’14 maji’/ Analisti Karaj: PD të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Meçani: Alibeaj s’bën për atë punë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik

31 Mars 2023, 22:28

Vetëm 44 ditë larg zgjedhjeve vendore, Partia Demokratike po përballet me dorëheqjet e kandidatëve që do të garonin për kryetar bashkie. Analisti Leonard Karaj e cilëson këtë veprim të gabuar përfshirë me mungesën e listës së plotë me 61 kandidatë për kryetar bashkie dhe lista për këshilltarë të Partisë Demokratike.