A ka jetë pas vdekjes? Teologu indian: Bota tjetër na shfaqet në ëndrra

8 Qershor 2020, 12:26

Sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ ishin të ftuar shkrimtari Enkelejd Lamaj, I cili lëvron gjithmonë zhanerin e horrorit në librat e tij  si dhe teologu indian Samad Ghori, I cili jeton prej 10 vitesh në Shqipëri.  Ata  folën për një temë që ngjall mjaft kuriozitet ‘’ A ka jetë pas vdekjes’’. Të dy të ftuarit janë të mendimit se jeta vazhdon dhe se nuk shuhet kurrë, sipas tyre botët vazhdojnë.

Teologu Samad Ghori thotë se bota tjetër është një e vërtetë e cila do të ndërtohet sipas veprave të njeriut në këtë botë.

‘’ Ekzistenca e shpirtit në vetvete është argument për ekzistencën e botës tjetër. Nqs marrin gjithë jetën e njeriut, historia jo vetëm që përsëritet por ka shumë gjëra. Bota tjetër do të jetë mbi bazën, mbi hijet dhe ndikimet e kësaj bote. Pra, jo të botës fizike, por mbi veprat mbi dëshirat, mbi instinktet, që ai ka pasur do të ndërtohet bota tjetër.

Ndërsa shkrimtari Enkelejd Lamaj thotë se ka shumë dëshmi kohët e fundit që tregojnë se kjo botë ekziston.

‘’ Se ndoshta mund të jetë një formë tjetër sepse ne kemi një koncept për jetën, për vdekjen. Nuk po flas për përkufizimet që jepen në fjalor por në teori kështu që nisur nga kjo gjë ne themi a ka jetë pas vdekjes, ka shumë dëshmi kohët e fundit që kujtojnë ngjarje që I kanë përjetuar. Psh flemë gjumë, çfarë ndodh nga darka deri në mëngjes, a nuk është sa herë zgjohesh vdes rilind.