Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe tradicionale / Supë me petë dore / Pure patëllxhanësh me hudhra.
Nutricionisti Altin Joka flet për pasojat që sjell i nxehti tek personat me probleme të ndryshme shëndetësore. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë goditje të nxehtësisë dhe helmim nga ushqimi, por ato nuk janë të njëjta. Si të dallojmë simptomat e goditjes nga i nxehti dhe helmimi nga ushqimi dhe si të veprojmë në secilin rast? Cilët janë ato persona që duhet të tregojnë kujdes më të shtuar për shkak të problematikave shëndetësore që mund të kenë? Si ndikon nxehtësia në organet tona, cilat janë efektet anësore në shëndet? Si të parandalojmë pasojat fatale nga goditjet nga i nxehti? Cilët janë faktorët që çojnë në helmim nga ushqimi dhe disa masa parandaluese për të shmangur helmimin nga ushqimi në verë. Të gjitha këto i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
Nuk është e nevojshme të blini maska për fytyrën në dyqan, kur ju mund të përgatisni në shtëpi disa maska të mrekullueshme me vetëm disa përbërës, të cilët ju i keni në kuzhinën tuaj. Niki dhe Albana në rubrikën “Bëje vetë” në Rreze Dielli përgatisin dy maska vere për hidratimin e fytyrës për çdo lloj lëkure, qoftë ajo e yndyrshme, mikse, e thatë apo delikate.