A do e marrë Berisha drejtimin e PD-së? ‘Basti’ në ‘Pa Protokoll’, Ngjela: Ai ka fituar dhe rri si pulë! Koka: Është në krye partisë

25 Mars 2022, 23:05

 

A do e marrë Sali Berisha drejtimin e Partisë? Ky ishte debati në ‘Pa Protokoll’ në Report Tv mes avokatit Spartak Ngjela dhe gazetarit Bledian Koka.

Ngjela: Saliu ka fituar dhe rri si pulë.

Koka: Si pulë? Ai është në krye të partisë.

Ngjela: Ai s’ka marrë gjë deri tani .

Koka: Me mendt e Alibeajt ke të drejtë ti, me mendt e gjykatës është ndryshe.

Ngjela: Deri më tani s’ka marë gjë dhe nuk do marrë gjë. Është ende bast. Nëse ske fakte..

Koka: Fakt është vendimi i gjykatës.

Ngjela: Saliu nuk del dot kryetar, provë nuk kam, por ta konvergoj në në një pikët të gjithë strukturën jurdike që shoh kam të drejtë.

Koka: Ti i di shumë mirë, sot të duhet ta thuash kështu nesër e thua ndrsye. Avokat që nuk njeh vendimet e gjyqit po të Alibeajt.

Ngjela: Po të toleroj se nuk je jurist.

Koka: A the që jam duke vënë bast. Tani që flasim te basti thua jam avokat.

Ngjela: Nuk është bast faktik.