A ka gjëra që ne i dimë gabim rreth kancerit, pse janë rritur kaq shumë rastet? Kirurgu onkolog që punon në Turqi, Nuriah Ohri, rrëfen eksperiencën e tij të gjatë me pacientët me kancer dhe veçoritë e operacioneve onkologjike
Nga shkaktarët, tek diagnostifikimi, kurimi, kujdesi dhe këshilla tepër të vlefshme marrim në studion e “Rreze Dielli” nga mjeku i njohur Nuriah Ohri, i cili ka kryer studimet e larta dhe specializimin në Universitetin e Ankarasë, universiteti më i mirë dhe më i njohur në Turqi për kirugjinë e përgjithshme dhe onkologjike. Ai ka një eksperiencë të konsoliduar disa vjeçare në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, obezitetit dhe asaj onkologjike ku ka kryer me mijëra ndërhyrje kirurgjikale në disa nga spitalet më të mira në Turqi në bashkëpunim me profesorët më të njohur turq në këtë fushë.