1 orë e 30 minuta për pak metra! Paralizohet trafiku në hyrje të Tiranës, policia nuk duket askund

30 Mars 2021, 12:57 | Përditesimi i fundit: 2021-03-30 17:46:52

Më shumë se 1 ore e 30 minuta për të bërë disa metra. Kjo është situata anormale për të gjithë qytetarët fatkeq që paraditen e sotme i ka rënë rruga tek hyrja e Tiranës nga ana e Durrësit, në sheshin "Shqiponja". Gjithçka thuajse është e paralizuar. Fluksi i mjeteve që hyjnë në kryeqytet nga ka krijuar një trafik të rënduar paraditen e sotme dhe situata është vërtet shqetësuese dhe shumë sfiduese për qytetarët.

Siç shihet edhe nga pamjet vargu i automjeteve është kilometrik. Edhe pse situata është jashtë çdo lloj normaliteti vihet re që forcat e policisë duken shumë pak dhe thuajse nuk rregullojnë asgjë. Nuk mjafton vetëm kjo por edhe semaforët janë të pasinkronizuar duke shkaktuar kaos edhe më shumë.