Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Brushtull, gatim tradicional me miell misri dhe spinaq / Pulë fshati me bizele, karrota dhe patate / Përvëlak me arra i sherbetosur.
Në “Rreze Dielli” etnologia Afëdita Onuzi dhe Olta Caca, Kreu i statistikave të popullsisë në INSTAT, flasin për emrat e shqiptarëve ndër vite, si ka ndryshuar historia e emrave në Shqipëri në 100 vitet e fundit. Cilët janë emrat më të pëlqyer për djem e vajza, emrat më të përdorur, ata më të pazakonshëm, trendi i emrave të rinj apo ato të zhdukur tashmë. Së bashku të ftuarat bëjnë një analizë statistikore-kulturore për të patur një pasqyrë më të qartë se çfarë po ndodh me kulturën dhe zakonet tona për t’i vendosur emër fëmijës.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, Jorgo Pulla tregon si do të jetë muaji Korrik sipas astrologjisë, shenjat më me fat dhe ndikimi planetar tek secili zodiak. 'Eshtë një muaj sa pozitiv, por dhe me shumë zhvillime dhe ndikime planetare, duke qenë se kemi Hënën e re më datën 6 korrik dhe më pas Hënën e plotë që do të ndikojë brenda këtij muaji, ku do shikohet 'fije e flokut në dritë të hënës', thekson Pulla, priten lajme dhe ndryshime shumë të mëdha. Eshtë e rëndësishme që të jemi sa më të kujdesshëm, të matur dhe të sigurtë për hapat që bëjmë. Kujdes në vendim marrje përgjatë këtij muaji!