A mund të infektohesh përsëri me Covid-19? Ja çfarë thotë i infektuari nga Kosova

9 Korrik 2020, 11:53

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje në Skype, Petrit Bylykbashi, I cili është infektuar për herë të dytë nga Covid-19.  Ai  tregoi për ndryshimin e simptomave që ka pasur nga infektimi për herë të dytë.

I pyetur nëse ka mundësi që të personi të riinfektohet sërish ai u shpresh se sipas OBSH-së, ata e shohin si mundësi infektimin përsëri më këtë virus.

‘’ Raste në botë ka të cilëve iu është rikthyer ose pretendohet që është rikthyer edhe rastet e tilla, në këtë rast si unë janë të dyshimta se a është rikthyer, a ka mundësi që nuk është zhdukur kurrë, apo thjeshtë është virusi I vdekur brenda trupit që me raste aktivizohet, ajo se cka po ndodh në të vërtetë, duke mos u bazuar shumë se dhe bota I ka vendosur shumë pikëpyetje të mëdhaja dhe nëse testet se sa janë të sigurta’’ thotë ai .