Të mirat dhe mëkatet e fenomenit të globalizmit dhe romantizmit në ditët e sotme. Sociologu Gëzim Tushi sjell botimin ‘Globalizmi dhe Romantizmi Antikapitalist’
Vazhdon me intensitet punën e vet studimore, hulumtuese e krijuese sociologu, Gëzim Tushi. Si gjithnjë, të fokusuar në fushat e gjëra të sociologjisë dhe problemeve sociale, të filozofisë, psikologjisë dhe shqetësimeve ekzistenciale që ka sjellë koha postmoderne. Gjithnjë me tendencë të qartë, i fokusuar në diagnostikimin e fenomeneve psikologjike, materiale dhe efektet sociale që ato reflektojnë në jetën e shoqërisë tonë. Libri i tij i fundit, duket intrigues që në titull “Globalizmi dhe Romantizmi Antikapitalit”, është interesant për objektin e tij, mënyrën optimiste të trajtimit të efekteve dhe kundërefekteve të globalizmit në shoqërinë e sotme universal, por edhe në nivel kombëtar. Gezim Tushi beson në mënyrë të patundur se globalizmi mbetet e ardhmja e njerëzimit dhe sjell argumentime kundër idesë sempliste se “globalizmi do sjellë një çorbë kulturore të padiferencuar”.