Provimet e maturës/ Ja si po i presin 3 maturantet, ndjesitë e tyre dhe...

28 Maj, 13:23 | Përditesimi i fundit: 2024-05-28 16:00:02

Çdo vit, mijëra maturantë në të gjithë Shqipërinë përballen me provimet e Maturës Shtetërore, si një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes së tyre. Ethet e provimeve të maturës duket se kanë nisur, edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e tyre. Në studion e “Rreze Dielli” flasim me Sara Çaushi, Ortensia Kosta dhe Xhesika Kotica, tre maturante nga Gjimnazi Qemal Stafa në Tiranë. Maturantet flasin për ndjesitë e tyre dhe perceptimin që ata kanë për provimet e maturës shtetërore dhe ëndrrat për shkollimin e lartë…