Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte shtëpie me krem kosi në furrë / Gjellë e shpejtë tigani / Supa e peshkatarit.
Servete Kastrati nga fshati Zatriq, Komuna Rahovec e Kosovës ka ardhur enkas në studion e “Rreze Dielli” për të rrëfyer pasionin për punimet artistike të artizanatit me motive kombëtare shqiptare, të cilat i punon vetë prej 50 vitesh. Ajo tregon se që kur ishte fëmijë, nisi të punonte veshje popullore nga trevat kosovare, duke e shndrruar më tej pasionin në profesion. Kurrë nuk e ka ndalur punën, madje dhe gjatë luftës, kohë kur ishte në Tiranë. Në duar mban dhe një nga punimet e saj, të cilin në shenjë kujtese e ka lënë të papërfunduar, ditën që iu desh të largohet nga fshati i saj për shkak të luftës së Kosovës. Studio e Rreze Dielli si kurrë më parë nuk është dukur aq bukur, mbushur plot ngjyra të kostumeve tona kombëtare.
Në studion e “Rreze Dielli” psikologia shqiptare në Amerikë Edlira Athanas flet për sëmundjet e shëndetit mendor kaq shumë të përhapura në mbarë botën. Si po trajtohen sot depresioni dhe vetëvrasjet? Cilët janë shkaktarët dhe faktorët e rritjes së problemeve me shëndetin mendor? Cilat janë moshat më të prekura dhe arsyet? Përveç shifrave, problem tjetër që vëmë re tek njerëzit me probleme të shëndetit mendor është edhe mbartja e stigmave shoqërore. Cilat janë 5 mitet e gabuara mbi shëndetin mendor? Sa ndikim kanë ushqimet tek shëndeti mendor? Si mund ta ndihmojmë dikë që ka probleme të shëndetit mendor, këshilla për personat që po kalojnë këtë problem…