Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kunguj të mbushur / Supë pule me oriz / Sallatë verore me patëllxhanë.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndalemi në një problematikë shëndetësore, e cila edhe pse nuk është një sëmundje mund të na bëhet shkak më vonë për sëmundje të ndryshme në organizëm. Bëhet fjalë për sindromën nefrotike tek fëmijët, cilat janë simptomat e heshtura të problematikave që lidhen me veshkat? Në studion e “Rreze Dielli” tregojmë sesi mund të dallohen problemet në veshka tek fëmijët dhe si duhen trajtuar në mënyrë që të mos bëhen shkak për rrisqe më të rënda në organizëm.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e katërt të muajit, 22-28 Korrik. Sipas astrologut Pulla është një javë shumë e mirë në lidhje me marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe më specifikisht me blerjet dhe mund të konsiderohet si java e blerjeve të mëdha. Tre planetet kryesor si Mërkuri, Jupiteri dhe Afërdita japin mundësi në këndin që ato bëjnë, ndërsa në çështjet që kanë të bëjnë me kontrata të rëndësishme, koha është shumë pozitive, madje shanset më të mëdha janë nga e mërkura deri ditën e shtunë, theksoi Pulla. Por çfarë thonë yjet për këtë javë për secilën shenjë të zodiakut, ku duhet të fokusen dhe ku duhet të bëjnë më tepër kujdes?