Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Biftek shtëpie me domate dhe djathë bebe / Pilaf me perime / Tarator me kungull dhe patëllxhan / Ashure tradicionale me fruta të thata.
Kultura shëndetësore është pjesë e kulturës sonë të përgjithshme dhe i referohet vlerave, besimeve, normave të sjelljes në përditshmërinë tonë. Edhe kujdesi për veten, është çështje kulture, madje është kyç për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të njeriut, por që ne shpesh e neglizhojmë… Në këtë ide është dhe ish- politikania dhe aktivistja Lajla Pernaska, e cila së fundmi ka botuar librin e saj që i dedikohet shëndetit dhe mirëqënies, të cilin e ka quajtur “TOP FORM”. Sipas autores, vetëm një informim i përditësur mundëson njohuritë e nevojshme për të marrë vendime për shëndetin dhe mirëqenien tonë mendore dhe shpirtërore. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” Lajla Pernaska thekson se ndryshimi i stilit të jetesës, ushqimi i ekuilibruar, shmangia e zakoneve të dëmshme, stabiliteti mendor dhe emocional janë jetike në ditët e sotme.
Në studion e “Rreze Dielli” me dermatologen Denisa Zhegu flasim për Acidin Hialuronik, i cili bën mrekulli për fytyrën dhe është një përbërës për të cilin jo të gjithë kanë informacionin e duhur dhe jo të gjithë e njohin. Çfarë është dhe çfarë trajton acidi hialuronik, si dukemi pas trajtimit me të dhe a është e dhimbshme si procedurë? Sa i sigurtë është, a ka efekte anësore? Pasi bëjmë peeling a mund të përdorim acid hialuronik? Sa zgjat efekti dhe çfarë kujdesi duhet të kemi mbas injektimit… Dermatologia Zhegu në studio na tregon dhe si bëhet aplikimi në fytyrë për të marrë përfitimet e duhura për hidratim, elasticitet dhe vitalitet.