Nëse shkon pranë Triportit nuk është rastësi të takosh peshkatarë nga Egjipti. Muhamedi është njëri prej tyre i cili prej 11 muajsh punon në sektorin e peshkimit në Vlorë dhe ka mësuar mjaft shpejt shqipen. Kapiteni egjiptian i anijes së peshkimit thotë se kushtet e punës janë të njëjta, ndërsa paga më e mirë se në vendin e tij.
"Emri im është Muhamed Mansuri, kam 11 muaj këtu, nuk e kam bërë vitin. Familjen time e kam në Egjipt. Paguhem 800 USD në muaj, pa faturë. Kushtet e punës janë të njëjta si në vendin tim. Me djemtë nga Vlora kemi komunikim të mirë", shprehet ai.