53 vite në skenë, Liljana Kondakçi me të njëjtin zë brilant: Vazhdoj të dal ‘live’ nuk e imagjinoj veten larg muzikës

24 Qershor 2022, 13:47 | Përditesimi i fundit: 2022-06-24 13:47:57

Liljana Kondakakci, një emër i madh i muzikës shqiptare që ka lënë gjurmë me zërin e saj të pakrahasueshëm, që për çudinë e të gjithëve nuk ka ndryshuar aspak. Ajo vazhdon të jetë po aq aktive në skena sa edhe dikur. Në një intervstë në emisionin “Rreze Dielli”, këngëtarja e mirënjohur u shpreh se do të qëndrojë gjatë në skenë, dhe se nuk e mendon dot veten jashtë skenës muzikore.

Jam në skenë, në aktivitete dhe nuk e imagjinoj dot veten që nuk do të kem mundësi që mos të këndojë. Kënga është jeta ime, publiku është jeta ime, të cilët më presin me aq dashuri  dhe ndoshta një pjesë e madhe e rinisë sime dhe e formës sime dhe e vokalit bën pjesë publiku. Kur marrim ato duartrokitjet e ngrohta të jep një impuls për të vazhduar karrierën.  Nuk rri dot pa këtë emocion, është emocion shumë i bukur.