Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qull me mish të pjekur / Bukë shtëpie e zënë me qumësht / Embëlsira të freskëta me banane, kos dhe çokollatë.
Me ardhjen e stinës së verës dhe ngritjes së temperaturave, shtohen dhe rastet e zjarreve në pyje, godina apo banesa. Për të na treguar disa këshilla specifike sesi të ruhemi nga zjarri, masat që duhet të marrim apo ku duhet të tregojmë kujdes, në studion e “Rreze Dielli” kemi ftuar komisar Arjan Ahmetaj, Shef i sektorit të Inspektimit dhe Parandalimit ndaj Zjarreve. Biseda dhe këshillat fokusohen rreth parandalimit të zjarreve në banesa, në njësitë akomoduese, makina apo në pyje dhe kullota si dhe cili është hapi i parë që duhet të ndërmarrim në rast të një zjarri.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e parë të muajit Korrik. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë në përgjithësi e mbarë për të gjitha shenjat e horoskopit ku ndikimi planetar do të japë shumë mundësi që duhen shfrytëzuar. “Ky fillim muaji i jep mundësi shumë shenjave që të zgjidhin probleme të së shkuarës në ekonomi dhe dashuri. Mund të themi se kjo javë është java e sukseseve të mëdha, nëse ne e kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë” theksoi Jorgo Pulla. Por çfarë thonë yjet për këtë javë për secilën shenjë të zodiakut, ku duhet të fokusen dhe ku duhet të bëjnë më tepër kujdes?