-
Mero Baze: Më në fund kemi një skenë politike tripolare
Shqipëria i dha fund skenës politike dypolare, mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, duke ndryshuar tërësisht konfigurimin politik për të ardhmen. Kriza e Partisë Demokratike ka riformatuar politikën shqiptare, duke ndryshuar orientimet politike dhe aleancat mes grupimeve, duke krijuar tri pole politike.
2 Janar 2022, 20:05 -
Mero Baze: Pse Berisha po trembet nga thirrjet që SPAK duhet të fillojë hetimet ndaj tij?
Sali Berisha duket se e ka marrë seriozisht thirrjen e Roland Bejkos, një zyrtari të Partisë Demokratike, që SPAK të nisë hetimet ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij, pas shpalljes në listën e zezë të SHBA.
27 Dhjetor 2021, 19:37 -
Mero Baze: Përse Berisha po i bie në gjunjë Ramës, për të mundur Bashën?
Edi Rama në fakt vdes të ketë kundërshtar Berishën në këtë histori, por nuk është në dorë të tij. Sa herë që në këtë vend, dikush të kujtohet që duhet protestuar kundër Edi Ramës, ky i fundit e ka një njeri që e kthen të drejtën nga Edi Rama. Dhe ky është Sali Berisha mes protestuesve.
26 Dhjetor 2021, 20:31 -
-
Mero Baze: Publikimi i targave, një 'bombë tymuese' për të shpërqëndruar hetimin e publikimit të pagave
Është qartazi një sulm me prapavijë politike, kundër sigurisë dhe besimit tek shteti shqiptar. Përgjegjësia e institucioneve të shtetit shqiptar për protokollet e sigurisë është e plotë, por në këtë rast nuk mund të themi që fajin e ka vetëm viktima. Nuk nuk kemi të bëjmë me një veprimtari rastësore apo teka zyrtarësh, por me një sulm të motivuar politikisht për goditjen e sigurisë kombëtare.
24 Dhjetor 2021, 18:56 -
Mero Baze: Një skandal që na çon tek 'patronizhistët' e dyshes Meta-Berisha gjatë zgjedhjeve
Nëse do të kuptosh kush ka qenë I interesuar për skandalin e publikimit të pagave dhe të dhënave personale të shqiptarëve, shiko reagimet politike ndaj skandalit. Janë së paku dy faktor politik, në aleancë me njëri tjetrin, që dekonspirojnë veten pas këtij skandali: Sali Berisha dhe Ilir Meta.Sali Berisha i cili b&
23 Dhjetor 2021, 19:16 -
-
Mero Baze: Përse Berisha kërkonte sot një viktimë në selinë e PD?
Ai do të vazhdojë ta përsërisë atë skenë, derisa t’i inkriminojë gjithë njerëzit që ka rrotull e t'i lërë nëpër gjykata e biruca policie. Kështu ndodh kur shikon se vetë nuk ja del dot, dhe nën moton “pas meje qameti”, merr më qafë dhe gjithë ata që të vijnë nga pas.
21 Dhjetor 2021, 19:33 -
Protesta e Berishës, Mero Baze: Fundi i një mashtruesi që hallet e veta i shet si halle të kombit
Botuesi i Gazetës TemA, Mero Baze është tallur me protestën e bërë sot nga ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ai ka komentuar me ironi pjesëmarrjen e ulët në protestën e sotme, e që sipas tij e gjitha është një tregues i fundit të Berishës.
20 Dhjetor 2021, 20:10 -
Mero Baze: Mitingu që provoi se Berisha është një pakicë në opozitë
Mitingu i sotëm i Sali Berishës është një nga ato rastet që i shkon shumë fjala e urtë popullore, “të vësh vetulla e të nxjerrësh sytë”. Është rasti kur njeriu e pëson pasi beson gënjeshtart e veta, dhe e pëson.
20 Dhjetor 2021, 19:15 -
Berisha po përdor 'besëprerin' e Sheshelit, për të pushtuar selinë e 'besëprerit' të tij
Sali Berisha po përpiqet të gjej një mënyrë si të filloj protestat ndaj Lulzim Bashës. Meqë ditën e shtunë ai paralajmëroi marrjen e selisë, por siç u pa, shkoi deri në oborr, e pastaj iku me “bisht në shalë”, tani po mendon për një sulm më të motivuar me ngjyra patriotike.
19 Dhjetor 2021, 19:50 -
Mero Baze: Kur një parti çlirohet nga berishizmi
Të ikur nga tutela e Sali Berishës dhe nga detyrimi për të mos përdorur llogjikën në çdo fjalim, por vetëm direktivat, t’i shikoje njerëz që dukeshin tërësisht normalë, tërësisht vetvetja dhe që dëshmonin pa asnjë kompleks gabimet e Lulzim Bashës në të shkuarën, qënien e tij një i emëruar i Sali Berishës dhe detyrimin për të mbrojtur vlerat e reja që prodhon ndarja e PD nga berishizmi.
18 Dhjetor 2021, 23:02 -
Mero Baze: Lindja e një organizate terroriste antiamerikane në Shqipëri
Për herë të parë në Shqipëri dhjetëra mbështetës të Sali Berishës do të dalin në një “referendum” për të sfiduar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë futur në listën e zezë Sali Berishën dhe familjarët e tij. Referendumi është akti I fundit I një procesi I cili nisi më 9 Shtator, të këtij viti, kur kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha, vendosi të zgjedh mes SHBA dhe Sali Berishës.
17 Dhjetor 2021, 20:15 -
-
Mero Baze: A do të ketë sukses një kryengritje anti-amerikane në Shqipëri?
Tani askush nga ata që shkon nesër në stadium tek “Foltorja” e Sali Berishës nuk mund të bëjë sikur nuk është i qartë. I dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Eskobar, hoqi çdo dilemë, duke theksuar se Sali Berisha nuk është partner i SHBA dhe se SHBA do të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe plot aktorë politikë këtu, përjashto ata që i ka në listën e zezë.
10 Dhjetor 2021, 19:22 -
Mero Baze: SHBA nxorri jashtë ligjit 'Foltoren' e Berishës më 11 dhjetor
Mesazhi publik i të dërguarit special të Uashingtonit, është praktikisht një nxjerrje jashtë ligji e “Foltores” së Sali Berishës më 11 dhjetor, duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojnë të punojnë me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, për aq kohë sa ai ka mandatin dhe përfaqësimin zyrtar të Partisë Demokratike.
9 Dhjetor 2021, 19:42 -
Mero Baze: Më i keq si xhelat i demokracisë, se sa si përndjekës diktaturës
Dokumentari investigativ mbi rolin e Sali Berishës si sekretar partie në dëbim internimin e çiftit të mjekëve Margarita e Milto Kostaqi, është më i rëndë se sa duket, për Sali Berishën “demokrat”, se sa për Sali Berishën komunist.
8 Dhjetor 2021, 20:19 -
Mero Baze: Paralajmërimi i SHBA, jo vetëm për Berishën, por dhe mbulesat financiare të tij
Sot Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA për kontrollin e aseteve të huaja, ka penalizuar 16 individë dhe 24 subjekte në disa vende të Europës, përfshi dhe Kosovën dhe Serbinë, në përputhje me urdhërin ekzekutiv 13 818, i cili ka në fokus autorë të korrupsionit, minimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë
8 Dhjetor 2021, 19:15 -
VIDEOLAJM/ Sali Berisha 'ndjek' live momentet kur Rama nderohet me çmim nga Clinton në SHBA dhe duartroket
Botuesi i Gazetës TemA, Mero Baze ka publikuar një video montazh teksa shfaqet Sali Berisha "duke ndjekur" kryeministrin Edi Rama teksa u vlerësua me çmim nga ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton për strehimin e afganëve.
7 Dhjetor 2021, 20:38 -
Mero Baze: Sa herë që ai ka pasur pushtet, është sjellur njësoj
Dy mjekët kanë vdekur dhe hakmrrja e Sali Berishës nuk ka çfarë tu bëj më keq, se sa u ka bërë. Ata të dy vdiqën të “internuar” në Kavajë dhe pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, pasi askush nuk i konsideroi më as të persekutuar dhe as komunist.
7 Dhjetor 2021, 20:29
