'21 janari'/ Gazetari Fatos Mahmutaj: Drejtësi do ketë kur në bankën e të akuzuarve të shkojnë Berisha e Meta!

28 Maj 2021, 22:05

Për gazetarin Fatos Mahmutaj, i cili u qëllua me plumb në dorë më 21 janar, drejtësi do të jetë vetëm kur në bankën e të akuzuarve të shkojnë Sali Berisha dhe ilir Meta. Në një lidhje me Skype për "Pa Protokoll", Mahmutaj tha se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti aktual Ilir Meta janë dy shkaktarët e vërtetë të "21 Janarit".

"Unë jam shumë skeptik për hetimet për 21 janarin. Nëse drejtësia do ta ketë me seriozitet, atëhere pres që t'i dalë në fund dhe të shkojnë në bankën e të akuzuarve dy shkaktarët e vërtetë të 21 janarit, Sali Berisha dhe Presidenti aktual Ilir Meta. Vetëm kështu mund të vendoset drejtësia. Nëse këta nuk do të jenë të akuzuar, është e kotë", tha ai.