Veshur me kostume popullore të trevave të ndryshme, të rinjtë shqiptarë në rrugët e New York- ut, pyesin kalimtarët rreth këtyre veshjeve duke u bërë viralë në rrjetet sociale…
Në një lidhje skype nga New York me mësuesin shkodran Sebastjan Tinaj, i cili u mëson vajzave dhe djemve shqiptar kulturën, traditën dhe zakonet tona. Një video që është ideuar nga Sebastjani është bërë shumë virale në TikTok, pasi tregon vajzat shqiptare veshur me kostume popullore të trevave të ndryshme që shëtisin në rrugët e New York-ut duke pyetur njerëzit e panjohur se kujt mendojnë ata se i përkasin këto veshje si shtet? Tinaj flet dhe për shkollën e shqiptarëve që jetojnë në New York, të quajtur “Mëso shqip”, e cila u mëson për kulturën dhe traditën tonë gati 200 fëmijëvë që kanë lindur apo janë rritur në Amerikë.