10-vjeçari i nis letër “Pa Gjurmë”: Babai na hodhi në rrugë, çdo ditë qaj me nënën

30 Nëntor 2020, 17:17

Prej 2 muajsh nuk ka mundur të paguajë as qiranë e ambjentit ku jetojnë, në bodrumin e një shtëpie private, ndërsa ky fundvit do t’i gjej pa një cati mbi kokë. E gjendur e vetme me djalin 10-vjecar jo vetëm fati, por askush nuk është treguar bujar me këtë grua të pashpresë. ‘Unë për momentin jetoj në bodeum, në datën një dhjetor më kanë thënë të dal. Ish bashkëshorti nuk u kujdes kurrë për djalin, për 15 muaj 3 herë e ka takuar. Djali trembet shpesh nga bodrumi ku jetojmë. Nuk kam pas as lek për bukë por fqinja na ka ndihmuar shumë. Në tetor ka filluar ish bashkëshorti të paguaj lekët e pensionit per djalin. Nëna dhe babai nuk më ndihmojnë dot sepse nuk kanë mundësi për vete. Vetëm ndihmë kërkoj, per mua dhe për djalin kjo është gjithcka që kërkoj. Jam në rrugë të madhe. Nuk siguroj dot as ushqimin për djalin’. Rrëqeth edhe më shumë me apelin që bën 10-vjecari, djali që vuan bashkë me nënën pasojat e këtij divorci. I rritur para kohe, ai i nisi një letër emisionit ’Pa gjurmë’ për të kërkuar ndihmë. ‘Jetoj vetëm me nënën. Babai nuk është interesuar kurrë për mua, ai s’më merr asnjëherë as në telefon. Unë shkoj në shkollë dhe mësoj shumë. Jam në klasë të katërt dhe kam shumë dëshira. Dëshira e parë është që të kem një shtëpi dhe një kompjuter’. Me shpresën që zëri i saj të shkoj në veshin e duhur, një thirrje edhe ndaj shoqatave apo institucioneve në Shqipëri që janë në mbroje të grave si ajo, Dhurata nuk është vetëm një numër në statistika por një zë që thërret për ndihmë.