Arbern Lamcellari është 57-vjecari nga Përmeti, i cili rezulton i humbur që prej vitit 1992. Ai ishte djali i fundit nga 4 vëllezër 4 motra. Me të mbaruar shkollën Bujqësore fillon punë asokohe në kooperativë. Teksa filluan lëvizjet e para në përmbysje të sistemit të vjetër kjo valë e viteve 1989-1990 e gjen Arbenin me punë si agronom në Sarandë. Ndërsa vendos të bëjë dhe pasaportizimin për t’u zhvendosur përfundimisht nga Përmeti, qyteti i tij i lindjes drejt qytetit bregdetar, Sarandë. Vizitat e familjarëve në shtëpinë e Arbenit ishin të vazhdueshme, pasi ajo jetonte vetëm në Sarandë. Pak muaj nga qëndrimi i tij në këtë qytet 25-vjecari asokohe kishte bërë një bisedë me dy miqtë e tij për t’u nisur nga Igumenica e për të kaluar kufirin në Greqi. Ishte data 20 qeshor në vitin 1992 kur Arbeni bashke me dy shokët e tij nisen nga Saranda për në Igumenicë. Nga ky moment deri në vitin 2002 familja nuk pati mësuar asgjë për fatin e Arbenit. Deri kur në vitin 2002 kthehen në fshat dy shokët e tij të cilët i takon vëllai i Arbenit, Gëzimi. Për herë të parë familja mëson mbi atë se cfarë ndodhi atë ditë të largimit të tre shokëve. Ata treguan se e kaluan Igumenicën, por në kufi u pikasën nga policia kufitare, kurse Arbeni u kishte shpëtuar ndërsa u ishte bashkuar një grupi tjetër për të vazhduar rrugën për në Greqi. Kanë kaluar 32-vite dhe familja ende nuk ka një informacion për fatin e Arben Lamcellarit.