-
Patatja e famshme e Stëblevës shitet në anë të rrugës, fermerët: Kemi vështirësi për tregje dhe makineri: Përdorim ende kuajt
Dhjetera fermerë në Stëblevë të Librazhdit e kanë bazuar ekonominë familjare tek kultivimi dhe shitja e patates që njihet për cilësinë e lartë. Ata përballen me shumë vështirësi, mungesa e tregut, çmimi i ulët dhe mbi të gjitha mekanika e vjeteruar. Ende fermeret përdorin kuajt pasi nuk kanë mjete bujqësore.
26 Shtator, 14:59 -
Reforma territoriale, Prrenjasi i thotë 'jo' bashkimit me Librazhdin! Asnjë votë pro në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Në mbledhje u bë publik dhe raporti i dëgjesave me qytetarët, ku 398 qytetarë të pranishëm në konsultime u shprehën kundër bashkimit me Librazhdin dhe vetëm 2 ishin pro.
24 Shtator, 12:10 -
'Nuk duam bashkimin me Librazhdin', Reforma Territoriale ndez debat në Prrenjas, banorët përballen me deputetin Olsi Komici
Dsa prej banorëve i kërkuan llogari deputetit Komici, duke e akuzuar se nuk ka mbrojtur interesat e tyre në Parlament dhe se nuk ka dëgjuar shqetësimet e komunitetit.
11 Shtator, 15:59 -
Librazhd/ Kur yjet ndriçojnë festën, një natë ndryshe në Fushë-Studën! Artistë të njohur i bashkohen aktivitetit nën qiellin e hapur (FOTOT)
Një nga momentet më të veçanta ishte vëzhgimi i Hënës dhe yjeve përmes teleskopit. Shumë vizitorë zgjodhën gjithashtu të qëndronin gjatë natës në çadrat e tyre, duke e përjetuar Fushë-Studënin si një kamping të madh nën yje.
22 Gusht, 18:28 -
-
-
-
-
Dardha e Librazhdit prej 6 ditësh në flakë, temperaturat e larta dhe era e fortë vështirësojnë shuarjen (VIDEO)
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo banesa të rrezikuara, pasi vatra ndodhet larg zonave të banuara. Megjithatë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.
3 Gusht, 11:53 -
-
-
‘Territorialja’/ Mazniku për Report Tv: Zgjedhjet e ardhshme me hartën e re! Ulet numri i bashkive, Tirana me Status të veçantë! Prrenjasi mund t’i bashkohet Librazhdit
Në zgjedhjet lokale të vitit 2027, qytetarët shqiptarë pritet të votojnë sipas hartës së re territoriale, e cila synohet të miratohet deri në tetor të këtij viti. Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, paralajmëroi uljen e numrit të bashkive, një status të veçantë për Tiranën dhe kalimin e mundshëm të Aeroportit të Rinasit nën administrimin e kryeqytetit.
17 Korrik, 15:08 -
-
Stuhia ‘paralizon’ Librazhdin, përmbytje, bllokim rrugësh dhe ndërprerje energjie elektrike! Rrufeja godet tufën e dhive, ngordhin të gjitha bagëtitë! Dëmtohet edhe bariu
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme Bashkinë e Librazhdit, duke shkaktuar përmbytje, bllokim rrugësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Ndërkohë një rrufe ka goditur një tufë me dhi, të cilat kanë ngordhur të gjitha.
24 Qershor, 18:18 -
Aksi Librazhd-Prrenjas ‘nuk gjen qetësi’, reshjet e shiut shkaktojnë problematika! Inerte dhe baltë në rrugë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu, që problematikat në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas të rishfaqen, duke sjellë vështirësim të qarkullimit të automjeteve.
23 Qershor, 18:37 -
-
Avni Alcani: A duhet pasqyruar e plotë historia dhe kultura e trevave të Librazhdit në ‘Enciklopedinë Shqiptare’?
Teksa Akademia e Shkencave ka nisur punën për botimin e ri të “Enciklopedisë Shqiptare” në 10 vëllime, studiuesI që ka kontribuar në hartimin e zërit “Librazhdi” në botimin e parë të vitit 1985 ngre shqetësimin se trevat e Librazhdit rrezikojnë të përfaqësohen sërish në mënyrë të cunguar.
17 Qershor, 12:21 -
Banorët rrëzuan gardhin e HEC-it, rikthehet uji në Dardhë të Librazhdit: Kërkojmë të drejtën tonë, të merren masa
Gjoba prej 2 milionë lekësh nuk mjaftoi që kompania koncesionare ‘Lucente’ të hapte burimin e ujit për dhjetëra banorë të Dardhës në Librazhd. Në shenjë revolte, banorët rrëzuan rrethimin e hidrocentralit një ditë më parë, duke mundësuar furnizimin me ujë. Tashmë kërkojnë nga institucionet të gjejnë zgjidhje konkrete, që situata të mos përsëritet gjatë verës.
15 Qershor, 17:35 -
Banorët heqin gardhin e vendosur pranë burimit të ujit, kryebashkiaku: “Kontraktori i HEC-it ka shkelur detyrimet e marrëveshjes, do të sanksionohet (VIDEO)
Gardhi me tela dyshohet se ishte vendosur nga një hidrocentral i ndërtuar në Gurrë Bardhë, ndërsa burimi i ujit ndodhej brenda territorit të rrethuar. Sipas banorëve, ata janë përballur prej katër ditësh me mungesë të ujit të pijshëm, situatë që ka shkaktuar reagimin e komunitetit.
14 Qershor, 15:19 -
Heroina ishte fshehur në gomën e pasme të furgonit, kapen në Elbasan dy trafikantët që e sollën nga Maqedonia e Veriut (EMRAT)
Policia sekuestroi 1 kilogram heroinë, para dhe automjetin që përdorej për transportin e drogës. Dy persona përfunduan në pranga pas operacionit “Trajektorja”.
11 Qershor, 12:54