj, vazhdimi është një film që i përket opozitës.
8 Janar 2019, 20:48 -
Studentët dhe kërkesat e tyre, maskë për opozitën që ka 5 vite në rrugë dhe është vetëm
Të bësh sikur qeveria nuk ka reaguar ndaj kërkesave, dhe të kesh argument të vetëm faktin se ato janë realizuar me VKM dhe jo me ligj, tregon që, ata që po merren me protestën e studentëve, janë të shqetësuar nga plotësimi i kërkesave. Protesta e nesërme është një miting i zakonshëm opozitar, por në emër të studentëve, meqë vetë u ka dalë boja dhe u vjen turp të bëjnë protesta në emër të opozitës.
6 Janar 2019, 20:45 -
Dashuria e beftë e Metës për Bushatin, nga një diversion banal, në një banalitet klanesh
I gjithë konteksti i këtyre lajmeve bajate provinciale, në fakt përmblidhet tek fakti i vërtetë, që Gent Cakaj është një prurje e enturazhit të Thaçit në qeverinë Rama, dhe se natyrisht Meta është duke i bërë me këtë rast dhe disa qoka Haradinajt, për t’i treguar që “këtu ka zot hauri” dhe ai nuk do lejojë njerëzit e Thaçit të hyjnë në qeveri. Hajt merre seriozisht presidentin pas kësaj që ka bërë vitin e ri në Kosovë.
5 Janar 2019, 21:02 -
Bujar Nishani i shqetësuar për Ina Nukën, i është turrur polices se mos merr privilegje si ai
Debati rreth Bujar Nishanit, ishte se e zgjodhën kur nuk shkonte dot as në tualet vetëm dhe përtej hallit shëndetësor të tij. Ndryshe nga ç’mund t’i ndodhte dikujt tjetër në çdo vend demokratik në botë, në një shtet privat si Shqipëria, Bujar Nishanit, ju bë fat halli fizik për t’u bërë President. Tani meqë vetë ju bë fat gjymtimi fizik, qenka i shqetësuar që mos t’i bëhet fat as polices Ina, prerja e gishtërinjve
23 Dhjetor 2018, 22:56 -
Ndërtimi pa leje i Bashës, si një radiografi e karakterit të tij!
Pasi i ka dhënë leje vetes, mbi një pasuri që është e gjithë banorëve, dhe pasi ka kontraktuar një kompani ndërtimi për ta zhvilluar tarracën, në momentin e zbardhjes, ai nuk e ka paguar taksën vet si përfitues i pronës, por ja ka mbajtur kompanisë nga tepricat e taksës së infrastrukturës që ajo i detyrohej bashkisë.
22 Dhjetor 2018, 22:20