Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë qebap / Fërgesë verore me speca e patëllxhanë / Speca me gjizë/ Sorbeto me shalqi.
Në studion e “Rreze Dielli” flasim për post menopauzën, gjithçka që duhet të dimë rreth kësaj periudhe delikate të gruas. Simptomat e përjetuara të menopauzës mund të bëhen më të buta apo zhduken plotësisht? Çfarë ndryshimesh hormonale ndodhin pas menopauzës? A ndalen afshet pas menopauzës? A mund të ketë jetë seksuale pas menopauzës, apo pas heqjes së mitrës? Çfarë mund të themi për infeksionet vaginale apo tharjet vaginale pas menopauzës, si trajtohen? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” me mjeken e njohur gjinekologe Mimoza Keta, e cila i përgjigjet dhe shqetësimeve të telefonueseve.
Gentian Qejvanaj prej 10 vitesh jeton në Kinë, ku punon si mësues fiskulture. Ai ka lindur në Vlorë, ndërsa më pas u transferua në Itali dhe aktualisht jeton në Kinë. Vitin e kaluar premtoi se do të bënte me biçikletë distancën Kinë-Kallarat, fshat i Vlorës nga ku e ka origjinën babai i tij. Gentian Qejvanaj e ka nisur aventurën e tij, aktualisht ndodhet në Konya të Turqisë për të vijuar më tej rrugën e gjatë për në Shqipëri me biçikletë. Në një lidhje skype me studion e “Rreze Dielli” tregon sfidat, por dhe adrenalinën e këtij udhëtimi mbresëlënës e të vështirë si një çiklist profesionist dhe shpreson se me anë të kësaj nisme, do të ketë mundësi dhe për të promovuar turizmin dhe vendet e bukura që ofron riviera jonë.