9-vjeçari autik arrin të krijojë fjalorin e veçantë

24 Qershor 2020, 10:57

Sot në studion e ‘’ Rreze Dielli’’ ishte I ftuar Jamarbër Hoxha dhe babi I tij Kujtim Hoxha. Jamarbër është një djalë autik , ai ka arritur të krijojë alfabetin e tij të vecantë dhe të shkruaj poezi mjaft të ndjera.

I pytetur se cfarë është autizmi, ai përgjigjet kështu:

‘’ Autizmi është emocion, shqetësim I pashprehur vërdallosje, puna e autizmit është edhe dashuri, sepse më ka dhënë aftësi ndryshe nga të tjerët’’ thotë Jamarbri.

Babai I tij Kujtim HOXHA tregon për eksperiencën e tij si baba I një fëmijë autik, duke u shprehur se ka pasur shmë vështirësi, si ekonomike por mbi të gjitha moskuptimi I personave të tjerë, që sipas tij e shihnin këtë sindromë, sikur djali të ishte me lebër ‘’ shprehet ai.

‘’ Na shikonin me një sy ndryshe, megjithatë ne nuk na interesoi asgjë. Kemi mbajtur mbi shpinë fjalë nga më të ndryshmet, dhe nga njerëzit që na rrethonin, Kështu që kanë qenë vështirësItë e para’’ thotë ai.

Jamarbri ka  një pasion shumë të madh dhe njëkohësisht dhe shumë talent për poezinë. Një ndër poezitë e tij më të bukura të tij është ajo e titulluar ‘’ Eja’’

Më frymëzoi që të vinin Ëngjëjt’’ shprehet Jamarbri. Ndërsa babai I tij shpjegon se ‘’ Në një moment Jamarbri bëri një poezi që ia kushtoi djallit në lidhje me autizmin  e tij. Sepse Jamabri është koshient që është me crregullim të spektrit autik dhe për ne kjo është një fitore e madhe. Ai bëri një poezi me dy tre rreshta që I thoshte djallit ik dhe njëfarë kohe më vonë ne I themi ke bërë një poezi për djallin por duhet të bësh dhe një poezi për ëngjëjt. Dhe kjo ishte poezia e ëngjëllit, që ai e thërret ëngjëllin’’.

Ndërsa ka arritur edhe të krijojë një alfabet të vecantë, të quajtur ‘’ Vodor’’.

‘’ Është një krijim nga mendja ime’’ thotë Jamarbri. Në gjuhën e tij lules I thonë malni ndërsa ujit sit.

Një fjalor I vecantë që sic shprehet I ati ka një vit që ka filluar ta krijojë.

‘’ U bë gati një vit që Jamarbri po krijon këtë lloj fjalori. Jamarbri fliste gjëra jashtë konteksti dhe ne gjithmonë I tërhiqnim vëmendjen, për këto gjëra që fliste. Një ditë mori një fletë një laps, dhe filloi të shkruaj fjalorin Vodorisht dhe ishin këto fjalë që ai thoshte. Ishin kët fjalë që dhe I shkruantë dhe I përkthente në shqip.