Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me jeshillëqe me petë të gatshme / Trahana me bukë e djathë / Sapuni e bardhë / Komposto e ftohtë me kumbulla.
Çdo fëmijë ka një ritëm individual të zhillimit, por nëse fëmija nuk flet aq sa shumica e fëmijëve në të njëjtën moshë, problemi mund të jetë vonesa në të folur. Vonesa e gjuhës dhe të folurit shfaqet kur një fëmijë nuk zhvillon gjuhën dhe të folurit në normën e pritur. Megjithatë, ky është një problem zhvillimi i zakonshëm, që prek deri në 10% të fëmijëve në ciklin parashkollor, edhe pse në vitet e fundit numri i fëmijëve me vonesë në të folur është rritur ndjeshëm. Një fëmijë me vonesë gjuhësore afër 3 vjeç, ka një fjalor shumë të kufizuar, dhe gjatë komunikimit dominojnë më shumë gjestet. Në studion e “Rreze Dielli” me logopedistin Spiro Saqellari flasim për problemet e të folurit tek fëmijët! Pse sot fëmijët flasin me vonesë? Kur prindërit duhet të fillojnë të shqetësohen pse fëmija i tyre nuk po flet? Cilat janë shenjat më tipike? A është mungesa e përtypjes dhe e gëlltitjes shenjë e problemeve me të folurit? A ka lidhje vonesa në të folur dhe në të shprehur me një formë të autizmit?
Rojet bregdetare, si paraqitet gjendja në plazhe? A ka mjaftueshëm roje të liçensuara? E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” trajnerja e liçensuar e vrojtuesve të plazhit Leneda Kamberaj, në një lidhje direkte nga kulla e vrojtimit në Vlorë, tregon si paraqitet gjendja në plazhet tona. A ka pasur raste problematike që kanë kërkuar ndihmë, duke qenë se dhe fluksi i pushuesve të plazhit në këtë periudhë të verës është tejet i madh.