60 vjeçari lë gruan, dashurohet me vajzën e saj/Nëna: I kapa duke u puthur në dhomë

21 Shtator 2020, 18:16

Një histori e pazakontë dashurie mes një 60-vjecari dhe një të miture 15 vjece, u rrëfye në emisionin ‘Pa Gjurmë‘ në Report TV, nga nëna e vajzës, Violeta Dobruna. Pas një bashkëjetese prej dy vitesh më Istref Avdiun, ky i fundit zë të dashur të bijën, me të cilën është larguar që prej 29 korrikut të këtij viti. Violeta Dobruan e ftuar në emisionin ‘Pa Gjurmë’ e lënduar nga gjithcka ka ndodhur me të bijën kërkon kontakt me të. Ajo dyshon se vajza është rrëmbyer nga ish-bashkëjetuesi me qëllime shfrytëzimi. Për Violetën, nënë e katër fëmijëve, kjo ngjarje e ka zanfafillën në vitin 2013 kur, pasi u divorcua nga bashkëshorti i saj nis një mardhënie të re dashurie me Istrefin, gjyshin e 18 nipërve. Ajo rrëfen sesi zbuloi raportin e partnerit të saj me të bijën e mitur prej 9 muajsh.“Dy vite më parë njoha një shtetas me emrin Istref Avdiu,me të cilin u dashurova dhe nisa të bashkëjetoj. Pas disa muajve vendosa të marrë edhe vajzën Argnesa që të jetonte me ne. Me kalimin e kohës kuptova se mardhënia e vajzës me bashkëjetuesin tim, filloi të bëhej më e afërt. Nuk I besava syve, kur i kappa duke u puthur e prekur me njeri tjetrin. Por, ata ma mohuan të dy edhe pas denoncimit në polici”- rrefeu nëna në studio Pas kësaj ngjarje të rëndë 60-vjecari largohet nga shtëpia, ndërsa vajza shkon tëk familja e babait. Violeta Dobruna mbetet e vetme dhe mundohej të kujdesej për të bijën, deri ditën kur ajo i mbylli telefonin. “Në datën 11 korrik, Istrefi largohet nga shtëpia dhe për rreth dy javë nuk mora asnjë lajm prej tij. Më pas zhduket edhe vajza. Zbulova që janë larguar të dy drejt Serbisë. Bëra të pamundurën të lidhesha me Istrefin, ai më ofendoi dhe më tha:- ‘Të lashë ty, se u dashurova me vajzën tënde’. Këtë gje me tha dhe vajza me pas, që mami unë e dua.”- tregoi nëna e të miturës.Ndërsa në një lidhje telefonike live në emision, njerku Istref Avdiu mohon që vajza të jetë me të dhe më pas mbyll telefonin. Me lot në sy, nga studio e “Pa Gjurmë” Violeta bëri thirrje Istrefit ta kthejë vajzën sërish në shtëpi, pasi ajo është ende fëmijë dhe nëna dyshon së ai mund ta shfrytëzojë për prostitucion. “Istrefi ka thënë se vajzën do ia shes dikujt tjetër në Serbi. Ai e ka mashtruar vajzën me para. Kërkoj vajzën se ma mori në qaf, ai maskara. Jeta e saj është në rrezik, pasi unë jam e dhunuar vetë nga serbët në kohën e luftës, prandaj kurrë nuk do t’ia lë një serbi vajzën në duar. Ai një ditë do ta paguaj shtrenjtë për këtë që më bëri”- e mbylli bisedën Violeta Dobruna. “Pa Gjurmë” ka nisur investigimet dhe pas transmetimit ka rilidhur kontaktet me 60-vjecarin dhe kjo histori do të vazhdoj edhe nesër live ora 15:00 në Report Tv, me shpresën se në program nëna do të dëgjoi zërin e së bijës.